Samstag, 19. September 2009

INTERVISTËME Z:ADEN GEABOVCI

Intervistë me zëvendësministrin e Transporteve

dhe Telekomunikacionit të Kosovës

zotin Adem Grabovci





Asllan Dibrani





Me një bugjet aktual çfar mbretron sot ne Kosovë dhe pas një ekonomie të rrenuar pas luftës, Qeveria e Kosovë është duke bërë veprime gjigante në hapjen e rrugeve të reja ku brenda vitit i shtroj dhe osfalltoj rreth 618 km rruge me një ifrastrukturë shumë moderrne . riparoj dhe ndertoj qindra shkolla , bëri një histori epokale për një kohë të shkurtër. Sot Qeveria e Kosovës ka me qindra intelektual që kanë krijuiar nje imazh politik siq është zoti Fatmir Limaj si ministër i Transporteve dhe Telekomunikacioneve të Kosovës, sipas dinamikës së punëve ne teren rrjedh mendimi se zoti Fatmir Limaj ,Adem Grabovci zëvndësministër i Transportit dhe Telekomunikacionit me stafin e tyre janë duke bërë hapa gjigant drejt zhvillimit të Kosovës ku sipas kësaj, po del se tani për tani po kryhen kryevepra për brezin e ardhshëm dhe janë ma te sukseshmit deri me tani.

Shkas i nje interviste me zotin Adem Grabovcin njeriun me nje influencë , me një vizion kombtar në veprime njeriu i zyres , i qeverisë , edhe i terenit duke i percjellur zhvillinimin e rrugëve në praktikë, në baltë, pluhur por edhe në shi vetëm e vetëm që të jetë afër projekteve të urave, nenkalimeve,mbikalimeve rretheve udhëkryqeve në aksin rrugor Prishtine- Sllatinë por dhe ma gjërë në rajonin e Kosovës,duke përcjellur finalizimin perfundimtar të kësaj rruge shumë të rëndesishme për

Kosovën.

Pyetja e jonë: Zoti zëvendës- ministër, sipas dinamikës së aktiviteteve të punës pikërisht në aksin rrugor Prishtinë -Aeroport shifet së është duke u bërë një finalizim përfundimtar i asaj rruge. A mund të na flisni diçka në këtë drejtim?

Përgjigjie: Së pari ne jemi duke punuar me përkushtim dhe në mandatin tonë të qeverisë duke u mbështetur në përvojen e disa shteteve tranzitcionale duke i kombinuar interesat e shoqërisë sonë në Kosovë. Ne si qeveri kemi parë të nevojshme që ti përkushtojmë ma shumë zhvillimit dhe infrastrukturës rrugore si domosdoshëmeri paraprake e sektorëve tjerë në

Adem Grabovci në zyre

ekonomi. Një infrastrukturë të shëndoshë të lirë që pa këtë segment organizimi nuk mund të bëhët fjalë për një zhvillim të mirëfillt të ekonomisë në fusha të ndryshme të biznesit ,duke përgaditur një siguri edhe për investitorët e huaj ku kemi ardhë në përfundim që të fokusohemi në infrastrukturen rrugore.



Pyetja jonë: Kur pretendoni që të jetë e përfunduar rruga Aeroport- Prishtinë?





Ndërtimi i rruges të Ura e lumit Vragoli Aksi rrugor Prishtin-Aeroport-Slatinë në urën ma të madhe në

këtë rrug lumit ku shpesh është vërshuar



Përgjigjie: Ne pretendojmë që ta realizojmë marrëveshjen kontraktuese në mes qeverisë dhe firmave që kanë fituar tenderët në ndërtimin e kësaj rruge ku tani jemi në fazën përfundimtare. Ne e bëjmë inspktimin e përditëshem sikur se patë edhe vet dje në teren. Kohë pas kohe i percjellim punimet, mirrëmi edhe me pronat e pronarëve buzë rrugës. Jemi përpjekur që të jemi afër pronarit më qellim të shpronsimit për dëmët që ju kanë krijuar në pronën private.I falimnderoj të gjithë qytetarët për mirëkuptimin që kanë shprehur për interesin

shoqëror por edhe interesave të tyre.



Pyetja jonë: Kur mendoni ju si njëri kompetent i Transporteve dhe Telekomunikacionit së do të fillojnë qarkullimi i automjetëve me autotarga të Kosovës jashtë shtetit, qarkullimi i mjetëve të rënda si element zhvillimi për ekonomin e Kosovës në eksport -import dhe ndikimi i Serbisë si shtet fqinj që përkufizohet me Kosovën



Adem Grabovci me nje grup ingjinjerësh duke diskutuar projektin Aksi rrugor Prishtin-Aeroport-Slatinë afer lumit ku shpesh jen

në terrën të ura e lumit ku eshtë një nder pikat ma aktuale në këtë aks kreu probleme nga vershimet e uijt.

rrugor qe pritet te bëhen permesime në interesin e qytetarve për

rregullimin e dalje hyrjeve të disa fshatrave këtë pikë udhëkryqi



Përgjigjia: Ne jemi duke zhvilluar takime me shtete të ndryshme regjionale që ti nënshkrujmë disa marrëveshje pikërisht në fushën e transporteve me që akoma, Kosova nuk e ka fituar të drejtën që të jetë anëtare e shteteve të zhvilluar por më gjithëatë kemi mbërri suksese të mëdha që Kosova u bë antare te bankës botërore dhe disa segmente të tjera. Kosovës janë duke ju hapur rrugë të reja, mirëpo kjo po mvarët edhe nga aktiviteti i yn, dhe jamë shumë i bindur që angazhimi ynë i institucioneve dhe i qeveritarëve nuk do të mungojë në këtë drejtim. Besoj që Kosova shumë shpejt do të jetë anëtare e shumë strukturavendërkombëtare, ndërsa sa i përketë Serbisë nuk jemi të shtresuar edhe me përpjekjet e saj që të pengoj. Ne kemi programët tona, detyrat tona dhe nuk do të humbasim kohën me klithjet e Serbisë që përpiqet t'i krijoj pengesa Kosovës. Serbia është e pafuqishme në fushën ekonomike në atë politike që ti rezistoj popullit të Kosovës me një ritëm aqë të fuqishem ndërkombëtar. Është shqetsuese pakë a shumë rasti i propagandës serbe që kanë një përkrahrje tek një spektër i vogël shtetësh por më kalimin e kohës do te evitohet edhe ky zemërim dhe klithje e zhurmshme por pa zë e disa çarçeve të Serbisë.



Pyetja jonë: Edhe vetë jamë emigrant dhe jetoj në Gjermani dhe shtrohet pyetja çarë faktori është emigracioni shqipëtar për zhvillimin ekonomik kulturor politik të Kosovës dhe a është anashkaluar faktori emigrant në qeveritë e Kosovës , a shfrytëzohët sa duhet potenciali i emigracionit shqipëtar?



Përgjigjia: Ne e vlerësojmë shumë lart faktorin emigracion, sepse kemi një forcë shumë të madhe. Në të kaluaren ka qenë një ndër faktorët kryesor, pikërishtë në kohën e luftës edhe të para luftës që ka pasur nikim shumë të madhë në vetëdisimin e qytetarëve të vendit, ka mbajtë të ndezur ndjenjen e dashurisë ndaj atdheut deri në çlirimin e vendit, ajo morri pjesë drejtpërzdrejt në fushëbeteja por nuk e kurseu vetën as materialisht. Kanë ndikuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Unë mendoj që qeveria e Kosovës nuk e anashkalon mërgaten. Qeveria e Kosovës ka si synim që të krejtoj kushtë që të këtë edhe kontakte edhe me të përaferta me mërgatën shqiptare. Ne i vlersojmë shumë lart potencialin që egziston në mërgaten shqiptare qoftë intelektual politik apo financjar. Kisha t'ju bëjë thirrje emigracjonit shqiptar që ta kuptojnë realitetin se ne kemi vetëm një vit jetë nën ambrellën e pavarësisë. E dimë që nuk kemi pasur mundësi që të plotësohohën gjitha dëshirat e mërgimtareve. Mërgata shqiptare meriton një përkrahje të fuqishme dhe konsiderohet të jenë faktor ma dominante edhe në të ardhmen. Konsideroj se emigracioni shqipëtar do të jetë një udhërrefyes dhe flamurtar i zhvillimit dhe lulëzimit të Kosovës pa marrë para sysh së ku jemi duhët ta krijojmë unitetin e bashkëkimit të gjitha forcave tona.



Pyetja jonë: Në emigracionin shqiptar egziston një numër i madhë biznesmenësh që kanë një kapital a thua është shfrytëzuar ky kapital sa duhët a u bë një siguri e plotë për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj?



Përgjigjia: Unë mendoj së do të jetë shumë pozitive që ai shqiptar që derdh këtu kapitalin konsideron që ka derdh në vendin e vetë. Është një gjë e veçantë se ai kapital do të jetë i dyfishtë si kapital i një shqiptari kapital i cili sillët dhe mbetet prapë në Kosovë ku është një produkt i dyfishtë në krahasim me një investitor të huaj që kapitalin e tërheqen nga Kosova. Kosova dot të jetë një vend atraktiv dhe tërheqës për shumë biznesmen gjerman, italjan, zvicërran, turq etj, kështu që rrjedh mendimi së kur ata kanë interesa atëherë shqiptarët nuk duhët të hezitojnë në investitimët e tyre por duhët të investojnë dhe të na ndihmojnë qe ta zhvillojnë vendin familjen edhe shoqërin kosovare.



Pyetja jonë: çka mendoni për aksin rrugor Prizren Merdare që është duke u përfolur për fillimin e punimeve edhe të kësaj autostrade që ti bashkëangjitet autostradës Durrës - Kukës, a mund të jetë si faktor për zhvillimin dhe turizmin dhe ekonomisë në Shqipëri , ku ka sinjale shumë pozitive sipas vlërsimit të një emisjoni televiziv gjerman SAT.1-" Das Magazin "këto ditë e rradhiti Shqipërinë numër një për turizmin e vitit 2009 për shtetet e Europës sipas vlerësimit në higjenë, ushqim, çmime, bregdetit me pasurit e tij, etj, Saranda fitoj çmimin e parë në krahasim më shtetet rajonale dhe ju bëri thirrje publike 80 milion gjermanve që në vitin tjeter pushimët ti bëjnë në Shqipëri.



Përgjigjia: Pa dyshim se segmenti rrugor Mërdare -Prizren- Durrës ka një rëndësi shumë të madhe. Do të ndikoj jo vetëm në zhvillimin nacional por ndikimi do të jetë edhe në nivelin regjional, sepse do ti hapet një përspektivë e re regjionit europian me detin shqipëtar. Deti i Shqipërisë është jashtëzakonisht më rëndësi jo vetëm për Kosovën por edhe për vende tjera prandaj kjo rrugë mundëson

Adem Grabovci duke sqaruar projektin i rruges Prizren-Merdare

një komunikim sa ma të shpejtë dhe sa më të sigurt për gjitha vendet rajonale, duke u gershetuar edhe intereset tona kombëtare. Këto segmente rrugore do ta sjellin një rritje të zhvillimit ekonomik më të dy vëndet. Deti është një pasuri e atij shteti që posëdon .Shumë luftra janë zhvilluar gjatë historisë ndermjet popujve për këtë kapital natyror. Ne shqiptaret sipas vetënatyres jemi dhe një kombë dhe kem një kultur prandaj ne do të kemi dalje në portin e Shëngjinit që sipas shtrirjes geografike i përgjigjet eksport- importit të Kosovës. Siç jeni të njohur edhe ju qeveria e Shqipërisë ka shprehë gatishmeri që porti i Shëngjinit të kaloj në shërbimin dhe pronsinë kosovare. Ky aks rrugor që do të fillojmë së shpejti mërdare -Prizren do të jetë një faktor shumë i rëndësishem edhe për zhvillimin e turizmëve në Shqipëri .



Pyetja jonë: Dhe pyetja e fundit : Sipas disa zërave të publikuar në kohë të fundit nga forcat opozitare thuhët që qeveria aktuale është një Qeveri e asfalltëve, rrugve, një Qeveri e korruptuar e papërspektivë dhe jo produktive mendimi i juaj?



Përgjigjia: Ne vërtet kemi një opozitë jo të përgaditur sa duhët dhe ne sipas provojeve të shteteve përendimore ne duhët të jemi koperativ dhe ta kuptojmë së opozita lunë një rol shumë të rëndësishem në një shtet merret me kritika duke sygjuruar rrugë më të mira për zhvillimin e vendit duke dhëne ide të reja më të avansuara, kritikon dhe bënë garë së bënë pë punën më mirë, por te na është e kunderta, ai njeri që punon kritikohët nësë nuk punon dihët. Nuk e kamë ndërmend të mirrëm me qendrimen e tyre sepse nuk është serioze dhe nuk është nje opozitë e mirëfillt, i mungojnë idetë është një fatkëqësi shumë e madhe së pari për vetë atë pjesë të opozitës që përpiqet të kritikoj ti paraqet gjërat vetëm zi. Ne si qeveri kosovare vërtet kemi bërë vepra të mëdha për një përudhë shumë të shkurtër në infrastrukturë e rrugëve në sistemin energjetik edhe në atë kultur, por me gjithatë nuk jemi të kënaqur sepse ne pretendojm shumë ma shumë.Opozita ka nje mungesë të programit , nje mungesë te vizionit.I kisha bërë thirrje qe t'ju gëzohen të gjitha rezuiltateve,të gjitha të mirave që krijohen ne këtë vend .Të heqin dorë nga abuzimet dhe sabotimet qe i bëjnë vendit duke krijuar hendeqe te pa krye për vetën e vet dhe për shoqerinë.Nje pjesë e tyre ka qenë ne qeverisje nje kohë por nuk krijoj kurrfare bindje serioze për qeverisje, Unë kisha t'ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve qe t'i bëjnë disa krahasime se kush ishte ajo qeveri dje dhe çka bëri për ta, dhe ta shohin këtë të tanishmen se ç'po bënë ne interesin e qytetyrit me qëllim të kuptimit të realitetit për të nesërmen e tyre.Reagimi i tyre ,kritikat e tyre jane të pa venda dhe dihet se synimi i tyre eshte të vijne në pushtet ,por mos te harrojmë se në pushtet ma nuk vihet me dhunë ,nuk mund te vijn në pushtet duke i imponuar qytetarit të vendit gjëra që nuk i deshiron.Qytetari kosovar sot eshte i vetdijshëm që me llafe pazaresh nuk mund ta fitojnë perkrahjen e tyre.Qytetari kosovar nuk mundet me ja dhëne votën nje qeveritari të deshtuar njeherë,sepse do ti krijoj humbje vetvetes familjes se tij , rrethit dhe vendit.Unë jamë shumë kënaqur qe Kosova sot ka nje qeveri gjithëpërfshirëse nga forca te shendosha intelektual me nje vizion kombtar që të krijojm nje rrespekt te çdo qytqtar,e ndiej veten krenar me këtë staf qeverisës në çdo komunë , ne çdo rreth jemi zotuar që të jemi te barabart ne investime si ne infrastrukturë ,ekonomi ,kulturë pa bërë dallime lagjëje, fshati ,qyteti apo komune.



Shkrimi dhe fotot nga Asllan Dibrani

Prishtinë 19.09.2009

Donnerstag, 17. September 2009

DITET E NAIMIT


POETI FRĖNG LIONEL RAY - LAUREAT I ĒMIMIT “NAIM FRASHĖRI”

Tetovė, 16 tetor 2009
Laureat i Ēmimit letrar "Naim Frashėri" tė Edicionit XIII tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė "Ditėt e Naimit" ėshtė poeti i madh freng Lionel Ray. Ky ėshtė vendim i Jurisė sė Festivalit, i pėrbėrė nga kryetari i jurisė prof.dr. Agron Tufa (Shqiperi), dhe anėtarėt Skender Sherifi (Belgjikė) dhe Ndue Ukaj (Kosovė).
Nė kėtė edicion Drejtoria e Festivalit, laureatin e sivjetshėm Lionel Ray do ta shpall edhe Anėtar Nderi tė Festivalit.
Laureatė tė mėhershėm tė kėtij festivali janė emra tė njohur si: Ismail Kadare (Shqipėri), Abdellatif Laabi (Marok), Desmond Egan (Irlandė), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Peter Poulsen (Danimarkė) etj.

Edicioni i XIII i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė “Ditėt e Naimit” do tė mbahet prej 15 – 18 tetor nė qytetin e Tetovės.
Kėtė e bėri tė ditur nė konferencėn per shtyp, tė mbajtur mė 15 shtator, nė Qendrėn kulturore nė Tetovė, drejtori i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė "Ditėt e Naimit", Shaip Emėrllahu.

Nė vazhdim, ai lexoi njė biografi tė shkurtėr tė fituesit, ku ndėr tjera theksoi se poeti Lionel Ray ėshtė poet i shquar i letėrsisė bashkėkohore frėnge. Robert Lorho (Lionel Ray) ėshtė pedagog i letėrsisė moderne dhe profesor nderi i shkollės sė lartė. Ka dhėnė mėsime tė letėrsisė franceze nė Paris nė klasa pėrgatitėse pėr shkollėn e lartė elitare ENS-nė.
Sė pari botoi me kėtė emėr tri vėllime me poezi, mes tė cilėve Légendaire (Legjendar), nė shtėpinė botuese Seghers, libėr pėr tė cilin u shpėrblye me ēmimin “Guillaume Apollinaire” mė 1965.
Robert Lorho merr pseudonimin Lionel RAY mė 1970 me rastin e botimit tė poezive tė reja tė prezantuara nga Aragon nė “Les Lettres Franēaises”.

Lionel Ray pėr tėrė opusin e tij letrar ka marrė ēmimin “Goncourt” tė poezisė mė 1995 dhe Ēmimin e Madh tė poezisė tė Shoqatės sė Letrarėve tė Francės mė 2001. Shumica e librave tė tij me poezi janė tė disponueshėm nė shtėpinė botuese “Gallimard”.
Ėshtė edhe autori i librave te artit dhe dy monografive nė shtėpinė botuese “Seghers”, njėra kushtuar Rimbaud-it, tjetra Aragon-it (prezantimi dhe pėrzgjedhje shkrimesh, koleksioni “Počtes d’aujourd’hui”).

Ka qenė anėtar i Komitetit drejtues tė revistės Action poétique (Aksion poetik – 1973-200) dhe i gazetės mujore Aujourd’hui počme (1998-2007). Momentalisht ėshtė presidenti i Akademisė “Mallarmé”, anėtar i Akademisė Europiane tė Poezisė dhe i komitetit tė revistės Europe.

Nė vazhdim, kryetari i jurisė, dr. Agron Tufa tha se, Linonel Ray ėshtė njė figurė e madhe e poezisė moderne franceze dhe europiane, qė me krijimtarinė e tij e ka mahnitė kritikėn franceze, pėr shkak tė modernitetit tė vargut dhe substancės sė poezisė. Lionel Ray ėshtė njė ndėr poetėt mė novatorė tė sotėm. Kėrkimi dhe eksperimenti i tij poetik shkon nė njė ballafaqim me misterin e lashtė dhe semantikėn trashedentale tė fjalės, metamorfozėn e saj nėpėrmjet njė aventyre spektakolare tė diskurseve dhe mikrodiskursve. Fushat semantike tė poezisė sė Rayit janė tė nginjura me referenca dhe asociacione tė holla, shpesh herė ironike e parodike. Fjala si element krijimi nė poezinė e Lionel Rayt zbulon dhe zhvesh botėrat nga perdet mbėshtjellėse pėr tė mbėrritur nė thelbin lucid qė e modelon botėn nė pirgje vegimesh dhe imazhesh. Poezia e Reyit ka gėrshetuar pėrvojat avangardiste e moderniste, qė nga poezia postsimboliste e surrealiste, deri tek hulumtimi i formės dhe entropia e gjuhė!
s. Eksperimentalizmi i poezisė sė Linel Rayit pėrbashkon ontologjinė ekzistenciale me ndjenjėn bashkėkohore tė njė lirizmi human.

Temat e kėrkimeve tė mėdha tė Lionel Rayt, janė zbulimi i misterit dhe identitetit njerėzor “kush jam, ēfarė jam, pse jam, ēfarė pėrfaqėsoj nė kėte botė, kush ėshtė ai tjetri qė bunė brenda meje, etj”. E gjithė kjo metafizikė, e pėrthyer nė vargjet e njė lirizmi ekstatik, pėrbėn variacionet e identitetit kompleks njerėzor, ku ndoshta njeriut i duket vetja njė qenje e huaj apo e tėhuajėzuar, e pa zbuluar, projektim i unit ku mendon se ėshtė subjekti lirik, por qė nė fakt prek kufijtė e zbulimit tė njė identiteti tjetėr. Poezia e tij e ka njė lloj tejdukshmėrie, nėpėr tė cilėn frymon njė bukuri e distancuar, njė dukshmėri qė mundohet tė shprehė tė pa dukshmen e mishėruar me fjalėn, formėn, vargun poetik, qė finalizohet te konkluzioni:

“Une jam ato fjalė qė po i shkruaj! Jam misteri, enigma e atyre fjalėve, jam ēfarė thonė ato fjalė, por ndoshta edhe mė shumė se sa nuk thonė ato!”-tha kryetari jurise Agron Tufa.

Nė edicionin e sivjetėm ardhjen e kanė konfirmuar 40 poetė nga 25 vende tė botės: Kanada, ShBA, Islandė, Holandė, Danimarkė, Belgjikė, Estoni, Finlandė, Gjermani, Francė, Jordani, Itali, Izrael, Palestinė, Turqi, Hungari, Kroaci, Greqi, Bullgari etj.

Sikurse nė tė shkuarėn, edhe sivjet Drejtoria do tė botojė antologjinė me poezi tė poetėve pjesėmarrės.

Edhe programi i kėtij edicioni do tė jetė i larmishėm. Nė kuadėr tė tij, do tė mbahen disa orė letrare, do te behet perurimi i laureatit te sivjetshem, do te hapet ekspozita e piktoreve nga ballkani me titull “Pelikani”, do te promovohen libra, do te vizitohen lokalitete kulturore dhe historike etj.

Artan Arsllani

Samstag, 12. September 2009

Sabri KiÇmari dekretohet ambasador ne Austri


Biografia

Dr. Sabri Kiçmari ka lindur më 14 shtator 1967 në Gurash (LLadofc) të Besianës (ish Podjevës). Shkollën fillore e mbaroi në Besianë, kurse atë të mesme në Qendrën Mjekësore „Ali Sokoli“ në Prishtinë. Në moshën 14-vjeçare, për shkak të veprimtarisë së fshehtë në përkrahje të demonstratave të vitit 1981, në tetor të vitit 1981 burgoset nga regjimi i atëhershëm.

Pak pas regjistrimit të studimeve, në shtator të vitit 1988, u detyrua të hedhej në ilegalitet, meqë kërkohej të arrestohej nga regjimi i Beogradit për shkak të veprimtarisë antipushtuese. Në vitet 1988 – 1989 ai udhëheq LPRK, si sekretar organizativ i Komitetit Drejtues (Provizor), së bashku me Fadil Vatën, Afrim Zhitinë, Beqir Beqën, Bardhyl Mahmutin etj. Si pjesëtar dhe udhëheqës politik i „Çetës së Llapit“, Sabri Kiçmari merr pjesë në organizimin, planifikimin dhe kryerjen me sukses të një numri demonstratash dhe aktivitetesh tjera kundër pushtuesit në Llap, Drenicë, Prishtinë dhe vende të tjera të Kosovës. Në demonstratën e 30 majit 1989 ai, së bashku me Ali Ajetin dhe shokë të tjerë, ishte një nga organizatorët kryesor, me ç’rast bie heroikisht dëshmori Ali Ajeti, të cilit i gjendet pranë deri në momentet e fundit të rënies së tij. Pas rreth një viti të qëndrimit në ilegalitet, në gusht të vitit 1989, me vendim të Komitetit Drejtues të Lëvizjes largohet jashtë vendit së bashku me bashkëluftëtarët e tij.

Pas vendosjes në Gjermani vazhdon veprimtarinë e tij politike në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LPK, si sekretar i Nëndegës së LPK për Gjermani dhe së fundi edhe si kryetar i LPK për RFGJ. Në tetor të vitit 1998 emërohet Përfaqësues për Marrëdhënie me Jashtë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kurse në prill të vitit 1999 edhe përfaqësues Diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës për Austri, detyra të cilat i kryen deri në përfundim të luftës. Në këtë detyrë punon me intesitet të lartë në informimin, përfaqësimin dhe mbrojtjen e fjalës, interesave dhe të drejtave të luftëtarëve të lirisë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës në qindra takime me ministra shtetesh, diplomatë dhe gazetarë.

Pas luftës emërohet për një periudhë të shkurtër kohore këshilltar diplomatik i Kryeministrit të QPK dhe bashkëdrejtues i Departamentit të Pushtetit Lokal në Këshillin Tranzitor tä Kosovës.

Sabri Kiçmari në vitin 1994 i regjistron studimet për shkencë politike, sociologji dhe filozofi në Universitetin e Bochumit (RFGJ). Pas intensifikimit të aktiviteteve diplomatike në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës detyrohet që për dy vite me radhë (1997 – 1999) t’i ndërpresë studimet. Në vitin 2000 kthehet sërish në RFGJ dhe ju përkushtohet studimeve të lëna përgjysmë duke i përfunduar me sukses ato. Më 12 dhjetor 2001 mbron me sukses magjistraturën për filozofi politike në Universitetin e Bonit (RFGJ). Më 12 qershor 2007 mbron me sukses disertacionin po ashtu në Universitetin e Bonit.

Për katër vite me radhë (2001 – 2005) punoi si analist në Institutin për Analizimin e Mediave në Bon. Që nga Marsi i vitit 2006 është ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Në tetor të vitit 2006 është emëruar ligjërues dhe prodekan i Fakultetit të Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë në Kolegjin Universitar „Victory“, kurse tani e kryen edhe detyrën e prorektorit pranë këtij Universiteti.

Ka publikuar një numër të madh artikujsh, punimesh dhe analizash në revistat „Zëri i Kosovës“, „Interesi nacional“, „Zëri“, „Politika dhe shoqëria“, „Studime sociale“, pastaj në të përditshmet „Koha ditore“, „Epoka e re“, „Infopress“ etj. Në mars të vitit 2004 është botuar libri i tij i parë „Drejtpeshimi“ nga Shtëpia Botuese “Koçi“ (Tiranë).

Që nga tetori i vitit 2002 është anëtar i Shoqatës Gjermane për Filozofi, kurse nga fillimi i vitit 2007 anëtar i Institutit të Sociologjisë në Tiranë.

Pas kthimit të tij në Kosovë, në tetor të vitit 2005, është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kurse për zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 është nominuar kandidat në listën e PDK për Kuvendin e Kosovës.