KOLEC TRABOINI E perhimta dimerore - cikel poetik - 1- E PERHIMTA DIMERORE Gezuar mikja ime e larget ne keto caste qe viti po ndrron edhe ju miq te paket qe keni mbetur si shterg pa atdhe - gezuar, packa se ne qiell nuk ka me zogj e vec ca re te perhimta dimerore - na thone se dikur kemi qene dikush e dikur... Boston Dhjetor 2005 2- PA EMER... Gris, fshij, shuaj, harro; mesazhet, letrat, piketakimet, ekspresin tek Shallvaret, kafenene me emer grek, Itake, ne mitologji e ngujuar. Edhe mollen e kuqe qe nje buzembremje kafshuam te dy kur bashkuam frymet si enderr pa zgjim ne pragun e shkalleve te dritherimes, ta shtypesh me takat e kepuceve - me pas ti fshish, mos harro . Mos i kujto me njerezit, ngjarjet, takimet, enderrimet, se ata, te grisurit, te fshirit jane fajtore e duhen denuar e braktisur ne kete dimer me shi ne kete stine politike pa drita e me endrra te ftohta si trupa lakuriq aferditash te ngrira qe s'i do me askush. Mire ben cfare gris, shqyen, harron, se gjithmone ka gjera per te grisur e shqyer ne kete bote, por cfare do te arrish pas kesaj - ti vehtes nuk guxon tja thuash, ti thuash se nuk eshte gjithmone e qenesishme fakti se vetem rrojme, qofte dhe te cliruar prej pengut te se djeshmes pa emer. 25 nentor 2005 3- FARI I SHPRESES Vare enderrimin tek ndonje yll si nje shamize e kalter ne eren qe fryn neper gjokse vajzerie. Ta shohe nga larg ikanaku njeri f ergellimen e gjirit tend ne qiell e te pervelohet prej deshirave te zgjimit. Ikanaku qe harruar detrave te botes mbeti neper dimra pikellimi pa ty. 4- TRENDAFIL POETIK Nje buze eshte nje petal, nje puthje eshte nje trendafil, nje enderr, eshte nje udhez per tek njeriu – ndaj merre kete trendafil endrrash dhe kurre nga dora mos e hiq se brenda tij jam une - e brenda meje je ti, e aroma e tij e mbeshtjell qenien tone ashtu si qielli pafundesisht mbledh: yjet nen te cilet fleme dhe zgjohemi, bejme dashuri dhe vdesim, dremisim ne nje jon drite, prej ku do ti shohim te gjitha lulezimet e pranverave te botes dhe gjitha dashurite e brezave qe do te vine. ... Merre kete trendafil poetik - eshte per ty! 22 nentor 2005 5- LEPURUSHI I KLARES Lepurushi i Klares a rron ende, megjithese ne librin tim gjithmone gjallnon ne faqen 95 tek i gezohet si atehere veshtrimit tend si cicerime laureshe ne pyllin e vjeshtes... Do te isha shume i trishtuar te mirrja lajme si ky; se, "qimebardhi nuk jeton me dhe endrrat jane shuar", sepse gjithmone ate lepurush e kam patur ndermend, ne kete bote si kafsha me fatlume. Ndoshta -ndoshta se ai i gezohej asaj qe mua me ndalohej, e te ndodhte asisoj ajo qe nuk mund te besohet: tia kisha zili lumturise se nje kafshe. 26 tetor 2005 6- ENIGMA KTHIMI Meditim per ty qe me ke humbur Kur kalon koha e dritezat e ngjarjeve si yjeza shuhen, njeriu nis e ndjen brenda vetes regetimen e stines- qe ne harrim la pas e prej te ciles druhej. Nese eshte dimer, pikellon per vjeshten qe dha shpirt nen kercitje gjethesh - nen kepucet e tij si muzike funeber ne parqe. Dhe cfare e rendomte i dukej, krejt e paperseriteshme dhe e bukur si nje fytyre pas qelqit- qe nuk mund ta preke me i rishfaqet. Kur kalon koha e stina-stinen kembezvarre, pa ditur ku shkon e nga vjen e terheq, njeriut per te djeshmen - dhe vetveten here-here i vjen keq. Kur te dashuren kurre te mos ta kete me, digjet e pervelohet per ate, enigma e kthimit brenda njeriut - si keterr ne nje zgaver lisi me nje sy hapur fle... 18 nentor 2005 7- PLEQERISHTE Megjithese ditet perseriten ne te njejten trajte, si e njejta gje ato nuk mund te jene njesoj se koha qe fshehtas kalon e ne mes nesh shtigjet i ze, neper to ze fryn si ere dicka te re ne mes nesh te sjelle e keshtu t'na duket, mbase gabuar, se jeta serisht ka nis, ze fill, pas dimrit serisht ka beh pranvera me dallendyshe neper qiell. Ne te vertete cdo nje prej nesh aty ku fati e ka nderprere enderron udhezen ta rinise packa se e keqja i ka zene shteg e jeta i heq kembet zvarre, nje kohe te re e trajte te re brenda vetvehtes per te ndjere... Valle cfare thote Buda per kete; a ka kund shprese per pleqte e mjere? Dhjetor 2005 8- "NUK BEHEN GJERAT KREJT ASHTU..." E di qe gjerat s' behen "ashtu" - si meteore ne nete gushti, po si i behet qe te behen e ne si pleq te mbledhim mendjen. Se duke ndenjur gojekycur - as keshtu e as ashtu , zogjte ne qiell fluturojne si harrakate tutje-tu... Vec koha iken e pas saj si qerre fshati na terheq, ndaj per ca gezime pleqerie ne mos i pacim na vjen keq.. E di, qe flas, jangellesh- gabim, se me ngeli mendja tek nje flutur me flatra dielli krejt praruar atje ne Tiranen tone te bukur... KT2005 9- KUR DIKUSH TE PERSHENDET NGA ROMA A. M. Vetem nje here kam qene ne Rome, ne tetor 2003 - Lumturimin e Nene Terezes - por ajo here me mjaftoi per ta ndjere flladin e gjenialitetit qe fryn ne cdo skaj te qytetit magji, ku mengjesi, t'i prek enderrat me rreze dielli qe trokasin ne dritare e ti kapur pas tyre si fijeza te argjendeta zbret neper rruge e sheshe, aty ku fryma te mbetet pezull prane muresh ciklopike e prane cdo statuje ndjen frymemarrje njeriu te hershem. Ndaj kur mora pershendetjen e AM nga Roma e larget, permes stuhi borerash e ererash polare ne Nju Ingland, shpirti mu trazua serisht me ndjesi madheshtie e brenda vetvehtes ndjeva te me rrokullisej nje gur - sikur Mikelanxhelo rigdhendete Moisiun e si pasoje, nen goditje cekani qe thyen mermer e rikrijon njeriun, nen ngasje krijimi nuk mund te heshtja - do te behesha fjalaman pa tjeter dhe une... Per Romen sa dobesi paska njeriu. flet dhe atehere - kur desheron te heshte e me fjalen si cekan, do s'do, thyen gure te rende mendimi. 1 janar 2006 10- DESHIRA TE VRARA Shpesh here e ndjej vehten vrases deshirash ende te palindura qe nje dite mund te beheshin femije, nese njeri-tjetrin s'do ta kishim braktisur ne vjeshten e fundit me shi... Ne te dy jemi vrases, packa se kriminele s'na quan njeri... 2 janar 2006 11- AROMA Kjo bote ku jetoj eshte e madhe e bukur, por gjithesesi jashte meje, eshte si frutat e medha hibride neper supermarkete, por pa leng e shije si frutat e Mesdheut plot arome. Dhe oqeani qe kam diku pas shpatullave, nuk ka ngrohtesine e detkaltrit tone. Kerkojme dimensione edhe ne hapsirat qiellore- kudo qe te jete, kur aroma e frutave dhe e miqesive, pas, ne atdheun tone te varfer e te keputur - eshte si det... Boston 3 janar 2006 |
Samstag, 22. November 2008
POEZI NGA KOLEC TRABOINI
i
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen