MBAHET FESTIVALI I TRETË “ZËRI I ALFABETIT- 2008”
Manastir, më 8 Nëntor 2008.
Siç na njoftoi Drejtori i Shoqatës Qytetare “Estrada” dhe Organizatori i Festivalit “Zëri i Alfabetit” në Manastir, z. Habib Rushani, në kuadër të shënimit jubilar të 100- Vjetorit të Kongresit të Alfabetit, në Manastir do të mbahen një varg manifestimesh kulturore, duke filluar që nga data 14 e deri më 22 Nëntor të këtij viti.
Ndër manifestimet e shumta që do ta shënojnë këtë ngjarje të madhe historike të kulturës sonë kombëtare , më datën 15 Nëntor 2008, duke filluar nga ora 19.00, do të mbahet Festivali i Tretë i Muzikës Popullore me dimensione mbarëkombëtare “Zëri i Alfabetit -2008” , në Pallatin e Kulturës në Manastir.
Në këtë Festival, do të prezantohen 15 këngëtarë profesional dhe 3 shoqëri kulturore artistike nga trojet e ndryshme shqiptare.
Nga emrat pjesëmarrës, të cilët na i dha organizatori i këtij Festivali, janë:Demir Krasniqi, përfaqësues nga Kosova, i cili do të prezantohet me këngën e tij:”Kurrë nuk shuhet Manastiri”, që i kushtohet 100- Vjetorit të Kongresit të Alabetit të Manastirit. Po ashtu nga Kosova, do të prezantohet edhe këngëtarja Vjollca Buçaj .
Pastaj , do të prezantohet këngëtarët: Habib Rushani nga Manastiri , me këngën “Manastiri sot feston”, Nebi Halili nga Gostivari, Dervish Dervishi nga Kërçova, Nuredin Fetahu nga Kumanova, SHKA “Burimet e Sharrit” nga Tetova, SHKA ”Drita” nga Livadhija e Strugës, SHKA “Bashkimi” nga Manastiri , si dhe disa këngëtarë tjerë.
Festivali i Tretë “Zëri i Alfabetit – 2008”, do të hapet me një referat të përgatitur nga historiani manastiras , Prof. Dr. Reshat Nexhipi.
Gjilan, më 08 Nëntor 2008. Demir KRASNIQI
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen