Freitag, 8. Mai 2009

KURSISTËT SHQIPTAR NË GLADBECK TË GJERMANISË

KURSISTËT SHQIPTAR PËR INTEGRIM NË SHOQËRINË GJERMANE

Gepostet von cakaj07 @ 12:52 1 Kommentare
1 Kommentare:

Am/um 8. Mai 2009 05:51 , Blogger cakaj07 meinte...

N ë mesin e të huajëve që po integrohen në shoqërinë gjermane veq nacionalitetit turk,polak ,edhe disa shqiptarë nga Gladbecku po ndjekin me një sukses të lakmueshëm kursin për integrim në shoqërinë gjermane! Dëshirën për integrimgetattachmentaspx.jpeg e bazojmë në faktin se Gjermania u tregua një ndër vendet më humanitare në Evropë dhe në gjithë botën në aksionet ndërkombëtare për t’i ndihmuar popujt në fatkeqësi të shkaktuara nga natyra, nga terrori shtetëror dhe nga luftërat që ndodhën dhe që po ndodhin.
Gjermania strehoi mijëra refugjatë shqiptarë që u detyruan të braktisin vendin e vet nën sundimin diktatorial të ish RSFJ që nga koha e Titos e deri te koha e Millosheviqit. Për ndihmat humanitare që i bëri populli dhe shteti gjerman ndaj popullit shqiptar edhe në luftën e fundit të Millosheviqit më 1999 edhe pas luftës, ne i çmojmë shumë dhe i jemi mirënjohës popullit dhe Qeverisë Gjermane.
Në Gjermani sot jetojnë një numër shumë i madh i shqiptarëve që me dekada të tëra, me punën e vet të zellshme, kanë ndihmuar në ndërtimin e saj. Nuk duhet harruar se ka disa qindra mijëra familje shqiptare që në tokën gjermane i kanë varrosur edhe familjarët e tyre dhe se në Gjermani i kanë krijuar familjet, aty iu kanë lindur edhe fëmijët e tyre, duke e njohur atë si Atdhe të vetin të dytë. Sepse një shumicë e kanë marr edhe shtetësinë gjermane.Të rinjët shqiptar këtu kanë një lehtësim,ata tani ndihen të integruar në shoqërinë gjermane,qoftë në gjuhë,shoqërim dhe administratë jetojnë në Gjermani në shumicë dërrmuese jetojnë në miqësi e harmoni me fqinjët e vet gjermanë, duke i respektuar ligjet dhe duke u integruar në kulturën vendore. Tërë këto fakte dëshmojnë për një miqësi mes dy popujve tanë. Miqësi e lidhje që i takon qytetërimit më të vjetër evropian, të cilën miqësi nuk ka mundësi ta vejë në pikëpyetje askush!
Kemi besim se këto marrëdhënie miqësore në mes dy popujve tanë do të kultivohen edhe në të ardhmen, getattachmentaspx.jpeg

Të rinjët që erdhën këtu në mosha të njoma,ose ata që lindën këtu shpresojmë të mos i gllabërojnë asimilimi,pasi që është obligim moral dhe kombëtar i prindërve të ruajnë fëmiun e tyre nga asimilimi,por edhe shkollat shqipe me mësim plotësues veprojnë në qdo Land gjerman.Në vështërsi integrimi në shoqërinë gjermane hasin disa që fillimisht kanë ardhur këtu në moshë pak më të shtyrë si dhe për shkaqe të ndryshme si ato të punësimit,as nuk kanë pasur kohë kontaktimesh me shoqërinë gjermane,as nuk iu janë përkushtuar leximeve dhe stërvitjeve në zotërimin e gjuhës gjermane.Tani ne nuk mund të flasim këtu për një shoqëri të pa arsimuar shqiptare,sepse shqiptarët këtu erdhen të arsimuar,disa prej tyre edhe i kryan studimet këtu,mirëpo ata të cilët nuk iu përkushtuan mësimit të gjuhës gjermane,sado të arsimuar të jenë nuk janë të integruar sa duhet në shoqërinë gjermane dhe nuk mund të kyqen në profesione të dëshiruara,andaj integrimi i tyre mbetet dëshirë e pa shmangshme dhe kanë marrur hapa që të ndjekin kurset drejt integrimit në shoqërinë gjermane.

RUZHDI KIÇMARI,kur u strehua në Gladbeck erdhi sikur erdhëm ne,as nuk ishte i pregaditur më shumë se shqiptarët që janë këtu në integrim,por ai kishte një qëllim dhe një qëndrim të pa lëkundur.Që me kohë iu përkushtua punës intenzive,studimeve,stërvitjeve të njëpasnjëshme dhe me punë dëpërtoj në një shoqëri të gjërë gjermane,kreu universitetin dhe tani u ligjëron bashkëatdhetarëve të tyre me të cilët kishte ardhur në të njejtën kohë në Gladbeck.Ata që ndjekin ligjërimet e tij thonë se Kiçmari është ligjërues mjaft aktiv,i sjellshëm dhe ka një metodikë të mirë ligjërimi nga i cili kursistët i kapin (Kuptojnë) shumë mirë mësimet gjermane.Kurset gjermane për integrim janë të shpërndara nëpër shumë punkte dhe mbulojnë Gladbeckun në përgjëthsi,ku të huajt mund të ndjekin kurset thuaj se në gjdo lagje banimi,megjithatë ne vizituam një nga kurset në Volkshochshule,ku ligjëronin Sandra Wollnik,Halima Gasimova,Yelda Kreber dhe Ruzhdi Kiçmari.

Mësimi zhvillohet tri herë në javë



Mësimi zhvillohet në dy pjesë libri/Kursbuch+Arbeitbuch(2CD/Zum Kursbuch-1CD zum Arbeitsbuch).

Mësimdhënësit Sandra Wollnik,Halima Gasimova,Yelda Kreber dhe Ruzhdi Kiçmari,bëjnë një pregaditje të pashoqe me shumë mund për të stërvitur kursistët të aftësohen në të shprehurit letrar gjerman,njohëjen e gramatikës gjermane dhe këtë e bëjnë pa u kursyar aspak pavarësisht kohës së caktuar që kanë për përfundimin e librit,ata janë të gatshëm pavarësisht kohës që kanë në dispozicion të kthehen dhe të shpjegojnë gjërat disahere qoftë lexim,shprehje,gramatikë,kthimin e CD -ve,për dëgjim disa herë nëse kërkojnë kursistët,vetëm e vetëm kursistët të aftësohen ,për këtë edhe kursistët u janë mirënjohës mësimdhënësve të tyre.

Mittwoch, 6. Mai 2009

TAKIMI LETRAR NË KOBLENC TË GJERMANISË

Alma Papamihali: Poeti Hasan Qyqalla në promoviminin e "Prekjes së ëndrrës"


Alma Papamihali - Hasan Qyqalla
Alma Papamihali - Hasan Qyqalla
Takimi i dytë letrar në Koblenz të Gjermanisë, në kuadrin e Pavarsisë së Kosovës.

Poeti Hasan Qyqalla në promoviminin e "Prekjes së ëndrrës"

Nga Alma Papamihali

Ditën e shtunë të kësaj fundjave, më 2 Maj, shqiptarë me banim në Gjermani, por edhe bashkëvendas me banim në shtete të tjera, kishin udhetuar qindra kilomentra për të qënë të pranishëm në takimin e dytë të Koblenzit, tashmë shndërruar në një traditë artistike-kulturore.Takimi i dytë organizohej ashtu si edhe vitin e kaluar nga organizata e Stubllës në bashkëpunim me Shoqatën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Gjermani.Në programin e këtij takimi morën pjesë me qindra dashamirës të letërsisë dhe të librit në veçanti, duke deshmuar edhe një herë që sado larg vendit, nëse duam të arrijmë diçka, ne mundemi.

Në renditjen e programit ishte prezantimi i një filmi dokumentar, promovim librash, si dhe në fund të tij një konkurs poetik, zhvilluar mes kolegësh poete.Pasditja letrare nisi me himnin kombëtar dhe atë të shtetit më të ri në botë...himnin e Kosovës.Më pas u përshëndet edhe njëherë viti i parë i Pavarsisë së Kosovës, pranimi i Shqipërsisë në Nato, si dhe aplikimi i hyrjes së saj në BE.

Takimi i tërhoqi pa masë të gjithë të pranishmit në sallë, me paraqitjen e filmit dokumentar të përgatitur nga arsimtari Sejdi Gashi, ndihmuar nga nxënësit e tij.Në këtë film dokumentar me titull - Pavarsia e Kosovës, autori kishte shpalosur fakte dhe ngjarje nëpërmjet fotosh, që kishin të bënin që me përpjekjet e Kosovës për Pavarsi, që nga dhjetra vite të kaluara e deri në ditët e sotmë.Filmi solli ngjarje të dhimbshme, që kishin të bënin me dëbimin e shqiptarëve të Kosovës nga trojet e veta, me masaktrat e luftës dhe viktimat e saj. Por së fundi ishte një mbyllje optimiste, ku shprehja Bac u kry, lexohej në sytë e çdo shqiptari dhe flamuri kuq e zi, valëvitej tashmë i lirë në trojet e shtetit më të ri shqiptar.Pas duartokitjesh të shumta fjalën përshëndetëse e morën të ftuar dhe pjesmarrës të këtij takimi, siç ishin...z. Naser Halili - sekretar i shoqartës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve...i cili përgëzoi në emër të shoqatës edhe njëherë organizatorët, si dhe në veçanti librin më të ri që do promovohej, atë të poetit të njohur, z.. Hasan Qyqalla.

Sejdi Gashi
Sejdi Gashi
Më pas përshëndetën edhe të ftuarit. përfaqësues të PDK-së, z. Sadri Lata si dhe i Lidhjes demokratike, z. Ejup Shala.Mes të tjerësh e mori fjalën edhe kryetari i shoqatës Stublla i cili z. Nikollë Gjoni, i cili për të dytin vit rresht ka dhënë kontributin kryesor në mbarëvajtjen e këtij takimi, duke mundësuar sallën si dhe kushte optimale për pjesmarrësit.

Më pas takimi letrar, vazhdoi me pikën më të lartë të tij, me atë të promovimit të librit të ri me poezi

; "Prekja e ëndrrës" të autorit Hasan Qyqalla, i cili vjen si vepra e tretë letrare pas dy librave të tjerë të autorit, gjithashtu me poezi "Dua të vdes shqip" 2004 dhe "Rob i Lirisë" 2007.
Një libër ky me vlera të larta letrare, për të cilin foli edhe me gjerë z. Dibran Demaku. Ai u ndal në vlerat letrare tl këtyre poezive, por edhe në tematikën e larmishme. Autori vërtetë ka prekur ëndrën më së fundi, duke e parë Kosovën e tij të pavarur, por kjo ëndërr ende ska përfunduar për të, derisa të prekë dhe Çamërinë e lirë.

Më pas nga publiku, u duartorkitën leximi i disa poezive prej librit i cili u mirëprit me shumë dashamirësi.Në pikën e tij të tretë ky takim letrar vazhdoi me një konkurs letrar, ku poetë morën pjesë me poezitë e tyre më të reja.

Juria e përbërë nga Gazetari dhe Poeti Sarë Gjergji i ardhur enkas për këtë takim, anëtari i Lidhjes së Shkrimtarëve, si dhe piktori Asllan Dibrani, si dhe z. Sadri Lata, dëgjuan me vëmendje poezitë pjesmarrëse të autorëve...Kastriot Ferizi, Seveme Preteni, Dibran Demaku, Alma Papamihali, Sadik Krasniqi, Pal Sokoli etj. Ndër të tjera ishte interesante edhe pjesmarrja e autores gjermane, Heike Schëlman. Pas nje bisedimi disa minutësh mes anëtareve të jurisë, ata dhanë me shumë vështirësi emrat e fituesve të çmimeve

"Pavarsia e Kosovës"
Me çmimin e publikut u vlerësuan poeti Kastriot Ferizi si dhe poetja gjermane Heike Schëlman.

Me çmim të tretë poeti Pal Sokoli . Me çmim të dytë poetja Seveme Preteni, e cila interpretoi dy poezi per pavarsinë e Kosovës.Me çmim të parë, u vlerësuar poetja Alma Papamihali, me poezinë

"Gjuhë shqipe kam me vete"
Pas ndarjes së disa çmimeve simbolike fituesve të konkursit...atmosfera vazhdoi edhe me disa recitime, nga z. Naser Halili si dhe nje vogelush shqiptar. Publiku pati mundesine të ketë në duar librin e autorit Hasan Qyqalla me nenshkrimin e vetë autorit.Në mbyllje të takimit disa minuta ju përkushtuan edhe fotografive mes miqsh dhe poetësh, duke shprehur dëshirën e mirë, për të qënë pjesmarrës të takimeve të tjera me tematikë letrare dhe kulturore.

Pjesmarres ne takim
Pjesmarres ne takim
Publiku
Publiku
Dibran Demaku
Dibran Demaku
Hasan Qyqalla
Hasan Qyqalla
Naser Halili
Naser Halili
Hasan Qyqalla
Hasan Qyqalla

Juria - Sare Gjergji - Asllan Dibrani - Sadri Lataþ
Juria - Sare Gjergji - Asllan Dibrani - Sadri Lata
Heike Schölman - autorja gjermane‏
Heike Schölman - autorja gjermane‏
Kastriot Ferzi
Kastriot Ferizi
Pal Sokoliþ
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sadik Krasniqi
Sare Gjergji
Sare Gjergji
Juria
Juria

Cmimi i publikut - Heike Schölman
Cmimi i publikut - Heike Schölman
Seveme Preteniþ
Seveme Preteni