Sonntag, 16. November 2008

DY ALBUME TË REJA TË DEMIR KRASNIQIT


Shaban Cakolli: Dy albume të reja të Demir Krasniqit


Demir Krasniqi
Në Jubileun e 40-vjetorit të këngës dhe krijimtarisë muzikore:
DY ALBUME TË REJA ME KËNGË TË DEMIR KRASNIQIT

Produksioni muzikor ”Mr Bini” Gjilan

Nga Shaban CAKOLLI

Në jubileun e 40-vjetorit të këngës dhe krijimtarisë muzikore,këngëtari,krijuesi, pedagogudhe kompozitori i lindur në Malësinë e Gollakut-Demir Krasniqi,para ca ditësh publikoi dy albume të reja me këngë autoriale dhe nga tradita jonë muzikore.Vlenë të theksohet,se këto dy albume jubilare,me këngë të kompozuara në frymën e melosit tradicional dhe këngë të trashëguara nga tradita jonë muzikore,këngëtari ynë Demir Krasniqi i ka realizuar me punën ,mundindhe shpenzimet e veta personale,pa ndihmën e askujt,vetëm e vetëm që të ua lë në dispozicion adhuruesve të vet besnik,të cilët e shijuan këngën dhe talentin e tij,gjatë katër dekadave të kaluara.
Pra Demiri nuk ka bërë albume për komercializëm,për të ngritur karierë,as për të përfituar materialist nga këto këngë! Qëllimi i tij jetësor prej artisti popullor ishte,është dhe do të mbetet përgjëthmonë kënaqëja e shpiertrave që e duan,e dëgjojnë,e këndojnë dhe e konsumojnë këngën tradicionale shqiptar.
Për të qëndruar vertikal në këtë rrugëtim të gjatë,Demir Krasniqit gjëthmonë i ka parapri si fanar drite,motoja e legjendës së këngës shqiptare Qamili i Vogël,i cili gjatë gjëthë jetës së tij thoshte:
“Nëse këndon për fytyrë-nuk do të kesh para! Nëse këndon për para-nuk do të kesh fytyrë!” Andaj Demiri me vetëdije të plotë e zgjodhi rrugën e të kënduarit për fytyrë,e jo ate për para!
Në anën tjetër,gjatë krijimtarisë së tij Demir Krasniqi gjëthmonë ka krijuar,botuar dhe kënduar nën moton e tij të përhershme:
“Për emrin e Zotit,
Për nderin e kombit,
Për gjakun e
dëshmorëve,
Për eshtrat e varreve!”
Krijimtaria e tij nën këtë moto,nuk u shkoi për shtati të ashtuquajturve”Producent” të firmave të ndryshme muzikore,të cilët e kanë vërshuar tregun e brendshëm dhe të jashtëm muzikor me vlerat e dyshimta muzikore,që më së paku kundërmojnë erë kënge e muzike shqiptare!
I penguar nga këto tendenca,Demiri nuk ia doli që të bindi ndonjërin prej tyre,që për nderë të këtij jubileu dhe të rrespektit ndaj adhuruesve të tij t´ia merrnin këto albume dhe tía editonin për publikun e gjërë muzikor,atë vendor dhe në diasporë.Ndonëse Demiri ua ofroi këto albume gratis,të tillët jo vetëm që nuk ia morën për editim albumet,por edhe e përbuzën nderin e tij në mënyrat më të paskrupullta,ndër të cilat po i përmendim vetëm disa sosh:
“Nuk po i ha pazari këngët tradicionale!”
“Ka kaluar koha e këngëve të Ali
Bungut!”
“Këndo këngë”Tallava”!
“Tu ka plakë zëri”!,etj..etj……
Më në fund u gjend një njeri producent që e kuptoj rëndësinë,vlerën dhe kontributin shumëvjeçar të Demir Krasniqit dhe ia mori për editim këto dy albume jubilare,madje edhe në rrezik të tij material!Është ky producenti Lulëzim Gagica,pronar i produkcionit muzikor”Mr Bini” nga Gjilani,i cili është njeri i njohur për kultivimin e vlerave muzikore,dhe ka qëndrim besnik ndaj këngës tradicionale shqiptare.
Produkcioni muzikor”Mr Bini”,këto ditë editoi dhe publikoi dopio-albumin e këngëve të Demir Krasniqit,duke i botuar ato në dy CD të pandara! Në albumin e parë të këtij jubileu,Demir Krasniqi për adhuruesit e vet ka zgjedhur këngët,si vijon:
KUSHTRIMI I SKËNDERBEUT-Këngë kjo me të cilën Demir Krasniqi e filloi karierën e vet prej këngëtari në vitin 1968.Kjo këngë e autorit gjakovar Zekeria Çarkaxhiut,atë botë shënonte jubileun e 500 vjetorit të vdekjes të trimit ton legjendar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.Sivjet kjo këngë shënon 540 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe 40-vjetorin e këngës dhe krijimtarisë muzikore të Demir Krasniqit.
LIDHJA SHQIPTARE E PRIZERENIT-Është këngë e kompozuar nga Demir Krasniqi nën tekstin e poetit Zenel Gashi dhe kënduar me rastin e jubileut të 100 vjetorit të LSHP,sivjet kjo këngë shënon 130-vjetorin e LSHP dhe dhe 40-vjetorin e këngëtarit-autorit të saj.
BASHKIMI I MANASTIRIT-Është kënga vijuese e albumit,të cilën Demir Krasniqi e ka kompozuar nën tekstin e prof.Dr.Reshat Nexhipit,nga Manastiri,enkas për jubileun e 100-vjetorit të Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe,të mbajtur në Manastir prej 14-22 nëntor 1908.Me këtë këngë është prezentuar solistja Gjilanase Sirie Gagica, në manifestimin e 99vjetorit të këtij kongresi në Manastir me 2007.
KOSOVA-NUSE MEKURORË-Është këngë e krijuar me tekst e melodi nga autori Demir Krasniqi i cili është interpretues i saj.Kënga i kushtohet aktit solemn të shpalljes së Kosovës-shtet i pavarur,sovran dhe demokratik.Është interpretuar në sheshin e Gjilanit më 17 shkurt 2008.
SHKOJNË VAPORAT RRETHIT TË DETIT-Është njëra ndër këngët më tipike të persekutimeve historike të të rinjëve shqiptarë,të cilët i mobilizonin me dhunë dhe i çonin nëpër frontet e luftërave anekënd Ballkanit,Anadollit,Egjiptit,madje deri në Jemenin e largët,ku bënin “asqerllëk” nga 12 vjet!
KËNGA E AVDIS-Është një ndër vajtimet më rrënëqethëse ndër këngët tona.Janë vetëm disa vargje të shkëputura nga”LAHUTA E MALCISË” e autorit At Gjergj Fishta,i cili u këndonte masakrave dhe gjenocidit serbo-malazezias mbi shqiptarët e pambrojtur në trojet e veta etnike,e aq më tragjike,ku ata dinin të masakronin edhe djema hastreti,të mbyllin shtëpi dhe të grabitnin gjithçka që gjenin përpara!
KËNGA E BYLBYLIT-Është njëri ndër përkushtimet tona të rralla popullore, përmes së cilës këngëtari dhe krijuesi anonim popullor i këndon robërisë në kafaz,pleqërisë së pamëshirshme dhe mallit të madh ndaj shoqërisë,verbërimit,zbardhëjes së flokëve,dhe dëshirës së fundit për të kënduar në liri,madje qoftë edhe në një therrë!
KËNGA E VELIS-Është një përkushtim elegjik shoqëror,ku shokët vajtojnë për kolegun e tyre-këngëtar,i cili ndahet heret nga jeta,duke i lënë prindërit,vëllaun,motrën ,gruan,fëmijët,shokët dhe sharkinë me të cilën i argëtonte rrethin dhe shoqërinë.
KËNGA E MUSA ISUFIT-Është një këngë elegjiake për të cilën tekstin e ka furur QAMILI I VOGËL,diku në vitet e 60-ta.Në të vërtetë këtu bëhet fjalë për një tragjedi të rëndë familjare që ka ndodhur në fshatin Miratoc të Preshevës,ku babai që kishte të vetmin djalë-Musën dhe shtatë vajza,në moshën më të re,ia vret rrufeja duke shkuar te ara,ku po i punonin motrat,për të ua çuar drekën!
KËNGA E HANËS-Është gjithashtu një elegji që i këndon një ngjarjeje tragjike familjare,ku Hanes i vdes nëna që në moshë të re dhe mbetet nën përkujdesjen e vetme të babait,i cili e rritë të vetmen vajzë plot 12 vjet pa nënë. Në ditën e martesës së Hanës,deri sa po afroheshin dasmorët në
oborr për ta marrë nuse Hanën,ajo duke i kërkuar hallallin babait dhe duke menduar si e ka rritur,si po e len vetëm në shtëpi,i bie pika nëzemër dhe vdes ende pa hipur në qerren e nusërisë së saj.
KËNGA E ÇANAK KALASË-Është një këngë shumë e njohur në popullin tonë,e cila i dedikohet kohës kur të rinjët shqiptarë mobilizoheshin me dhunë për të i shërbyar ushtrisë osmane,madje ata i çonin kudo nëpër fronte të luftërave pa as një pikë mëshirë!ÇanakKalaja është një qytet turk në Anadoll,ku humbën jetën shumë të rinjë shqiptarë duke luftuar për interes të osmanlinjëve.Kjo këngë këndohet edhe në gjuhën turke,por më tepër këndohet në trojet etnike shqiptare të cilat ndër shekuj kanë jetuar nën sundimin otoman.
KËNGA E HAKI LIMANIT-Është përkushtim elegjiak që i kushtohet vdekjes tragjike të mësuesit,atdhetarit,patriotit dhe poetit Haki Limanit nga Presheva,të cilit UDB-ja serbo-jugosllave ia mori jetën mizorisht,duke e shkelur me veturë mu në trotuarin e Prishtinës,para Hotelit”GRAND”.Tekstin dhe melodinë e kësaj kënge e ka shkruar dhe kompozuar dhe kënduar Qamili i Vogël,në vitet e 60-ta,por që tani e ripërtriu dhe e riinçizoi sërish Demir Krasniqi.
Për adhuruesit besnik të këngës dhe zërit të Demir Krasniqit,këto dy albume që janë të pandara paraqesin një plotësim dëshirash dhe një pasurim të vërtetë të diskografisë dhe melografisë shqiptare.

Keine Kommentare: