Sonntag, 16. November 2008

shkollat shqipe në Gjermani

s

shkollat shqipe në Gjermani

SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANIfakel1.gif

Shkruan:Shaban Cakolli

Shkollat shqipe me mësim plotësues
përfshijnë në gjirin e vet fëmijët e familjeve të mërgimtarëve
shqiptarë,që nga mosha 6-16 vjeç dhe i arsimon dhe edukon ata në frymën
e patriotizmit shqiptar,me njohëje kulturore e shkencore dhe bukurive
estetike..Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim që fëmijët
shqiptarë të zotrojnë
mirë gjuhën e shkruar amtare shqipe,të
kultivojnë atë dhe letërsinë shqiptare,të njohin historinë dhe
gjeografinë etnike të vendit të të parëve të tyre,njohurinë rreth
dokeve e zakoneve shqiptare,arteve popullore të trashëguara brez pas
brezi si karakteristikë e lashtë dhe e begatshme,dalluese e kombit
tonë.Shkolla shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit për
rrespektin dhe mirënjohëjen ndajvendit mikpritës që i strehoi në gjirin
e vet,u hapi vend në integrimin e shoqërisë gjermane,duke i pajisur me
njohuri shkencore e kulturore dhe i pregaditi të aftësohen të pavarur
edhe në gjuhën e tyre.Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim të i
përfshijnë të gjithë fëmijët shqiptarë,në qdo land ku ndodhen duke
përfshi fëmijët e gjitha trojeve etnike shqiptare.Struktura e arsimimit
ndahet në tre cikle:Cikli i ulët,i mesëm dhe i lartë.Mësimi vende
vende zhvillohet me klasë të kombinuara.Shkollat
shqipe në Gjermani
mësojnë sipas plan-programeve mësimore të Ministrisë së Arsimit të
Kosovës,dhe teksteve mësimore të miratuara nga ajo.:Mësuesit që punojnë
në këto shkolla kanë kualifikime përkatëse pedagogjike.Në kuadër të saj
funksionon biblioteka e shkollave e cila pajiset me literaturë shqipe
dhe ate të vendit.Zanafilla e shkollave shqipe në Gjermani është
tridhjetë vjeqare,ne shkurtimisht po flasim nga koha kur shkolla joë
shqipe në Gjermani shkëputet nga varësia e organeve Jugosllave.Me
formimin e Qeverisë së Kosovës në mërgim formohet edheMinistria e
Arsimit,Shkencës dhe Kulturës paralel me teedhe KASH”Naim
Frashëri”.Këto dy hallka kanë krijuar kushte për organizimin e rrjetit
të shkollave shqipe të mësimit plotësues në Gjermani.Përndjekjet e
viteve të 90-ta,si dhe Lufta e Kosovës që u shoqërua me dramën e madhe
të ekzodit biblik të shqiptarëve preku Gjermaninë me një numër të madh
strehimkërkuesish shqiptarë,ku shënime gjysmëzyrtare flisnin për
400.000 shqiptarë të strehuar këtu,andaj nevoja e zgjërimit të
shkollave shqipe ishte domosdoshmëri në qdo Land gjerman.Në gjitha këto
drejtime shkolla shqipe fitoj një përvojë të madhe.
Shkollat shqipe
në Gjermani,kanë synimin e tyre që nxënësit shqiptarë të ruajnë,mësojnë
dhe përsosin gjuhën shqipe,të aftësohen për shfrytëzimin e gjitha
formave të komunikimit me të folur e shkruar,të njihen me atdheun dhe
shtrirjen gjeografike të tij ,me historinë,dhe aspiratat epërpjekjet e
popullit shqiptarë për liri,pavarësi dhe përparim.,të kultivohen dhe
zhvillohen aftësitë në fushat e artit,letërsisë,muzikës dhe formave
tjera të krijimit artistik.Ata shfrytëzojnë kohen e lirë për
aktivitetet krijuese dhe shënojnë festat kombëtare memanifestimet e
tyre krijuese e artistike,po ashtu kanë gatishmërinë për arritjen e
sukseseve edhe në shkollën erregulltë gjermane.Përvoja ka treguar se
nxënësit që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,janë treguar më të
zellshëm edhe në shkollën e rregulltë gjermane,sot prej tyre kanë dalur
edhe kuadro të forta.Nxënësit shqiptarë që shkollohen në
shkollën e
rregulltë gjermane dhe vijojnë mësimin shqip,janë një faktor shumë me
rëndësi i integrimit të shqiptarëve në Evropën e Bashkuar.Këta nxënës
nga gjitha Landet gjermane,nganjëherë në vit organizojnë kampionatin e
diturisë,ku bëhet garë njohurishë cila nga shkollat shqipe në Landet
gjermane zë vend të rëndësishëm në dituritë e gjitha lëmive
mësimore,etj…Të rrëfesh për shkollat shqipe në Gjermani,nuk do mund
të e përmbyllësh me një shkrim gazetash:Për te mësuesit e vyeshëm kanë
shkruar monografi,si:Sejdi Gashi,Rifat Hamiti,Sami Thaqi,Bejtullah
Sadiku,Hamzë Halabaku,e shumë të tjerë.Shkolla shqipe në diasporë është
faktor i pa zëvendësueshëm në arsimin dhe edukimin kombëtar të nxënësve
mërgimtarë.Mospërdorimi i gjuhës amtare nga kjo masë e madhe rinore në
mërgim,mosnjohëja e historisë kombëtare,mosvijimi i shkollës shqipe
patjetër i hap rrugën asimilimit.

Keine Kommentare: