METUSH KRASNIQI - SIMBOL I REZISTENCËS SHQIPTARE
Histori |
Metush Krasniqi u lind ne Dajkoc të Dardanës më 19.8.1928. Lindja e tij ishte gëzim i papërshkrueshëm në familjen Krasniqi, kur ky djalosh lind pas tri vajzave.
Trungu i tij familjar me rrënjë të thella dhe shumë degë ishte i pregaditur për atdhedashurinë pa marrë parasyshë sakrificat. Ata kurdoherë u gjindën të gatshëm me armë në dorë në mbrojtejen e tokave shqiptare nga pushtuesit.
Babai i Metushit Asllani, më 1912 ishte dënuar në gjykatën turke të Gjilanit me 101 vjet burgim. Metushi fëmijërinë e kaloi në vendlindje, kurse mësimet fillore i kreunë Hodonoc, ku mësimi mbahej në gjuhën serbe. Pastaj ndërpreu mësimin e rregullt, por lexoi me një zell të madh.
Në këto rrethana e gjeti shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore, kur u bënë ndryshime të mëdha, në GJilan hapet shkolla shqipe ku kreu shkollen e plotë fillore semimaturen dhe disa kurse pedagogjike. Martohet në moshën 16 vjeqare, pa dasmë, shoqëri dhe miq, nga se kështu ishin martesat në rrethana luftes.
* Në vitet 1947-49 kreu një kurs pedagogjik në Pejë e në Gjakovë, ndërsa në vitin 1950 merr diplomën e mësuesisë në Shkollën Normale të Gjakovës.
Në vitin 1950-51, filloi punën si mësues në shkollën fillore në Shipashnicë të Epërme. I frymëzuar nga veprimtarët e LNDSH, në Shipashnicë së bashku me kolegët e vet themelon orgnaizatën ilegale "Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë". Autoritetet e arsimit, vetëm një vit më vonë Metush Krasniqin e transferojnë në shkollën e Strezovcit. Aty punoi një vit dhe u transferua në Hogosht, ku e gjeti arsimtarin e gjuhës shqipe Ndue Nekajn dhe Hogoshti e mirëpriti ngrohtësisht ardhjen e tij.
Pas njëviti Metush Krasniqin e transferuan në shkollën fillore të Muçivercit dhe në vitin shkollor 1955/56 me vendimin e organeve arsimore të Rrethit të Dardanes(ish-Kamenicë), shkolla 8 klasëshe e Muçivercit megjithë arsimtarët e mjetet mësimore u bart në Roganë dhe për çudi po me atë vendim Metush Krasniqi u emrua drejtor i shkollës në këtë fshat, shkollë e cila sot mban emrin e këtij dëshmori. * Në vitin 1957 pas ndjekjeve dhe burgosjeve detyrohet të shpërngulet në Shkup. Atje krahas punës në arsim me përkushtim vepron në organizatën "Partia Revolucionare..."
Në nëntor 1958 Metush Krasniqi burgoset dhe dënohet me 18 vjet burg të rëndë, prej të cilave i mbanë vetëm 8 vite. Pas daljes nga burgu Metush Krasniqi i kaloi disa vjet në fshatin e lindjes në Dajkoc ku i kryente të gjitha punëte fshatit. I entuziazmuar nga hovi që kishte marrë shkollimi, Metushi më pas regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, dhe në vitin1970 u punësua në shkollën e mesme teknike "19 Nëntori" në Prishtinë. Mirëpo, atë nuk e lanë të punoj qetë. Me vendim të Dushan Ristiqit -Kryetar i KK të LKJ të Prishtinës dhe të kryeudbashit në Gjilan Aleksandar Cana Periq, Metush Krasniqi u largua nga arsimi.
Metush Krasniqi meqë gëzonte një autoritet të madh në mesin e rinisë shkollore dhe universitare në Kosovë, por edhe në Maqedoni, ai kishte formuar një rreth të gjerë shokësh besnik, ishin ata si: Hasan Dermaku, Rexhep Mala e Skender Kastrati nga Hogoshti; Njazi Korça nga Gëmica, Kadri Zeka nga Poliçka, Ethem e Fehmi Bajrami nga Malisheva e Gjilanit; Rexhep Elmazi e Rafet Bajrami nga Gjilani; Jusuf Gërvalla, Zeqir Gërvallën e Sabri Novosellën në Prishtinë e shumë të tjerë.
* Në vitin 1976 Metush Krasniqi vihet në krye të Organizatës"Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi" LNÇKVSHJ.
Gjatë atyre viteve bënë përpjekje për bashkimine të gjitha grupeve ilegale në një organizatë të fuqishme. Metush Krasniqi gjatë viteve të 80-ta punoi në ilegalitet të thellë, por megjithatë UDB-a permes informatoreve shqiptarë, dinte për aktivitetin e Metushit, dhe më 4 nëntor 1981 burgoset, torturohet rëndë nga udbashi Selim Brosha e shume të tjerë.
Pas katër muaj lirohet në gjendje të rëndë shëndetësore. * Më 4 nëntor 1985 Metush Krasniqi sërish burgoset dhe gjatë shtatë muaj e pesëmbëdhjetë ditëve sa e mbajtën në burgjet e Prishtinës e të Mitrovicës, rrahet e torturohet në mënyrat më mizore.
Pasi ishte i dërmuar për vdekje UDB-a më 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe më 15 tetor 1986 ky atdhetar i devotshëm duke mos pasur shërim ndërroi jetë. Varrimi i tij u bë në fshatin e lindjes në Dajkoc.
Shaban Cakolli
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
1 Kommentar:
Zoti Cakaj07.
Ky artikull për te madhin Metush Krasniqi eshte pune e dikujt tjeter por Xhaxhai Shaban Cakolli edhe pse 50 vjeç kurr nuk u ngop me te vjedhur te mundit të të tjerëve, artikulli i siperm eshte pune qe ai e vodhi ne Wikipedia dhe se i gjori ne faqen e tij Djepi im DARDANIA ka falenderuar dikend qe e solli artikullin!
Eshte turp nje i moshuar me mend femijesh te krenohet me punën dhe mundin e tjeterkujt e ne fund duke publikuar diçka si pune te tij.
Vertet TURP
Kommentar veröffentlichen