Freitag, 28. November 2008
DYZET VJET KËNGË ME DEMIR KRASNIQIN
Për nderë të festës kombëtare 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit kombëtar , në Gjilan u mbajt manifestimi jubilar kulturor:
“40 VJET KËNGË ME DEMIR KRASNIQIN”
Gjilan, më 27 Nëntor 2008.
Nën organizimin e Sektorit për Kulturë, pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit Komunal të Gjilanit, për nderë të festës kombëtare 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit kombëtar, në sallën e Teatrit Profesionist të Gjilanit, u mbajt manifestimi jubilar kushtuar këngëtarit, pedagogut, krijuesit dhe kompozitorit:
“40 VJET KËNGË ME DEMIR KRASNIQIN”
Manifestimi i përbërë ekskluzivisht me këngë të thurura , kompozuara dhe interpretuara nga Demir Krasniqi, filloi në ora 19.00.
Salla e Teatrit Profesionist të qytetit të Gjilanit, ishte mbushur plotë e përplotë me mysafirë nga Gjilani, Prishtina, Ferizaj, Kamenica,Tugjeci, Lugina e Preshevës dhe vende tjera të Kosovës.
Derisa publiku po hynte në sallën e teatrit, vazhdimisht dëgjohej antonimi i këngës – himn “Flaka e janarit” e kompozuar dhe e thurur nga Demir Krasniqi, kurse e kënduar nga gjithsejtë 12 këngëtarë e këngëtare gjilanas .
Para se të fillonte programi zyrtar i manifestimit, të gjithë këngëtarët pjesëmarrës të programit dolën në skenë, i përshëndetën publikun dhe u ulën nëpër karriget e vendosura në formë gjysmë rrethi.
Manifestimi filloi me intonimin e himnit kombëtar “Rreth Flamurit” të cilin e nderuan të gjithë pjesëmarrësit duke qëndruar gatitu në këmbë.
Pas intonimit të himnit, në skenë doli moderatori dhe zyrtarë përgjegjës për Kulturë, Mr. Tahir Arifi, i cili pas një përshëndetje ndaj publikut, e ftoi në skenë profesorin dhe poetin Hysen Këqiku, i cili kishte përgatitur një referat mjaftë domethënës për veprën dhe krijimtarinë artistike, në temën:”40 VJET KËNGË ME DEMIR KRASNIQIN”.
Kënga e parë që e hapi këtë manifestim, ishte ajo me titull:”Frynë murrlani me stuhi”, apo ndryshe:”Kushtrimi i Skënderbeut”, me të cilën Demir Krasniqi e filloi karrierën e tij prej këngëtari më 1968. Pra, këtë këngë e këndoi sërish Demiri, pas plot 40 vitesh. Me këtë këngë, Demir Krasniqi përkujtoi 540 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Në vazhdim, Demiri u prezantua me këngën “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, me të cilën e rikujtoi 130 vjetorin e kësaj ngjarje të madhe historike.
Për 96 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festës së Flamurit kombëtar shqiptar, Demir Krasniqi në duet me Xhemajl Berishën, kënduan këngën me titull:”Dasma e Flamurit”.
Ngjarjen e madhe historike e kulturore të kombit shqiptar – 100 vjetorin e Kongresit të Alfabetit të Manastirit, në të cilin përvjetor ishte pjesëmarrës dhe përfaqësues i vetëm nga Kosova, Demir Krasniqi na e përkujtoj përmes vargjeve dhe tingujve të këngës “Kurrë nuk shuhet Manastiri”!
Solisti vokal, Burim Demiri, në cilësinë e mysafirit të programit të Demir Krasniqit, e këndoi këngën me titull:”Iliriana” të shkruar dhe kompozuar nga Demir Krasniqi.
Këngëtare mysafire e këtij manifestimi jubilar, ishte edhe solistja veterane Sirie Gagica – Sadiku, e cila para publikut u prezantua me këngën kushtuar dëshmorit të kombit Zijah Shemsiu, që ishte gjithashtu në autorësi të dyfishtë të Demir Krasniqit.
Këngën me titull:”Trimat e sheshit të Gjilanit” e interpretoi autori Demir Krasniqi, kurse recitalin e saj e deklamoi aktori veteran Jashar Shahiqi.
Këngëtari mysafir nga Kamenica, Hetem Matoshi e begatoi këtë mbrëmje me këngën e Demir Krasniqit, me titull:”Mbrëmja e maturës”!
Këngën kushtuar dëshmorit të kombit Major Muharrem Ibrahimit, e këndoi autori Demir Krasniqi, kurse recitalin e saj e deklamoi aktori gjilanas Ramadan Kurti.
Programin muzikor të kësaj mbrëmje e përmbylli kënga autoriale e Demirit, me titull:”Ju përshëndetë kënga e rapsodëve të Gjilanit” të cilën e kënduan në grup: Demir Krasniqi,Xhemajl Berisha, Rexhep Jashari, Qazim Hajdari dhe Hetem Matoshi.
Në fund të programit, Demir Krasniqi me një fjalë falënderimi u falënderua para publikut për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e tyre. Ndër të tjera, ai falënderoi publikisht:
o Sektorin e Kulturës pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit Komunal të Gjilanit, për organizimin e këtij Manifestimi jubilar,
o Publikun e pranishëm për pjesëmarrje dhe përkrahje,
o Post mortum:Mësuesin Rexhep Bunjaku nga Poliçka,
o Post mortum:kompozitorin, etnografin , etnomuzikologun dhe redaktorin përgjegjës të Radio Prishtinës – Lorenc Antonin,
o Mediumet publike elektronike dhe të shkruara gjithandej trojeve shqiptare,
o Gazetarin Musa Sabedini,
o Gazetarin Tefik Selimi,
o RTVM- kanalin e dytë të Shkupit dhe regjisorin Afet Miftari,
o Redaktorin e shumë veprave , prof, Hysen Këqiku,
o Radio “Rinia” dhe Faruk Limani,
o Organizatorin e festivalit “Zëri i Alfabetit” nga Manastiri,
o Produkcioni “Video Art” dhe Ilir Ahmeti nga Gjilani,
o Përzgjedhësin e muzikës dhe operatorin teknik Flroim Gagica nga Gjilani,
o Foto “Gazi” nga Gjilani dhe
o Të gjithë kolegët, këngëtarët, rapsodët, instrumentistët dhe artistët pjesëmarrës të programit.
Lëvdatë dhe meritë të jashtëzakonshme, kishin kreatorët e skenografisë së këtij manifestimi:Tahir Arifi dhe Nazim Gagica, të cilët bënë që të mbahet në mend kjo skenografi e mrekullueshme, madhështore dhe e pa parë deri më tash në skenografinë e Gjilanit!
Me të përfunduar programi, në skenë u ngjit i pari artisti i merituar , piktori dhe poeti Demir Behluli, i cili jubileun e 40 vjetorit tim dhe veprimtarinë time e nderoi me një pikturë- portert timin dhe një fjalë rasti. Pas tij dolën në skenë edhe dy ish nxënëset e mia:Motrat Këqiku ( bijat e prof.Enver Këqikut), të cilat mi dhuruan dy buqeta me lule.
Rrëfen më tej Demir Krasniqi:
Pastaj një pas një, gati të gjithë mysafirët pjesëmarrës u ngjitën në skenë për të më uruar dhe për t’ i fotografuar me mua për kujtim.
RRëfen më tej z.Demir Krasniqi:
Unë, për mysafirët shpërndava 100 ekzemplarë libra të veprës “Diell lirie”, kurse organizatori për nderë të mysafirëve, në podrumin e Teatrit, shtroi një koktej rasti.
Nderim të veçantë, me pjesëmarrjen e tij, më bëri miku , gazetari dhe poeti Bilall Maliqi nga Presheva.
Të tillë ishin edhe poetët :Nexhat Rexha e Sinan Sadiku nga Kamenica, si dhe rapsodët:Selajdin Berisha, Hetem Matoshi, Heset Matoshi, Xhemajl Matoshi, Nevrije Demolli.... e sidomos Drejtori i Shkollës Fillore “Nuhi Berisha” nga Tugjeci – Mehmet Osmani me një grup arsimtarësh dhe bashkëfshatarësh të mi.
Po ashtu, nderim të veçantë me ardhjen e tyre më bënë kushërinjtë: Prof. Dr. Fehmi Krasniqi, prof.Dr. Fejzullah Krasniqi, Sokol Krasniqi që kishin ardhur nga Prishtina.
Respekt , nderim dhe kontribut shumë të madh më bëri z. Ilir Ahmeti, producent i Produkcionit Filmik “Video Art” nga Gjilani, i cili në mënyrë vullnetare gratis, ma xhiroi tërë këtë mbrëmje me kamerë që nga fillimi e deri në përfundim.
Edhe përkundër të gjitha këtyre tradhtive, gënjeshtrave dhe shantazhimeve, Manifestimi doli shumë i suksesshëm, pa asnjë ekses dhe publiku u nda shumë i kënaqur me program.
Në fund, po ceku se moderatori i këtij programi, Mr. Tahir Arifi, gjatë tërë kohës sa e modreoi programin ishte shumë i suksesshëm, shumë natyral, shumë artistik dhe shumë profesional, me çka bëri që ky manifestim të shkojë në rrjedha normale artistike, pa asnjë të metë!
Fjalë përshëndetëse përfundimtare:
F A L E N D E R I M
Shumë të nderuar dhe të respektuar mysafirë pjesëmarrës të pranishëm – zonja dhe zotërinj !
Nuk është aspak e lehtë të flasësh kur ndjehesh i privilegjuar dhe i respektuar!
Më lejoni të ju falënderoi në mënyrë të veçantë, Juve publikë e mrekullueshme , që mbajtët gjallë këngën time për dyzet vjet dhe me këtë edhe shpirtin tim, sepse për artistin – krijimi i tij është si për Anteun – toka .
Gjithë jetën time jam munduar që artin e muzikës ta bëjë me përkushtim; në frymën e traditave më të mira të popullit tonë!
Ky vlerësim që më është bërë sonte , më bind se ia kam dalë !
Kur ne artistët , bëjmë një moshë si njerëz, sigurisht bëhemi më të ndjeshëm, më të prekshëm dhe më delikat, sepse me nostalgji kujtojmë vitet e sukseseve. Prandaj, kemi nevojë për të na qëndruar pranë, për të na mbështetur... që të mos ndjehemi të vetmuar, që të mos ndjehemi të fyer e të lënë pas dore !
Faleminderit që ende na mbani gjallë! Faleminderit që ende dikush jeton me mua si njeri dhe artist !
Më lejoni që në emrin Tuaj dhe në emrin tim personal , të iu shprehi mirënjohje dhe falënderime të veçanta publike, atyre që në çfarëdo mënyre ndihmuan dhe kontribuan në organizimin dhe mbajtjen e këtij manifestimi jubilar:
Falënderoi sinqerisht Sektorin e Kulturës , pranë Drejtorisë për Kulturë ,Rini dhe Sport të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, që në kohë të vështira të degradimit tonë moral e shpirtëror , po i nderon njerëzit e vet, duke bërë që të ndjehemi ende gjallë!
Falënderim për të gjithë juve, që sonte keni gjetur kohë për të më nderuar me praninë tuaj!
Falënderim i veçantë post mortum për Violinën e parë në këto anë – Mësuesin tim, tani të ndjerë: Rexhep Bunjaku nga Poliçka , i cili mbolli në mua bazat e para të dashurisë për artin e muzikës!
Falënderim me konsideratë post mortum, për kompozitorin, etnografin dhe etnomuzikologun e parë kosovar: Lorenc Antonin, i cili mbështeti fuqishëm talentin tim, duke më pranuar si këngëtarë të rregullt të Radio Prishtinës dhe i cili mi hapi të gjitha dyert e sukseseve dhe afirmimit tim në opinionin publik!
Falënderoi të gjitha mediumet publike të shkruara dhe elektronike, gjithandej trojeve etnike shqiptare , që në vazhdimësi kontribuan në prezantimin dhe afirmimin e aktiviteteve dhe krijimtarisë sime muzikore!
Falënderoi Kryetarin e Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” nga Gjilani, gazetarin gazetës së përditshme “LAJM”, zotëriun: Musa Sabedini, i cili në mënyrë kronologjike ka prezantua krijimtarinë time muzikore dhe po ky Klub, para ca vitesh më ka nderuar me titullin: “QYTETARI MË AKTIV I GJILANIT”!
Falënderoi gazetarin e së përditshmes “BOTA SOT”- profesorin Tefik Selimi, i cili po ashtu në mënyrë kronologjike ka përcjellë dhe publikuar aktivitetet dhe krijimtarinë time muzikore!
Në mënyrë të veçantë, falënderoi Radiotelevizionin publik të Maqedonisë, përkatësisht Kanalin e Dytë të këtij Televizioni, me në krye regjisorin e mirënjohur: Afet Miftari, i cili me rastin e 40 – vjetorit të krijimtarisë sime muzikore, ka xhiruar dy emisione dokumentare me gjatësi prej 120 minutash!
Falënderoi redaktorin e shumë veprave të mia – profesorin e nderuar: Hysen Këqiku, i cili nuk ka kursyer mundin, djersën, as kohën për redaktimin sa më të mirë të veprave të mia !
Falënderoi stafin e Radios “RINIA” nga Gjilani, me në krye Drejtorin e këtij mediumi, zotëriun:Faruk Limani, për përkrahjen maksimale dhe sponzorimin medial të këtij manifestimi!
Falënderoi Organizatorin e Festivalit “ZËRI I ALFABETIT” në Manastir, i cili më nderoi si pjesëmarrës i vetëm nga Kosova, në 100- vjetorin e Kongresit të Alfabetit të Manastirit!
Falënderoi Produkcionin më të mirë të Kosovës “VIDEO ART” nga Gjilani, me në krye zotëriun: Ilir Ahmeti, për kontributin e dhënë në xhirimin e këtij Manifestimi!
Falënderoi përzgjedhësin e muzikës pranë Teatrit Profesionist të Gjilanit, zotëriun Florim Gagica, për kontributin e dhënë në zërimin dhe mbarëvajtjen e këtij programi!
Falënderoi mjeshtrin e fotografisë më të mirë në Kosovë:”FOTO GAZI” nga Gjilani, i cili me fotografitë e tij më ka prezantua anë e kënd botës shqiptare!
Falënderoj të gjithë kolegët, këngëtarët, rapsodët, instrumentistët dhe artistët , të cilët me prezencën e tyre, ndihmuan dhe madhëruan këtë mbrëmje të pa harruar në jetën time!
JU FALEMINDERIT TË GJITHËVE – I JUAJI DEMIR KRASNIQI !
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen