Sonntag, 26. April 2009

TI ISHE KRIMINEL I SHEKULLIT

Ti ishe krimineli i shekullit

Ti ishe krimineli i shekullit

ti ishe barbari

ti ishe okupatori

i pa meshir në shpirt

mendove ta rrokullisësh ,botën

po ti u zhgënjeve

hej katil

ti më poshtërove

ti ma ndale diellin

ti ma ndale driten

ti ma ndale gëzimin

ti qofsh i mallekuar

hej katil i shekullit

ti mbete i poshtëruar

une prap e shijova diellin

une prap e pashë dritën

unë fitova lirinë dhe

sot jamë krenar

qe ta lirova qelinë

dhe errësiren e asjë bote që

ma dhurove ti.

Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt.

Autori Asllan Dibrani i Karikaturës dhe Poezisë (1999)

Dienstag, 21. April 2009




* RA DUKE I KËNDUAR NUSES SË LIRISË - Major Muharrem Ibrahimi
* Komentet

"

Në 10 – vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Major Muharrem Ibrahimi (02.08.1959 – 21.04.1999)



RA DUKE I KËNDUAR NUSES SË LIRISË



Pikërisht, në 10 – vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, majorit Muharem Ibrahimi, i njohur me nofkën luftarake “Major Bajrami”, më 21 Prill 2009, në sallën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, u mbajt një Akademi Përkujtimore, kushtuar jetës dhe veprës së këtij dëshmori.

Në këtë Akademi Përkujtimore, pos familjarëve të dëshmorit Muharrem Ibrahimi, ishin të pranishëm shumë përfaqësues të familjeve tjera të dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, shumë bashkëluftëtarë të gjallë të dëshmorit, shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, ish komandantët e Zonës Operative të Karadakut, zyrtarët më të lartë komunal, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe shumë mysafirë gjithandej Kosovës.

Programi përkujtimor i kësaj Akademie, filloi me intonimin e Himnit të Flamurit Kombëtar, pas të cilit me një minutë heshtje iu bë nderimi meritor të gjithë dëshmorëve të kombit , të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Disa shpalime biografike rreth jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit, Major Muharrem Ibrahimi, i bëri moderatorja e kësaj Akademie, zonjusha Kaqusha Kamberi.

Me një Fjalë rasti, në përkujtim të dëshmorit, të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Qemajl Mustafa, ndërsa me disa fjalime përkujtuese , pas tij , u ngjitën në foltore: Ahmet Asufi – “Rexha”, ish Komandant i Zonës Operative të Karadakut, Shemsi Syla – “Shaqa”, ish Zv.Komandant i ZOK-ut dhe Ahmet Daku, Kryetar i OVL të UÇK-së, në Gjilan.

Në pjesën artistike të kësaj Akademie Përkujtimore, mbesa e dëshmorit – Arta Ibrahimi, deklamoi poezinë përkushtimore me titull:”Axhit tim”, pas të cilës u këndua një këngë kushtuar këtij dëshmori, nga kantautori Demir Krasniqi dhe në pjesën përmbyllëse të programit, u shfaq një film dokumentar kushtuar aktiviteteve luftarake të këtij dëshmori.

Pas përfundimit të Akademisë Përkujtimore, familjarët e dëshmorit, vunë kurora lulesh të freskëta në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan dhe tek Lapidari i Dëshmorëve në lagjen e Bullajve të Marecit.



Pak biografi për dëshmorin e kombit, Major Muharrme Ibrahimin



Muharrem Ibrahimi, u lind në Gjilan, në një familje 9 anëtarëshe qytetare , prej nënës Xhemile dhe babait Raifit, familje kjo që ka prejardhjen prej fshatit Ivajë të Rrethit të Leskocit, e cila ishte shpërngulur me dhunë qysh në vitin 1878.

Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje – Gjilan.

Qysh si fëmijë , ëndërronte që të bëhej ushtarak. Babai i tij Raifi, duke e parë dëshirën e tij të madhe dhe i vetëdijshëm se edhe shqiptarëve iu nevojiten ushtarakët , e dërgoi në Akademinë Ushtarake, dega e Këmbësorisë , të cilën me sukses e kreu në Beograd dhe në Sarajevë.

Atë botë , ishte nder që një shqiptar të bëhej oficer i Armatës, sepse ishin shumë të rrallë të rinjtë që përcaktoheshin për studimin e artit ushtarak.

Karrierën e tij prej ushtaraku e filloi në Maribor të Sllovenisë. Ishte shumë i dëshiruar dhe i respektuar nga ushtarët shqiptarë që e kryenin shërbimin ushtarak atje.

Muharremi, vazhdimisht i këshillonte që të mos bien nën provokime dhe iu ndihmont, Ishte shumë i adhuruar edhe prej qytetarëve shqiptarë që punonin dhe jetonin atje, për çka ishte vazhdimisht edhe nën përcjellje të Sigurimit Ushtarak.

Me fillimin e shpartallimit të ish – Jugosllavisë dhe fillimin e luftës në Slloveni, Muharrem Ibrahimi dërgohet në Murska Sobota dhe Shëntil, ku i kurdiset një pritë, në të cilën plagoset më datën 28 Qershor 1991. Sllovenët i afrojnë dezertim , por për shkak të sigurisë së ushtarëve të tjerë shqiptarë, nuk pranoi që të dezertoi .

Pas shërimit , më 1992 vazhdon në Trebinje e mandej transferohet me shërbim në Mitrovicën e Kosovës.

Muharremi, i pa kënaqur me padrejtësitë ndaj shqiptarëve , vendosë që ta braktisë Armatën , por me insistimin e aktivistëve lokal të atëhershëm : Halit Zymberit dhe Nazmi Musës , vazhdon punën me shumë vështirësi. Në Mitrovicë, ishte i përcjellë dhe i provokuar nga kolegët dhe ushtarët.

Më 1997, transferohet në Ferizaj, ku e merr gradën ushtarake “Major”.

Me fillimin e luftës në Drenicë, ai shprehë gatishmërinë që të kyçet në luftë , por udhëzohet që për shkak të nevojave të atëhershme , të qëndrojë deri sa është e mundur . Përmes shokëve shumë të besueshëm : Halit Zymberit e Hasan Agushit, Zonës Operative të Nerodimjes i jepte informatat për kazermën e Ferizajt , pozitat, planet, potencialin ushtarak, armatimin etj.

Detyra e tij ishte që të alarmonte në rast nevoje përmes një lidhje shumë sekrete , të cilët ishin të gatshëm edhe ta evakuonin në një vend të caktuar.

Më 3 Qershor, i jepet urdhri që të shkojë në luftë kundër shqiptarëve!

Muharremi, këtë e refuzon kategorikisht , me arsyetimin se duhej ta shëronte djalin e sëmurë !

Me mbarimin e shërimit të djalit të vogël, gruan dhe dy fëmijët e tij i dërgon në Turqi . Gruan e porositi që të kujdeset për fëmijët, me që edhe ajo e dinte për qëllimet e tija !

Më 25 Mars 1999, njoftohet se ka ardhur koha që të shkojë në luftë, në radhë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në radhët e UÇK-së, përmes Elhami Bajramit, kyçet bashkë me shokët: Afrim Myrtaj, Rexhep Jahiun, Bekim Murtezin, Sami Ahmetin dhe të tjerë.

Si ushtarak profesionist , punon në stërvitjen e ushtarëve të rinj dhe ngritjen e moralit të ushtarëve, ku u emërua Shef i Shtabit të Zonës

.Ofensiva e 15 Prillit, të vitit 1999, në Malësinë e Zhegocit, i detyron që të tërhiqen në fshatin Marec , ku edhe aty ballafaqohen me një sulm tjetër masiv të makinerisë ushtarako – policore serbe .

Në vijën e parë të frontit , qëllohet nga një granatë , ku merr lëndime në këmbë dhe në shpatull . Plagët ishin të mëdha dhe gjakderdhja e paevitueshme në mungesë të mjekimit adekuat .

Bashkëluftëtari i tij, Nehat Ibrahimi rrëfen për trimërinë e Muharremit , kur edhe pse i plagosur rënd, iu jepte kurajë bashkëluftëtarëve, duke iu thënë:”Mos e lëshoni vijën e frontit! S’ka çka të na bëjë shkau!”... dhe këndonte:



“Ani , mori Nuse –

Nusja e Lirisë,

Me kurorë fituese

N’ troje t’ Dardanisë!”...



Shokët, ia japin ndihmën e parë dhe largohen. Të plagosur rënd e gjen Basri Canolli – “Shpendi” (gjithashtu dëshmor i kombit) i cili e merr dhe e strehon tek familja e tij.

Pas dy ditëve të plagëve, më 21 Prill 1999, në odën e Halil Canollit, në fshatin Marec, ndërron jetë dhe varroset në afërsi të varrezave të vjetra të kësaj familjeje . Prej atje , më 19 Shtator 1999, eshtrat e tij barten dhe rivarrosën në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës !



Tretmani i familjes së dëshmorit



Pas rënies së dëshmorit Muharrem Ibrahimi – Majori , në altarin e lirisë, bashkëshortja e tij Mebusane Ibrahimi, sëmuret rënd dhe pas gjashtë muajve të qëndrimit në spital, edhe ajo vdes .

Dy fëmijët e tyre: Florenti dhe Ariani , ngelën pa të dy prindërit, nën mëshirën e Zotit dhe përkujdesjen e xhaxhallarëve të tyre.

Tani , djali i madh – Florenti, është i punësuar në Bankën e Mikrobiznesit “Finca” , kurse djali i dytë – Ariani, tani jeton në Zvicër.

Përkujdesja institucionale , ndaj familjes së dëshmorit , e në veçanti ndaj fëmijëve bonjakë , asnjëherë nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe të merituar . Përjashtim bënë vetëm Shoqata “Miqtë e TMK-së”, e cila në formë burse e ka ndihmuar në studime Florentin, me nga 50 Euro në muaj, gjithashtu ka gëzuar përkrahjen dhe ndihmat individuale nga njerëz dashamirës dhe përkrahës të çlirimtarëve.

Familja e dëshmorit Muharrem Ibrahimi , nuk është e kënaqur me përkujdesjen e institucioneve tona . As njëherë deri më sot, për emrin dhe veprën e këtij dëshmori nuk është organizuar ndonjë manifestim përkujtimor në formë institucionale ! Kjo vërtetë është më se brengosëse !

Për ta nderuar veprën dhe emrin e Muharrem Ibrahimit , deri më tash, është emërtuar vetëm një rrugë në Lagjën “Dardania I” të Gjilanit. Megjithatë, kjo nuk mjafton, nga se deri më tash, askujt nuk i shkoi ndër mend , që t’ ia ngritë së pakut një bust, apo lapidar përkujtimor?!

Guximi, sakrifica, heroizmi dhe vetëflijimi i Muharremit, për çështjen madhore kombëtare, deri më sot nuk u morën në konsideratë serioze dhe Muharremi dalë ngadalë po harrohet dhe po anashkalohet !?

Sivjet, në 10 – vjetorin e rënies , familjarët e këtij dëshmori, nuk mendojnë se do të ndërmerret asgjë serioze në baza institucionale, për nderimin dhe përkujtimin e këtij heroi të kombit!

Për dëshmorin e kombit Major Muharrem Ibrahimin, ashtu si edhe për të gjithë dëshmorët tjerë, u thurën dhe u kënduan me afshin e shpirtit , shumë këngë të bukura popullore.

Ja se si e përkujton përmes vargjeve dhe tingujve të këngës, këtë dëshmorë, autori i këtij shkrimi dhe kantautori Demir Krasniqi:





KËNGË PËR DËSHMORIN MUHARREM IBRAHIMI



Këndim:



Te varri i dëshmorit ,

Se ç’ më zgjoi kujtimi –

T’ i këndoj Majorit

Muharrem Ibrahimi !



Kur doli prej oborrit –

Nënën përqafoi ...

Muharrem majori –

Krushk lirie shkoi .



Recitim:



-Mos u mërzit , nënë,

A kaq shpejt harrove?

Gji kur më ke dhënë –

A e di si m’ urove?...



Ninullën e parë ,

Ti, kur ma këndove:

“M’ u bëfsh luftëtarë ,

M’ u bëfsh trim Kosove !...”



Këndim:



Para se të niset

Se ç’ foli ai burrë:

“Do të shkoj ku vdiset –

Për t’ mos vdekur kurrë”!



Po më thërret Atdheu,

Malet me dasmorë,

Për t’ ia sjellë një nuse

Me lule kurorë !...



Recitim:



-Nusja jonë ka pritur

100 vjet robëri,

Ka emër të bukur ,

E thërrasim :LIRI !







Këtë NUSE TË SHENJTË

Për t’ a sjellë n’ konak ;

Ka një çmim të shtrenjtë -

Duhet derdhur gjak!...



Këndim:



Krenohej Mareci,

Zllashi e Mramori...

Gjithandej ku eci

Muharrem Majori !...



Mbi gjoks të tribunit –

Një granatë nga mali...

Deri n’ frymë të fundit,

Këngën kurrë s’ e ndali!...



Recitim:



Emri i luftëtarit

Do t’ jetojë përherë –

N’ mes të lapidarit ,

N’ bronz e në mermer...



N’ sheshe, në qytete ,

N’ fusha , n’ male t’ larta –

Ai, jeton i freskët

Me shkronja të arta !



Këndim:



Shokët duke i trimëruar

Me plagët e kuqe,

Ra duke kënduar:

“ANI , MORI NUSE”...



“ANI , MORI NUSE –

NUSJA E LIRISË ,

ME KURORË FITUESE

N’ TROJE T’ DARDANISË”!...











Recitim:



Veprat do t’ kujtohen

N’ tela t’ çiftelisë;

Aty, ku këndohen

Këngë të burrërisë !



Ta shohim portretin

N’ faqe t’ historisë;

Kujtimet nuk tresin

Për trima të LAVDISË!...



Këndim:



N’ rreshtin e dasmorëve

Ty, të shoh, or trim,

N’ Alenë e dëshmorëve

Ku prehesh n’ amshim !



Pra, Ti nuk ke vdekur,

O, trimi i rrallë!

Ishe i paepur –

Je legjendë e gjallë!



Kënga bëhet edhe më e fuqishme dhe më emocionuese, sidomos në rastet kur ajo shpërthen mu si vullkani, nga shpirti, fryma dhe goja e vëllait të dëshmorit.

Të shikojmë në vazhdim se si e përjetoi rënien e vëllait – dëshmorë, kantautori Naser Ibrahimi, me rastin e vizitës së tij të parë në vendin ku ra Muharrem Ibrahimi, në lagjen Gërbeshi të fshatit Marec:



TRIMI



Një ditë shkova në Marec,

Në atë mal të madh,

Me e pa vendin ku luftuan trimat,

Vëllai im ku ra ?!



Pyeta malin, pyeta lisat –

A e keni pa?

Mu afrua një Shpend Mareci –

Mallëngjyeshëm më tha:



“E kam njohtë një Major trimin –

Muharrem Ibrahimin,

Ish fisnik zemërluan ,

I thoshin “Bajram”!



I madh është Mareci,

I madh je edhe Ti,

Gjaku Yt, u bëftë dritë,

Dritë për liri !



E kalova tërë Marecin,

Gjithë atje më thanë :

“Shumë trima këtu kanë ra ,

Por gjithmonë do t’ jenë gjallë!”



Pyeta malin, pyeta lisat –

A e kanë pa vëllain tim?

Mu bë sikur mali foli

E m’ tha me krenari:



“E kem njohtë një Major trimin -

Muharrem Ibrahimin,

Ish fisnik zemërluan,

Lum Kosova që e ka !



I madh është Mareci,

Të mëdhenj t’ gjithë Ju jeni,

Gjaku i Juaj u bëftë dritë,

Dritë për liri!





Gjilan, më 21 Prill 2009. Demi


Demir krasniqi

Freitag, 17. April 2009

krijuesit tane

KRIJUES NGA NGULIMET SHQIPTARE NËPËR BOTË



JU PREZANTOJMË KRIJUESIN



MUHAMED KRASNIQI



Nga, Shaban Osmani, Suedi



Shkrimtari që ka në dorëshkrim rreth 40 libra, prej tyre 14 të gatshme për botim.

Autori i librit "Gjerdani i pavarësisë", Muhamed Krasniqi, është njëri ndër krijuesit e dalluar për fëmijë. Krijimtarinë e tij letrare e filloi si nxënës i shkollës fillore kur edhe botoi shkrimet e para në revistën "Pionieri" e "Zani i Rinisë" për të vazhduar më vonë në gjimnaz e gjatë studimeve. U dallua edhe me hartime shkollore duke fituar shpërblime të para edhe në nivel të Kosovës siç ishte vendi i pare për hartim në konkursin e organizuar nga revista "Shkëndija". Një nga vjershat e tij qe botuar në vitet e shtatëdhjeta edhe në një nga librat e Leximit të shkollës fillore.





"Jetoj me botën e çiltër fëmijërore, -thotë shkrimtari Muhamed Krasniqi, autor i librit "Gjerdani i Pavarësisë", në botim të Shtëpisë Botuese të shkrimtarit Rizah Sheqiri nga Karlskrona, e në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës

Autori i librit "Gjerdani i pavarësisë", Muhamed Krasniqi, është njëri ndër krijuesit e dalluar për fëmijë. Krijimtarinë e tij letrare e filloi si nxënës i shkollës fillore kur edhe botoi shkrimet e para në revistën "Pionieri" e "Zani i Rinisë" për të vazhduar më vonë në gjimnaz e gjatë studimeve. U dallua edhe me hartime shkollore duke fituar shpërblime të para edhe në nivel të Kosovës siç ishte vendi i pare për hartim në konkursin e organizuar nga revista "Shkëndija". Një nga vjershat e tij qe botuar në vitet e shtatëdhjeta edhe në një nga librat e Leximit të shkollës fillore.

Muhamed Krasniqi u lind në fshatin Tygjec të Malësisë së Gollakut.

Babai, Nuhiu ishte mësues, ndër veteranët e parë të arsimit në Kosovë, themelues i shkollës në Viti të Marevcit. Nëna, Ajetja ishte amvise.

Babai kishte të kryer gjimnazin real shqiptar në Prishtinë, kursin pedagogjik në Prizren dhe shkollën fetare. Ishte anëtar i Partisë Nacional Demokratike Shqiptare ( PNDSH ) të asaj kohe. Ai ishte një veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare, njeri që luftoi për të drejtën e vetëvendosjes dhe bashkimit kombëtar. Angazhimi i tij patriotik dhe fetar bëri që të afirmojë parimet e mirëkuptimit, besimit dhe tolerancës e afrisë.

Muhamed Krasniqi, shkollën fillore e ka kryer në Miradi të Fushës së Kosovës, kurse gjimnazin në Fushë Kosovë dhe në Prishtinë. Ka studjuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi i Gazetarisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Me profesion është gazetar dhe shkrimtar.

Nga viti 1998 jeton në Suedi. Tani punon në Radio "Jehona" në Suedi - programi në gjuhën shqipe.
Punën profesionale në gazetari e ka filluar në revistën javore të të rinjve "Zëri i Rinisë", që ishte një revistë mjaft e lexuar dhe me një tirazh të madh në atë kohë..

Në "Zërin e rinisë" ishte gazetar, redaktori i rubrikës së politikës së brendshme, zëvendëskryeredaktor dhe më vonë për katër vite edhe kryeredaktor.

Nga viti 1990 deri më 1998 ka punuar gazetar në të përditshmen e Kosovës "Rilindja".
Në "Rilindje" ka përcjellë aktivitetin politik në Kosovë, por në pjesën më të madhe ka trajtuar temat sociale dhe gjendjen e rëndë sociale të popullatës.

Në vitin 1998, gjatë muajve të verës dhe në vjeshtë, ka raportuar nga Shqipëria për valën e refugjatëve shqiptarë të përndjekur nga vatrat e tyre në Kosovë. Shkrimet i ka bërë për "Bujkun" në Kosovë dhe "Rilindjen" në Tiranë e në diasporë.
Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me shumë revista dhe gazeta, që botohen në Kosovë dhe jashtë.

Ka bashkëpunuar edhe me të gjitha revistat dhe gazetat e asaj kohe që dilnin në Kosovë, si "Kosovarja", "Shkëndija", "Bota e re", "Pionieri", "Gazeta e pionierëve"si dhe me revistën "Globi" që botohej në Zvicër, dhe me revistën "Doruntina" që botohet në Gjermani.

Ka qenë i angazhuar edhe në jetën politike. Pos tjerash ka qenë kryetar i rinisë së Kosovës në vitet 1982/83, në vitet 1987-1989 ka qenë i angazhuar në udhëheqjen komunale të Prishtinës si dhe gjatë viteve 90-ta për një mandat ka qenë sekretar i Këshillit Koordinues të partive Politike shqiptare të regjionit të Prishtinës.

Muhamed Krasniqi shkruan për fëmijë dhe të rritur.
Është autor i tri librave të botuara për fëmijë: "Sharkia e vitit" e botuar në vitin 2000 dhe "Unë jam ABC-ja" e botuar në vitin 2001 nga shtëpia botuese "Renesansa" Prishtinë, si dhe "Gjerdani i Pavarësisë" botuar nga Shtëpia Botuese "Rizah Sheqiri", Karlskrona 2008.

Në Antologjinë "Diell në Dritare", të botuar në Malmö të Suedisë është prezantuar me gjashtë poezi.

Me poezi është i prezantuar edhe në Antologjinë e Festivalit të poezisë dhe të Muzikës për Skandinavi.

Është fitues i vendit të tretë me poezi në Festivalin e Poezisë dhe të Muzikës për Skandinavi në vitin 2005.

Në dorëshkrim i ka rreth 40 libra, prej tyre 14 të gatshme që presin botimin.
Pos tjerash shkruan edhe tekste këngësh. Disa nga ato tekste ïnterpretohen nga këngëtarë të mirënjohur kosovarë.
Shkruan poezi edhe në gjuhën suedeze. Në disa gazeta suedeze i janë botuar një numër poezishë që i ka shkruar suedisht. Në dorëshkrim e ka librin me poezi në suedisht.

-Shkruaj për fëmijë, sepse e dua botën e çiltër fëmijërore,- thotë shkrimtari Muhamed Krasniqi. Për të rritur trajtoj tema nga jeta e sidomos aspektet sociale dhe qasjet që kanë të bëjnë me realitetin e rëndë me të cilin u ballafaquan shqiptarët.

Një nga librat në prozë që e kam në dorëshkrim e që mund të jetë edhe autobiografi ngërthen aspekte të ndryshme duke filluar nga ato sociale, edukative, sociologjike, psikologjike, e filozofike. Gërshetohet edhe fryma fetare që aludon se besimi në Zotin njeriun e bënë të pastër edhe shpirtërisht dhe poashtu hap shtigje ardhmërie që synojnë besimin, barazinë dhe lumturinë midis njerëzve.

Sa i përket angazhimit të tij politik Muhamed Krasniqi thotë:
-Angazhimi im politik kishte për synim themelor porosinë e babait tim që nëse shkruaj apo angazhohem në jetën shoqërore si parim themelor dhe obligativ ta kem qasjen njerëzore, besimin dhe mirëkuptimin, ndihmën njerëzve që vuajnë dhe si primare ta kem punën për kombin dhe për të drejtat nacionale.
Jam angazhuar për vlera që synojnë progresin dhe barazinë e njerëzve, mirëqenien sociale dhe liritë e të drejtat nacionale e demokratike si parakusht për kultivimin e vlerave universale shpirtërore, njerëzore, politike e kulturore.




MUHAMED KRASNIQI

KOSOVË URIME PAVARËSIA

Në të katër anët e botës
këngë, valle e hare
Kosova po pavarësohet
Lumë e lumë për ne.

Me gëzimet pa kufi
Me Flamurin në ball
Kosovën e pavarur
Kuvendi sot po e shpall.

Ëndërrën e stërgjyshit
dhe të gjyshit tim
i përjetova unë larg
larg pra në mërgim.

Dua të futem në ekran
e të hyjë në Internet
ta shoh sa më shumë
Bukuroshen në festë.

T'isha flutur krahëshkruar
e të shkoj n'qytetin tim
violinës unë do t'i bija
do t'festoja sot n'Prishtinë.

Si princeshë është sot Grentina
vërtetë një princeshë e rrallë
është plot mall e plot gëzime
Kosova Pavarësinë shpallë.

Grentina ka sot urim zemre
këndon bukur e vallëzon
veshur ka rrobet kombëtare
zemra e saj me dashuri uron:

Kosovë e dashur Gëzuar Pavarësia!
Nga unë i ke dhuratë gëzimet e mija
një torte pavarësie të ëmbël shumë
në Te një flamur për Ty e bëra unë.

Të dua, të puthi, të përqafoj
Me Ty Kosovë e dashur unë festoj
Ti Kosovë je mrekullija
andaj festë bëjmë ne të dyja.

Edhepse jemi pak larg
zemrat tona rrahin bashkë
Të ëndërrova të lirë që kur u linda
me dashurinë për Ty Kosovë unë u rrita.

DHE TASH NË DITËLINDJEN TIME
DHURATA TË TJERA NUK DUA
SEPSE DHURATËN MË TË MADHE
TASHMË E KAM FITUA.

ZEMRA IME RRITET E GËZON
NË DITËLINDJEN TIME TË DYMBËDHJETË
PAVARËSIA E JOTE KOSOVË
DHURATA IME E JETËS DO TË JETË.





KOSOVËS SË LIRË



Natën e xherdekut

si të kanë stolisë

sa hije të paska

kurora e lirisë!

TI NDJENJA E ZGJIMIT.



Sa bukur na i mësove

hapat e vallëzimit

e këngën e trimave

për agun e diellit

TI GJUHA JONË E GËZIMIT.



Kënga ka marrë udhën

vargu n'fletë është qëndis

të gjithë duan të bëhen

flatra të lirisë

TI MALLI I MËRGIMIT.



GJERDANI I PAVARËSISË

Me gjak e shkruan

në gurë e në lisa

krenarinë vendosën

në zemër e në plisa.



Me gjak e shkruan

në pushkë e flamur

kur trimat dhanë besën

o sot, o kurrë.



Gjerdanin mbushur

përplot fishekë

sa bukur iu rrinte

si stoli në brez.



Me gjak e shkruan

në mal e në fushë

erdhi si sorkadhe

e puthëm në gushë.



Bukuroshen e sollen

Trimat e lirisë

Sa bukur në ballë u rri

Gjerdani i pavarësisë.





TROJET TONA S’SHUHEN KURRË

Gjakun e Jasharajve

Toka krenare e falenderoi:

Këto troje kurrë s’do të shuhen

Shqiptari sa të jetojë…



Dhe u betuan

Drurë e gurë

Trojet tona

S’shuhen kurrë.

NJË ZË NGA TETOVA

Andaj telit

një zë nga Tetova

unë jam Jetoni

kam ardhur nga Kosova.



Ishim shumë të lodhur

rrugës na munduan

na përzunë nga shtëpitë

mbi ne dhunë ushtruan.



Vëllezërit këtu na pritën

me zemër bujare

jeni në shtëpitë tuaja

në trojet shqiptare.



Erdhëm në Iliridë

Në këtë vatër shqiptare

Me dashuri u hapën

Të gjitha zemrat bujare.



Të gjithë jemi vëllezër

shpejt do t'vijë liria

sonte te ne është konaku

kjo është vëllazëria.





FLLAD LIRIE

Pushuan martinat

Syri më s’loton

Hëna pesëmbëdhjetëshe

Mbi Ty rreze lëshon.



Plagët edhe vuajtjet

- në muze të kohës

Plisi yt shkëlqen

Sikur plisi i Shotës.



Frymon e nuk ndalet

Kudo fllad lirie

Kullat e qëndresës

Në Qiell krenarie.



Ty zemra ime e dashur

Tash me ngjyra tjera

Borxhin do ta kthejë

Me plot dije e vlera.



/Nga libri "Gjerdani i pavarësisë" që doli nga shtypi në botim të Shtëpisë Botuese "Rizah Sheqiri", Karlskrona - Suedi 2008

poezi-Shaban Cakolli

Sa të dua Kosovë
edhe pse na ndanë
kjo largësi
sikur të bëhesha Shqiponjë
në çerdhe tjetër s´ishahy.

Je për mua vend i dashur
tjetër në botë nuk kam pëlqyar
nën një shkurre,isha përplasur
shpirtin tim për të ushqyar.

Foleja ime,larg mendje mos me qit
ne çerdhen tënde,mungon zogu yt
Nuk të harroi,po të përbehem
më ndriço shtegun,që të mund
të kthehem.


+
----
-
VIZIONARIT
(Ibrahim Rugovës)


Jeta
hije e vogël
Për ëndrren tonë
të madhe.
Mbyll një portë
hap një dritare
për tëdal
në një moshë tjetër.
ERDHI DITA
T´´mbledhim frutet
në atë pemë të jetës
Në mungesën tënde.
Dita e dhembjes së madhe
N´shekuj morti
u rritën brezat
duke pritur
të vish ti,
me një fanar ardhmërie
në dorë.
Tani një diell i kuq
rri varur
në atë degë të bleruar
në pemën e jetës.
AI iku
Po një brerore lirie
ndriçon përjetësisht
në atë afresk
me portretin tënd.

Samstag, 11. April 2009

GJURMËVE TË TALENTVE TË RINJ MUZIKOR

GJENIT E SHEKULLIT U LINDËN NË GJILAN

Nuk është thënë rastësisht, se talentet e rrallë lindin njëherë brenda një shekulli!
Se është vërtetë kështu , më së miri dëshmon fenomeni i rrallë i dy talenteve të rinj , të cilët më 28 Mars 2009, për herë të parë në jetën e tyre , u ngjiten në skenën publike para artdashësve të muzikës popullore, në sallën e Teatrit të qytetit të Gjilanit, në kuadër të një Koncerti të muzikës popullore të organizuar nga Ansambli Muzikor “Gurra” nga Gjilani .
Vërtetë, salla e përmbushur përplot me adhurues të këngëve dhe valleve tradicionale popullore, thua se frymonte në heshtje, të cilën herë pas here e thyenin duartrokitjet që i bëheshin solistëve të këngës popullore dhe të asaj folklorike .
Pa pritur , në skenë para publikut u paraqiten dy fëmijë të vegjël, të veshur me kostume kombëtare, me plisa të bardhë dhe me tupan në krah, të cilët i shoqëronin me ritme të gjalla meloditë e surleve dhe grupin valltarë të burrave, të cilët i vallëzonin vallet e rënda tradicionale të Anamoravës, Malësisë së Karadakut dhe Luginës së Preshevës !
Me të paraqitur në skenë, të këtyre dy djelmoshave – fëmijë, publiku i pranishëm në sallë, sikur u “zgjua nga gjumi i heshtjes “ dhe u ngritë i tëri në këmbë nga befasia e pa pritur dhe nga kureshtja për t’ i parë këta dy fenomen të rrallë , që deri më tani nuk janë parë , as imagjinuar në skenat e muzikës sonë popullore!
Të gjithë u mahnitën me këtë mrekulli të Zotit, u ngritën në këmbë duke iu duartrokitur , duke i prekur hundët që të mos iu bien mësysh dhe duke brohoritur me zë:”Mashalla ! Mashalla!”
Të gjithë të pranishmit mundoheshin që t’ i bëjnë nga katër palë sy e veshë , për t’i parë dhe dëgjua mrekullitë e Zotit! Të gjithë i nxorën nga xhepi foto-celularët, foto-aparatet dhe foto-kamerat, që t’i fotografojnë dhe t’ i xhirojnë këta dy talent . Madje, në sallë filloi një rrëmujë e madhe nga ana e adhuruesve, të cilët shtyheshin në mes veti se cili më parë do të fotografohet me këta dy fëmijë dhe cili do t’i puthë e përqafojë më parë?!
Qytetarët - adhurues dhe njohës të vlerave tradicionale muzikore, dolën nga salla të mahnitur dhe secili prej tyre, uronte nga zemra për këta dy fëmijë:”Zoti i ruajt! Zoti ju dhëntë shëndet dhe paçin jetë të gjatë!”
Që nga aj moment, qytetarët pjesëmarrës të këtij Koncerti, shkonin duke komentuar dhe duke i thënë njëri – tjetrit:
“Gjenit e shekullit u linden në Gjilan!”
Gjurmëve të hulumtimit të këtyre dy talenteve – gjeni, u vu edhe autori i këtij shkrimi dhe në vazhdim për lexuesit tanë të respektuar, po ju sjellim disa të dhëna më të hollësishme , për të shpjeguar se kush janë këta dy gjeni?!
Gjeniu i parë, quhet:
Ernes (Driton) Aliu

Është i lindur më datën 05 Gusht 2006, në Gjilan. Pra, ka vetëm 2 vjet e 7 muaj jetë.
Rrjedh nga një familje me prejardhje nga fshati Depcë i Malësisë së Karadakut, komuna e Preshevës, të cilët jetojnë në Gjilan. Kjo familje brez pas brezi është marrë me kultivimin e muzikës tradicionale burimore.
Gjyshi i Ernesit - Abdullah Aliu , ka luajtur me def, darabuk, tupan dhe është instrumentist shumë i dalluar i këtyre anëve. Po ashtu, edhe daja i babait të Ernesit – Dritonit, Murat Baliu ka qenë instrumentist i Ansamblit “Kastriotët” nga Ferizaj, ku ka marrë pjesë në shumë koncerte e festivale, si kitarist, kontrabasist dhe instrumente tjera muzikore.
Edhe dajallarët e gjyshit të Ernesit – Abdullahut:Halit Isufi, Arif Isufi,Besnik Isufi dhe Bujar Isufi, tradicionalisht janë marrë me kultivimin e muzikës dhe luajtjen në instrumente muzikore, si: mandolinë, violinë, def, tupan, lodra, saksofon etj.
Babai i Ernesit – Dritoni, luan për mrekulli me tupan, në duet me të vëllain – Agronin. Edhe djali i hallës së Dritonit – Mefail Ibrahimi, është interpretues solistik i këngës popullore.
Vogëlushi Ernes Aliu, që kur i kishte 12 muaj jetë, jepte shenjat e para të interesimit dhe talentit të tij , ndaj muzikës, e në veçanti vërehej dëshira e tij për të luajtur me tupan.
Në moshën 14- mujore , i ka ditur së pakut 20 valle të ndryshme popullore, të cilave ua përcillte me përpikëri ritmet, duke e dëgjuar mikun e shtëpisë – Behlul Rexhepin, se si i luante ato valle me surle.
Në moshën 18 mujore , i ka përvetësuar thuaja se të gjitha vallet e rënda popullore të burrave, të cilat tradicionalisht kultivohen në Anamoravë, Malësinë e Karadakut dhe Luginë të Preshevës.
Ernesi i vogël, për çdo ditë mbyllet në një dhomë dhe ushtron me tupan, pa u lodhur asnjëherë . Kur dikush e pengon gjatë ushtrimeve, ai bëhet shumë nervoz dhe proteston para atyre që e pengojnë!
Gjatë ushtrimeve me tupan, Ernesi ushtron duke dëgjuar muzikë nga radioja, incizimet e ndryshme, por ushtrimet më të suksesshme i bënë gjatë kohës kur i dëgjon gjyshin, babanë dhe shokët e tyre, se si ushtrojnë ata!
Babai i Ernesit, tregon me përgjegjësi të plotë, se asnjëherë në jetë askush nga familjarët e tij, nuk ia ka imponuar ushtrimet muzikore, as lojën me tupan, djalit të tij !
Mirëpo, kur gjyshi i Ernesit – Abdullahu, i këndon këngët dhe meloditë e valleve (me gojë), Ernesi luan saktësisht me tupan, duke ua perceptuar rrënjësisht ritmet e tyre, madje jo vetëm ritmet e thjeshta, por edhe ritmet e përziera, të cilat nganjëherë as të rriturit nuk mund t’ i kapin !
Dhe vetëm atëherë kur ushtron me gjyshin, ndihet shumë i lumtur, i disponuar dhe tamam si “Mbret i vogël i muzikës!”
Para masës publike, luan me tupan pa u frikësuar, pa u habitur dhe pa e humbur ritmin në asnjë moment! Nuk ekzistojnë ritme të muzikës sonë tradicionale popullore , që e dëgjon Ernesi vetëm njëherë, e të mos ia kapë veshi dhe t’ mos ia luajnë duart!
Publiku kudo e mirëpret në mënyrë madhështore, nga se nuk kanë pa këso fenomenesh . Disa , mbase mbetën edhe të habitur me talentin e tij kur e shohin në skenë kaq të vogël! Është interesante se si ky vogëlush, aq me përpikëri , maturi dhe mjeshtri di se si dhe kur të dilet në skenë, si qëndron para publikut dhe si kthehet nga publiku, pa u habitur asnjëherë!
Ndaj njerëzve është i butë, i dashur, i afërt dhe i patrembur . Me Arditin janë shumë shokë të mirë, të pandashëm , të dashur dhe shumë herë ushtrojnë së bashku . Edhe kur dalin me prindër në kafene , ata që të dy pinë lëngje së bashku nga e njëjta shishe, nga se nuk duan që të pinë ndaras !
Gjeniu i dytë, quhet:
Ardit (Behlul) Rexhepi

Është i lindur më datën 20 Shtator 2004, në Gjilan . Pra, ka vetëm 4 vjet e 6 muaj jetë. Rrjedh nga një familje e cila tradicionalisht është marrë me kultivimin e muzikës popullore autoktone. Familja e Arditit, ka prejardhjen nga fshati Burincë i Malësisë së Karadakut, komuna e Gjilanit.
Gjyshi i Arditit – Rizahu, ka kënduar bukur dhe ka luajtur me fyell e kavall . Babai i Arditit – Behluli, qysh në moshën 14- vjeçare ka marrë pjesë në aktivitetet e lira muzikore në Shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, ku luante mrekullueshëm me fyell. Pastaj , ka luajtur me çifteli, kurse aktualisht luan me surle dhe është mjaftë aktiv në jetën muzikore amatore dhe gazmendet e ndryshme familjare.
Ka marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore, si në Shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, pastaj në SHKA “Rreze dielli” të fshatit Remnik, komuna e Vitisë, kurse 6 vitet e fundit është anëtar aktiv në Ansamblin “Gurra” të Gjilanit, si dhe në SHKA “Kemajl Azizi” në Viti.
Arditi , që në moshën 3- vjeçare tregonte interesim të madh për muzikën, sidomos në luajtjen me tupan. Kur babai i tij – Behluli, nuk ia lejonte tupanin që të luante në te, Arditi i vogël , nga mllefi ia merrte kovat e turshive dhe duke ushtruar me to si në tupan, ia shponte të gjitha, derisa babai ia lejoi tupanin !
Babai i Arditit, është mjeshtër i vërtetë i lojës me surle, por asnjëherë nuk ka luajtur me tupan. Por, biri i tij, Arditi i vogël e dëgjonte me vëmendje, sa herë që luante me surle dhe e shoqëronte me ritmet e tupanit. Për një kohë të shkurtër i mësoi të gjitha ritmet e valleve tradicionale popullore, të cilat i luante me surle babai dhe ky e shoqëronte vazhdimisht me tupan.
Arditi i vogël, për herë të parë ka dalë në skenën publike si instrumentist me tupan, më datën 25 Mars 2009, në Festivalin “Flakadani i Karadakut” në Viti, kurse më 28 Mars të po këtij viti, mori pjesë në Koncertin e muzikës popullore, të cilin e organizoi Ansambli “Gurra” në sallën e Teatrit të qytetit në Gjilan.
Arditi, ushtron me tupan, së pakut nga 4 orë në ditë, pa ia imponuar askush. Ai, i ushtron ritmet e këngëve dhe valleve popullore, kryesisht duke i dëgjuar programet e radios, ose incizimet e ndryshme.
Por, ushtrimet më të suksesshme dhe më të dashura për te, janë atëherë kur i thotë nënës së tij:”Nënë, ti këndo e unë do të përcjell me ritmet e tupanit!”
Është fëmijë shumë i urtë, i dashur, i sjellshëm dhe shumë komunikativ me njerëzit, anëtarët e ansamblit dhe publikun kudo që është i pranishëm.
Në skenat publike, del pa kurrfarë treme dhe asnjëherë nuk e humb ritmin, as qëndrimin para publikut.
Është interesante të ceket veçantia talentore si e Ernesit, ashtu edhe e Arditit, nga se ata që të dy, i perceptojnë me përpikëri të gjitha ritmet tradicionale të këngëve dhe valleve popullore, si ato të thjeshta, ashtu edhe ritmet e kombinuara të “Valleve të rënda të burrave” të cilat janë karakteristike në Anamoravë, Karadak dhe Luginë të Preshevës, e që këto ritme nuk e kanë të lehtë t’i kapin shumë nga instrumentistët e moshuar më me përvojë!
Le të shpresojmë se me këta dy gjeni të vegjël të muzikës tradicionale popullore, në një të ardhme të afërt, do të mburret jo vetëm Gjilani e Kosova, por mbarë populli shqiptarë kudo që jetojnë e punojnë! Por, edhe historia e muzikës tradicionale shqiptare, një ditë do të pasurohet me veprat artistike të cilat do të dalin nga duart dhe veshi i këtyre dy gjenive të rrallë të muzikës sonë!

Gjilan, Prill 2009. Demir KRASNIQI
    & * + S n | ª «  @ ‚ ˜ 


³ e f K
V
c _ b f g - / ú û ü p q š ›  — ­ ® ¯ °

Montag, 6. April 2009

KRIJUESI YNË I MADH;LLEMADEO

Llemadeo

Une jam Llemadeo me origjine nga Shqiperia. E zhvilloj jeten time ne Gjermani si qytetar i botes. Shkruaj Poezi, Proze, pikturoj dhe fotografoj! Merrem me publicistike dhe botime te tjera ne shqip dhe gjermanisht! Konkuroj ne artin e fotografise ne radhe me miliona Fotograf te botes, ne www.fotocommunity.de aty kerkoni emrin: Llemadeo D. dhe do te gjeni punet e mia me Fotografine. I dua njerzit qe thjeshtesine e adhurimin per shpirteroren e kane virtyt te jetes!
Llemadeo , autor i ketyre Shkrimeve ne publicistike, kritike, mendime, qendrime, lajme etj.
Doli nga shtypi nje liber i ri, me titull: Antologjia Letrare “ Gjuha e Dashurise Poetike “ krijime mergimtare.

U botua libri me titull: Antologji letrare "Gjuha e dashurise poetike" krijime mergimtare. Ne liber perfshihen pjese nga krijimtaria letrare e 19-te krijuesve poete e prozatore shqipetare ne emigracion dhe trojet etnike Shqipetare.

Titulli i librit eshte : Antologji letrare, "Gjuha e dashurise poetike", krijime mergimtare.
Ideja per te u bashkuar si krijues ne kete liber ishte e zonjes Mardena Kelmendi (Itali), zotit Baki Ymeri (Rumani), zonjes Vitore Stefa Leka(Itali).

Ne liber perfshihen pjese nga krijimet e fundit te Autorve, ne Poezi dhe Proze.Ne krijimet e autorve ka dhe disa perkthime ne gjuhe te huaja si ne anglisht, italisht, rumanisht dhe gjermansiht.Perkthimet anglisht u bene nga: z. Ilir borova dhe e z. Ejvis Maria Xhajanka.Ne Italisht perkthyen: z. Nirvana Pistulli dhe z. Arta Mezini.Ne gjermanisht dhe Rumanisht, perkthimet u bene nga vete autoret.
Librin e Redaktoi: Llemadeo D.
Koprtinat dhe ilustrimi grafik i fotografive u realizua nga Llemadeo.Autor i piktures se kopertines se pare te librit: Llemadeo.

Libri u botua ne shtepine botuese "ALBIN" ne Tirane, nen kujdesin e Drejtuesit te asaj shtepie botuese, shkrimtarit dhe studiuesit te njohur te letersise zotri Spiro Dede. Botim i cili u relizua me daten 15 shtator 2006.

Per botimin e librit i pagoi shpenzimet finaciare te shtepise botuese, biznesmeni Shqipetar zotri Agim Xhemali, Kryetar i Shoqates Kulturore “Çameria” ne Firence te Italise
Autoret e librit jane:

1- Zhuliana Jorganxhi, Itali
2- Vitore Stefa Leka, Itali
3- Baki Ymeri, Rumani
4- Mardena Kelmëndi, Itali
5- Nirvana Pistulli, Itali
6- Valbona Dardha, USA
7- Ilir Borova, USA
8- Arta Mezini, Itali
9- Agim Bacelli, USA
10- Aferdita Halimi, Gjermani
11- Petraq Janko Pali, USA
12- Ejvis Maria Xhajanka, USA
13- Julinda Qela, USA
14- Ndue Hila, USA
15- Elda Kokoneshi, Greqi
16- Ilire Zajmi, Prishtinë, Kosovë
17- Iliaz Osmani, Tetovë, Maqedoni
18- Sevdije Rexhepi, Kosovë
19- Lleshi D. „Llemadeo“, Gjermani

Librin mund ta blini ne pikat kryesore te shitejes se librave ne librarite ne shqiperi, por mund ta siguroni edhe nepermjet kontakteve me autoret apo shtepine botuese...!
Lajmi per revisten "Zeri i larget" nga Llemadeo

Pershendetje e shtepise botuese "ALBIN"Tirane:

E nderuar, I nderuar bashkeautor/e e Antologjise,
Me 15 Shtator 2006, doli nga shtypi libri Antologji Letrare “ Gjuha e Dashurise Poetike “, veper ne te cilen perfshihen krijimet e juaja(te 19 autoreve).Me kete rast Shtepia Botuese “Albin”, qe pati nderin t’i besohej botimi i kesaj vepre me vlera jo vetem artistike-letrare, por edhe me dimensione e mesazhe te gjera atdhetare e social-kulturore, ju drejton ju personalisht dhe gjithe autoreve te bashkuar ne kete permbledhje sinjifikative: Urimet me te mira, Suksese te metejshme ne Jete , ne Krijimtarine letrare dhe ne Veprimtarine Atdhetare.

Me falnderimet e urimet me te mira ju drejtohemi me kete rast zonjes Mardena Kelmendi, zotit Baki Ymeri e zonjes Vitore Stefa Leka si ideatore per konkretizimin e kesaj vepre, per perkushtimin dhe perpjekjet kembengulese , (vecanerisht zonjes Mardena) per te zgjidhur me sukses te gjitha problemet e ideimit e realizimit gjer ne fund te vepres suaj.

Shtepia botuese”Albin” bashkohet me ndjenjat e respektit e te mirenjohjes se shprehur nga te gjithe bashkeautoret per punen e lavderueshme, plot dashuri e pasion te artistit, publicistit e atdhetarit pasionant Z. Llemadeo, i cili kaloi ne duar, ne mendje e zemer gjithe krijimet tuaja, i redaktoi e i pregatiti me profesionalizem per botim dhe nderkohe, perveç bashkeautor e redaktor, ai eshte edhe autori i piktures dhe kompozimit te kopertinave te librit.

Te gjithe se bashku i drejtojme falnderimet e mirenjohjen me te thelle zotit Agim Xhemali, Kryetar i Shoqates Kulturore “Çameria” ne Firence te Italise, per gjestin fisnik, shpirtin bujar dhe aktin e larte atdhetar qe tregoi per sponsorizimin e ketij botimi. Bashke me mirenjohjen me te thelle le t’i themi se atij, shoqates qe drejton dhe gjithe motrave e vellezerve te Çamerise, u detyrohemi jo vetem per krijime me te mira, por sidomos per mbeshtetje e angazhim ne mbrojtjen dhe zgjidhjen e çeshtjes jetike e historike te Çamerise, çeshtje e cila ishte, eshte e do te jete problem i mprehte per gjithe shqiptaret, plage e hapur qe do te mbyllet vetem kur te zgjidhet drejtesisht.

Antologjia permbledh krijime te 19 autoreve, ka 224 faqe.
Me kerkesen e Zonjave Vitore Stefa e Mardena Kelmendi, sponsorizuesi i nderuar, z.Agim Xhemali u jep si dhurate çdo autori nga 11 kopje te ketij libri .
Eshte duke u kryer paketimi i librave, dhurate per secilin bashkeautor dhe prej dites se Merkurre, dt 20 shtator e ne vijim, kushdo, permes te autorizuarve personale te lidhen me Shtepine botuese “ Albin” per te terhequr paketen dhurate me 11 kopje antologji.
Tel. kontakti:0 68 33 12 225 / Besimi0 68 20 56 767 / SpiroAdresa e Magazines : ne qender te Tiranes, mbrapa Godines se Ministrise se Drejtesise, ose mbrapa godines se “Zerit te Popullit”, Rruga Maliq Muço, pallati i pedagogeve te Shkencave te Natyres, kati i pare, magazine e “ Albin” .

Oret e preferuara per ne : Ne mengjes nga ora 8.30 – 9.30,Ne messdite nga ora 14- 16
Nuk perjashtohet mundesia edhe ne ore te tjera te dites, pas kontaktit paraprak me telefon.
Shenim rreth fillimit te veprimeve te para ne prezantimin e librit:Me 16 shtator ju dorezuan kopjet e para znj.Mardena Kelmendi e cila sapo ka ardhur per pak dite ne Shqiperi. U gezua dhe ju uron e ju falnderon te gjitheve ju.

Ne ambjentin ku ju dhane kopjet e para ndodheshin edhe autore te ndryshem te Tiranes dhe Mardena, e emocionuar, kopjen e pare qe mori ne duar ja dhuroi me autograf ne emrin e te gjitheve ju, poetit dhe autorit te njohur te teksteve te kenges, Jorgo Papingjit. Veprimi i saj ishte sinjifikativ: keto krijime jane edhe kenge, kenge zemre, burim per tekste te mundshme te kenges bashkekohore shqiptare.
Nderkohe znj. Mardena ka nisur perpjekjet per organizimin e nje promovimi te Antologjise me nje ceremoni te spikatur, mundet qe ai organizim te behet aty nga gjysma e pare e tetorit.Per çdo rast do të njoftoheni.

Edhe nje here urime e suksese secilit me vehte e te gjitheve bashke, ashtu si ini bashke, te bukur e dinjitoze, ne faqet e kesaj Antologjie.
Me respektShtepia botuese “ Albin”
Tirane 16 shtator 2006

U kujdes per faqosjen ne revisten “Zeri i larget” Llemadeo

METUSH KRASNIQI;SIMBOL I REZISTENCËS SHQIPTARE

METUSH KRASNIQI - SIMBOL I REZISTENCËS SHQIPTARE
Histori |
Metush Krasniqi u lind ne Dajkoc të Dardanës më 19.8.1928. Lindja e tij ishte gëzim i papërshkrueshëm në familjen Krasniqi, kur ky djalosh lind pas tri vajzave.



Trungu i tij familjar me rrënjë të thella dhe shumë degë ishte i pregaditur për atdhedashurinë pa marrë parasyshë sakrificat. Ata kurdoherë u gjindën të gatshëm me armë në dorë në mbrojtejen e tokave shqiptare nga pushtuesit.
Babai i Metushit Asllani, më 1912 ishte dënuar në gjykatën turke të Gjilanit me 101 vjet burgim. Metushi fëmijërinë e kaloi në vendlindje, kurse mësimet fillore i kreunë Hodonoc, ku mësimi mbahej në gjuhën serbe. Pastaj ndërpreu mësimin e rregullt, por lexoi me një zell të madh.
Në këto rrethana e gjeti shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore, kur u bënë ndryshime të mëdha, në GJilan hapet shkolla shqipe ku kreu shkollen e plotë fillore semimaturen dhe disa kurse pedagogjike. Martohet në moshën 16 vjeqare, pa dasmë, shoqëri dhe miq, nga se kështu ishin martesat në rrethana luftes.
* Në vitet 1947-49 kreu një kurs pedagogjik në Pejë e në Gjakovë, ndërsa në vitin 1950 merr diplomën e mësuesisë në Shkollën Normale të Gjakovës.
Në vitin 1950-51, filloi punën si mësues në shkollën fillore në Shipashnicë të Epërme. I frymëzuar nga veprimtarët e LNDSH, në Shipashnicë së bashku me kolegët e vet themelon orgnaizatën ilegale "Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë". Autoritetet e arsimit, vetëm një vit më vonë Metush Krasniqin e transferojnë në shkollën e Strezovcit. Aty punoi një vit dhe u transferua në Hogosht, ku e gjeti arsimtarin e gjuhës shqipe Ndue Nekajn dhe Hogoshti e mirëpriti ngrohtësisht ardhjen e tij.
Pas njëviti Metush Krasniqin e transferuan në shkollën fillore të Muçivercit dhe në vitin shkollor 1955/56 me vendimin e organeve arsimore të Rrethit të Dardanes(ish-Kamenicë), shkolla 8 klasëshe e Muçivercit megjithë arsimtarët e mjetet mësimore u bart në Roganë dhe për çudi po me atë vendim Metush Krasniqi u emrua drejtor i shkollës në këtë fshat, shkollë e cila sot mban emrin e këtij dëshmori. * Në vitin 1957 pas ndjekjeve dhe burgosjeve detyrohet të shpërngulet në Shkup. Atje krahas punës në arsim me përkushtim vepron në organizatën "Partia Revolucionare..."
Në nëntor 1958 Metush Krasniqi burgoset dhe dënohet me 18 vjet burg të rëndë, prej të cilave i mbanë vetëm 8 vite. Pas daljes nga burgu Metush Krasniqi i kaloi disa vjet në fshatin e lindjes në Dajkoc ku i kryente të gjitha punëte fshatit. I entuziazmuar nga hovi që kishte marrë shkollimi, Metushi më pas regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, dhe në vitin1970 u punësua në shkollën e mesme teknike "19 Nëntori" në Prishtinë. Mirëpo, atë nuk e lanë të punoj qetë. Me vendim të Dushan Ristiqit -Kryetar i KK të LKJ të Prishtinës dhe të kryeudbashit në Gjilan Aleksandar Cana Periq, Metush Krasniqi u largua nga arsimi.
Metush Krasniqi meqë gëzonte një autoritet të madh në mesin e rinisë shkollore dhe universitare në Kosovë, por edhe në Maqedoni, ai kishte formuar një rreth të gjerë shokësh besnik, ishin ata si: Hasan Dermaku, Rexhep Mala e Skender Kastrati nga Hogoshti; Njazi Korça nga Gëmica, Kadri Zeka nga Poliçka, Ethem e Fehmi Bajrami nga Malisheva e Gjilanit; Rexhep Elmazi e Rafet Bajrami nga Gjilani; Jusuf Gërvalla, Zeqir Gërvallën e Sabri Novosellën në Prishtinë e shumë të tjerë.
* Në vitin 1976 Metush Krasniqi vihet në krye të Organizatës"Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi" LNÇKVSHJ.

Gjatë atyre viteve bënë përpjekje për bashkimine të gjitha grupeve ilegale në një organizatë të fuqishme. Metush Krasniqi gjatë viteve të 80-ta punoi në ilegalitet të thellë, por megjithatë UDB-a permes informatoreve shqiptarë, dinte për aktivitetin e Metushit, dhe më 4 nëntor 1981 burgoset, torturohet rëndë nga udbashi Selim Brosha e shume të tjerë.
Pas katër muaj lirohet në gjendje të rëndë shëndetësore. * Më 4 nëntor 1985 Metush Krasniqi sërish burgoset dhe gjatë shtatë muaj e pesëmbëdhjetë ditëve sa e mbajtën në burgjet e Prishtinës e të Mitrovicës, rrahet e torturohet në mënyrat më mizore.
Pasi ishte i dërmuar për vdekje UDB-a më 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe më 15 tetor 1986 ky atdhetar i devotshëm duke mos pasur shërim ndërroi jetë. Varrimi i tij u bë në fshatin e lindjes në Dajkoc.

Shaban Cakolli

Sonntag, 5. April 2009

TI RIKTHEHEMI TRADITËS

Për nderë të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën Veri-Atlantike, në Dobërçan të Gjilanit, u mbajt një Mbrëmje Artistike Muzikore nën moton:

“T’ I RIKTHEHEMI TRADITËS!”

Dobërçan – Gjilan, më 04 Prill 2009.

Nën organizim të Restorantit “Ahishta” dhe pronarit të tij, z. Avni Tahiri, të shtunën, më datën 04 Prill 2009, duke filluar nga ora 21.00, u mbajt një Mbrëmje Artistike Muzikore me këngëtarët popullor të Anamoravës, nën moton :

“T’ i rikthehemi traditës!”

Ky manifestim kulturor, i pari i këtij lloji në traditën e hotelerisë kosovare , u organizua për nderë të 60 – vjetorit të themelimit të Aleancës Veri – Atlantike të NATO-së dhe për nderë të 4 Prillit, kur Shqipëria edhe zyrtarisht u pranua si anëtare e plotë e kësaj Aleance .

Qëllimi kryesor i këtij Manifestimi kaq masiv kulturor , ishte që t’ i flakim stilet, antivlerat, ndikimet dhe rrymat e huaja në muzikën tonë popullore, në veçanti që t’i shpallet luftë stilit të muzikës rome “Tallava”, stil ky, që kohëve të fundit e ka pllakosur këngën dhe muzikën tonë tradicionale kombëtare dhe t’ i rikthehemi traditës sonë të këngës popullore shqiptare .

Në këtë spektakël të madh të këngës dhe muzikës popullore, u interpretuan këngë e valle nga të gjitha trojet dhe krahinat shqiptare , që nga jugu e deri në veri, duke filluar nga këngët tradicionale polifonike, këngët qytetare nga Shqipëria e Mesme, Tirana, Shkodra, Gjakova e deri tek këngët rapsodike malësorçe të shoqëruara me çifteli e sharki.

Nuk u harruan as vallet tradicionale me motive nga Malësia e Karadakut dhe Lugina e Preshevës, të shoqëruara me tupan e surle , nga Rexhep Jashari, Jashar Ahmeti dhe Nazim Elezi.

Në kuadër të kësaj Mbrëmje Artistike Muzikore, u përkujtuan dhe u nderuan këngëtarët e ndjerë të këtij regjioni: Qazim Shabani, Fehmi Qaili dhe Agim Baftijari, të cilët në moshën më të mirë të jetës së tyre, u ndanë kobshëm nga bota e të gjallëve .

Programin e kësaj Mbrëmje Artistike Muzikore, e hapi dhe e drejtoi veterani i këngës Demir Krasniqi, i cili prezantoi të gjithë këngëtarët pjesëmarrës , të cilët i kënduan këngët më të bukura nga shpirti dhe repertori i tyre, duke filluar nga veterani i këngës së Anamoravës – Prof. Reshat Ramadani, Prof. Hysen Terziu, Dr. Rabit Sadiku, Sirie Gagica – Sadiku, Avdi Latifi, Faruk Brestovci, Qemajl Musliu, Skënder Maliqi – Kosaqa, Nazim Gagica, Arben Krasniqi, Remzi Leka, Fatmir Morina, Sheqere Pajaziti, Samir Aliu, Afrim Haziri, Sami Cana, Qazim Hajdari, Shefqet Sadiku, Ali Aliu, Adnan Leka, Nehat Ferati, Medina Inajeti, Lumturie Milazimi, Alma Bega, Rexhep Jashari, Shkëlqim Kosova etj.

Të gjithë këngëtarët e kësaj mbrëmje i përcolli orkestrina popullore “Lyra” nga Gjilani, në përbërje të instrumentistëve: Arif Isufi, Bekim Rexhepi dhe Bekim Jetishi.

Në emër të Shoqatës së këngëtarëve popullor të Anamoravës, këngëtari Skënder Maliqi e nderoi me një “Mirënjohje speciale” pronarin e këtij restoranti dhe organizatorin e këtij spektakli, z. Avni Tahiri, kurse profesori, shkrimtari dhe veterani i këngës Hysen Terziu, i dhuroi një komplet librash nga autorësia e tij .

Për të gjithë këngëtarët dhe artistët pjesëmarrës të këtij spektakli muzikor, pronari i restorantit, shtroi darkë dhe pije të pakufizuara. Të gjithë këngëtarët dhe artistët që morën pjesë në këtë Mbrëmje të madhe artistike, ishin vullnetmirë dhe kënduan pa asnjë kompensim material, ashtu si që edhe për mysafirët – hyrja ishte gratis .

Le të shpresojmë, se shembullin e Restorantit “Ahishta” , do ta ndjekin edhe hoteleritë tjera kosovare, duke i lënë hapësirë të merituar të gjithë artistëve të këngës dhe muzikës tradicionale, por edhe të gjithë artistëve dhe krijuesve të lëmenjve tjerë të artit dhe të kulturës sonë tradicionale kombëtare!

Le të shpresojmë, se kënga dhe muzika jonë tradicionale do të rikthehet aty ku e ka vendin dhe të jetojë e lirë, pa u ndotur nga rrymat dhe mbeturinat e importuara nga tregjet e jashtme !

Gjilan, më 04. 04. 2009. Demir KRASNIQI

Donnerstag, 2. April 2009

REAGIM RRETH DISA BOTIMEVE TE NE

Reagim:

EDHE KUR SHKRUAN LIBRA PËR VETI – DUHET TË THUHET REALITETI

    • Përkitazi me librin monografik “GJILANI – RETROSPEKTIVË KULTURORE” 60 vjet të themelimit të SHKA “DRITA”, 40 vjet të themelimit të SHKA “Zenel Hajdini”, të autorit Reshat Ramadani , botuar në Gjilan, më 2007.-

Edhe pse e çmoj dhe respektoi sinqerisht punën , angazhimet dhe kontributin e dhënë në lëmin e kulturës , amatorizmit dhe publikimit të përpjekjeve për ta mbajtur gjallë jetën kulturore në Gjilan, nga ana e profesorit të nderuar Reshat Ramadani, i cili sado pak është munduar që ta pasqyroj jetën kulturore dhe zhvillimin e amatorizmit në Gjilan, në një periudhë kohore prej 60 viteve të fundit, përmes publikimit personal të librit të tij monografik, të titulluar :”Gjilani – retrospektivë kulturore” 60 vjet të themelimit të SHKA”Drita”, 40 vjet të themelimit të SHKA “Zenel Hajdini”, të botuar në regji private në Gjilan, më 2007, nuk munda të rri indiferent ndaj disa lëshimeve profesionale të pafalshme dhe disa falsifikimeve të realitetit historik kulturor, të cilat ky autor nuk mund të arsyetohet se i ka bërë pa qëllim, apo nga harresa e pleqërisë !

Autori i këtij libri monografik, z. Reshat Ramadani, i bekuar dhe i përkrahur nga recensentët e këtij libri: Prof. Ibrahim Shabani dhe Prof. Xhevat Ismaili, që në faqen e brendshme të titullit pompoz të librit, nuk harron që t’ ua lë amanetin dhe porosinë lexuesve të librit të tij dhe gjeneratave të reja kështu:

“Mos t’ i harrojmë ata që punuan për afirmimin kombëtar shqiptar!”

Kjo porosi e autorit Ramadani, do të ishte shumë e qëlluar, sikur të mos ndodhte që pikërisht, ai vetë bëhet si shembull konkret, që i “harron “ ata që punuan dhe kontribuan më së shumti në afirmimin e artit dhe kulturës kombëtare shqiptare!?

Pa dashur të hy në detale rreth analizave të këtij libri, unë, si njëri ndër krijuesit më të mëdhenj muzikor nga ky regjion, e që në këtë libër jam përbuzur dhe nëpërkëmbur fatalisht, nga ana e këtij autori, do të ndalëm vetëm në tri elemente kyçe të lëshimeve , të cilat nuk i bëjnë nderë as respekt këtij libër-shkruesi , dhe këtë e bëjë jo me qëllim që ta ngrit vetën, por vetëm për hir të realitetit dhe të vërtetës, që lexuesve dhe miqve të librit e të këngës, të mos u qitet hi syve në pikë të ditës !

1.Po qe se lexohet me vëmendje dhe analizohet drejt materiali i prezantuar në këtë libër, atëherë çdo njeri me mendje të shëndoshë, me kokë të ftohtë dhe logjikë të shëndosh, nuk e ka të vështirë që ta kuptojë, se ky libër monografik , i cili i dedikohet aktiviteteve kulturore të dy SHKA-ve më masive të Gjilanit (dikur), fund e krye i atribuohet meritave vetjake të autorit, e shumë më pak të anëtarëve tjerë, që shumica prej tyre ma nuk janë në botën e të gjallëve!

Pra, mendojmë se më mirë do të ishte që ky libër monografik , t’ i kushtohej vetë autorit dhe të titullohej “Monografi retrospektive kulturore e Reshat Ramadanit” se sa i atyre dy shoqërive, për të cilat flet titulli i librit !

2.Në faqen 128, të këtij libri monografik, autori Ramadani, shkarazi e përmend një aktivitet shumë të rëndësishëm kulturor , që ishte i pari i këtij lloji në Gjilan dhe Kosovë, pra fjala është për organizimin e Manifestimit Përkujtimor, kushtuar 1- vjetorit të vdekjes së këngëtarit Qamili Vogël, i cili nën rrethana të hekurta policore, u mbajt më datën 04 Nëntor 1992, në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Autori, tërë lavdin e organizimit të këtij Manifestimi, ua lë organeve udhëheqëse të Shtëpisë së Kulturës (Drejtor i së cilës ishte ai vet) dhe disa entuziastëve e veteranëve të muzikës, për të vazhduar më tutje me lavdin se gjoja këtë Manifestim Përkujtimor, e paska organizua SHKA “Zenel Hajdini” e Gjilanit?!

Kjo thënie e autorit, nuk qëndron dhe është dezinformatë e kulluar!

E vërteta është se atë kohë, z. Reshat Ramadani ishte Drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Gjilan. Me kërkesën dhe insistimin e Demir Krasniqit, pas shumë lutjeve, Drejtori e ka lejuar sallën dhe mbajtjen e këtij manifestimi, të cilit më vonë iu ka bashkëngjitur edhe vetë, si solist popullor me një këngë nga repertori i Qamilit të Vogël!

Këtë program përkujtimor, fund e krye e ka përgatitur, përzgjedhur dhe drejtuar vet iniciatori i këtij Manifestimi – Demir Krasniqi dhe të gjitha pikat muzikore të këtij programi i ka shoqëruar me përcjellje muzikore Ansambli Muzikor “Krasniqja” i Demir Krasniqit, e jo SHKA “Zenel Hajdini”, siç e përshkruan autori !

Falë Zotit, të gjithë pjesëmarrësit e atij Manifestimi edhe sot janë të gjallë dhe mund të dëshmojnë për të vërtetën, madje edhe vetë familjarët e Qamilit të Vogël, që ishin prezent në atë program.

Edhe për historikun, jetën dhe krijimtarinë muzikore të Qamilit të Vogël, në atë Manifestim Përkujtimor, ka folur autori i Monografisë së Qamilit të Vogël :”Qamili Vogël – zë që nuk shuhet” dhe autori i veprave të Qamilit të Vogël: “Këngë përjetësie”, reaguesi i këtij shkrimi – Demir Krasniqi, si dhe me një fjalë rasti është prezantuar edhe redaktori i ndjerë i veprave të Qamilit të Vogël, prof, Dr. Shefqet Pllana.

3. Derisa mbarë bota shqiptare, Gjakova dhe familjarët e Qamilit të Vogël, e dinë se kush i mblodhi, kush i deshifroi dhe kush i botoi 98 këngët e krijuara nga Qamili i Vogël, me titull:”Këngë përjetësie”, libër ky që u botua me rastin e 15 – vjetorit të vdekjes , dhe u promovua në Gjakovë, nga autori, deshifruesi dhe redaktori:Demir Krasniqi – zotëriu Reshat Ramadani, nuk po e dika këtë fakt historik, të cilin mundohet që ta zhbijë nga historia përmes librit të tij?!

Veprimet, nëpërkëmbjet dhe dezinformimet e tilla, nuk janë asgjë më tepër se sa një shpirtngushtësi dhe xhelozi e pa parë nga ana e autorit të këtij libri.

Për xhelozinë dhe shpirtngushtësinë e këtij autori, ndaj meje Demir Krasniqit dhe veprimtarisë sime muzikore, përmes këtij libri pasqyrohen edhe një varg faktesh tjera, që e vërtetojnë këtë konstatim:

Derisa në librin e autorit Reshat Ramadani, kanë zënë vend disa fotografi të këngëtarëve popullor nga Shqipëria e Mesme, Tirana, Shkodra, Gjakova... e që nuk kanë asgjë të përbashkët me SHKA “Drita” dhe “Zenel Hajdini” nga Gjilani, autori i këtij libri, nuk e pa të udhës që ta botojë së paku një fotografi timen?!

Se ka vuajtur nga xhelozia dhe inati profesional ndaj meje, autori Reshat Ramadani, madje nuk e ka pa të udhës që të më fton as në ceremoninë e promovimit të këtij libri, nga se që më parë e ka ditur se çfarë ka bërë aty me qëllime të caktuara!

Derisa të gjithë të tjerëve, ua ka dhënë dhe shpërnda këtë libër, autori Ramadani nuk e ka pa të udhës as që të ma jap këtë libër, qoftë si dhuratë, apo me para! Vetëm pas kërkesave të mia të pareshtura, tek pas dy viteve të botimit të këtij libri, autori mezi bënë ballë që të ma dërgoj përmes një personi tjetër dhe atë gratis, për çka unë sërish do ta falënderoj, duke i uruar shëndet dhe punë të mbarë, por me porosinë time:

-Që të mos i injoroi, harroi, xhelozoi dhe nëpërkëmbi artistët dhe krijuesit tjerë të artit dhe të kulturës tradicionale muzikore !

Gjilan, më 02. Prill 2009. Demir KRASNIQI