Mittwoch, 19. November 2008

DIELL LIRIE

8. MUSTAFË SALIH KELMENDI
Një shkollar me ide t’ reja –
Mësues Mustafa , erdh nga Peja.
Kish prejardhjen nga Rugova –
Pishtar drite nga Kosova.
Hej, hej! Mësues Mustafa, ai pishtar,
Erdh n’ Konçul, mësues i parë –
Për ta hapur shkollën shqipe,
T’ përhapë dije e rreze drite!
Bashkë me shkronja e abetare –
T’ i nxis ndjenjat atdhetare!
T’ ua mësoi hartën e Atdheut,
Historinë e Skënderbeut!
Hej,hej! T’ ua mësoi vargjet e Naimit,
Dhe "Poemën e mjerimit!"
T’ ua mësoi çështjet madhore –
N’ Shkup, Preshevë, n’ Kosovë lindore!
Thërrasin shqipet e këtij vendi –
Në Leran , t’ mbahet Kuvendi!
Si e do nderi, si e do rendi –
Ta udhëheqë Mustafë Kelmendi!
Hej,hej ! Në rrugëtime drejt lirisë –
Ra në pritë të pabesisë!
Në përbuzje t’ bujarisë –
Iu shtrua darka e tradhtisë!
Dy vëllazëri iu kanë avitë –
Ia kanë rrasë thonjtë në fyt!
Me bukë n’ gojë , mësuesin e ngratë –
N’ sofër t’ vet e kanë ngulfatë!
Hej, hej! Shërbëtorët e gjakatarit –
Ia shuan jetën atdhetarit!
E ndanë mësuesin prej ditarit,
I ndanë nxënësit prej arsimtarit!








9. SYLË ZARBINCA
Oh, në Zarbincë u mbajt mexhlisi –
Aty erdh Mulla Idrizi;
Oh, zgjodhën Sylën, o, prijatar ,
Komandant , mbi vullnetarë.
Refreni:
Sylë Zarbinca – sokol djali,
Për Atdhe, Zoti e fali.
Shtati i tij, si lis me rrema,
Trim mbi trima, me shtatë zemra.
Oh, kishte mbas vetit, o, krejt rininë,
Mirë po i rrinte, o, atit n’ shpinë.
Oh, për t’ i mbrojt , o, kufijtë shqiptarë –
Mbas po i shkojnë shumë vullnetarë!
Refreni:
Sylë Zarbinca – sokol djali...etj.
Oh, baca Sylë, kurrë nuk përkulej,
Mbi armiq , pa mëshirë vërsulej!
Oh, nuk lejonte n’ tokat shqiptare –
Që t’ shkelë kurrë këmba barbare!
Refreni:
Sylë Zarbinca – sokol djali...etj.
Oh, bëri lufta, o, heroike,
Bashkë me trima t’ Malësisë kreshnike.
Oh, pushkën – hasmit, o , kurrë s’ ia ndali,
Për Atdhe, o, jetën e fali.
Refreni:
Sylë Zarbinca – sokol djali...etj.













10. RAMË AVDYL POZHORANI
Teksti: Hysen Terziu
Muzika: Demir Krasniqi
Hej, lëshoi kushtrimin Ramë Avdyli,
Po ligjëron me zë bilbili –
S’ durojmë pashë, sulltan, dovlet,
Na Kosovën e sundojmë vet!
Refreni:
Hej, shkollat, gjuhën shqipe,
Rama, fort i deshi,
Bashkë me Islam Pirën
Ishte dhe Kurteshi.
N’ Pozhoran e hapët,
Ju, shkollën e parë –
Rreze diturie
Për nxënësit shqiptarë!
Hej, çallmën turke, kurrë s’e mbante,
Çdo rrethim me duf e çante!
Me atë plis të bardhë si borë,
Hije i kish martina n’ dorë!
Refreni:
Hej, shkollat, gjuhën shqipe...etj.
Hej, hapet shkollën n’ gjuhë amtare –
Sollët shkronja e abetare.
Rritet trima prej kësaj shkollës,
Që i dolën Zot, Kosovës!
Refreni:
Hej, shkollat, gjuhën shqipe...etj.














11. BEJTULLAH KËQIKU
Me rastin e 2- Vjetorit të vdekjes –
Vallë, po kush s’ e njohu,
Bacë Bejtullah Këqikun?
Bukë e kripë për mikun –
Plumba për armikun!
Vallë, po kush s’ e njohu,
Bejtë – humanitarin?
Lapsa për shkollarin –
Plumba për tradhtarin!
Vallë, po kush s’ e njohu,
Bejtën, atë skofiar?
Atë bamirës të madh,
Atë zemërbujarë?
Atë, që ia ktheu
Buzëqeshjen skamnorit,
Atë , që ua dinte hallet
Njerëzve, n’ ditë të zorit!...
Atë, që kurrë s’ kursente
Për të shpërndarë ndihma!
Atë, që ua fshinte lotët
Fëmijëve jetima!
Atë, që ua jepte bukën
Njerëzve të uritur,
Dhe kurrë nuk harronte
Se vet kështu është rritur!
Ditën derdhte djersën
N’ Gjilan, Anamoravë –
Natën bënte gjumë
Me ëndrra n’ Velegllavë!
Hapte rrugë e shtigje
Mu n’ zemër të tokës,
Që t’ i afrojë njerëzit
Sa ma afër botës!



I ndihmonte nxënësit,
Studentët, arsimtarët...
Ndihmonte kulturën,
Poetët e shkrimtarët...
E ndihmonte shkollën,
E ndihmonte librin,
E largonte t’ keqën –
E afronte t’ mirin!
Seç e shponte gurin
Mu në zemër t’ tokës,
Që t’ ua kthej me ari –
Bijve të Kosovës!
E ndihmonte luftën
Edhe çlirimtarët,
Ta fitojnë lirinë
Që të gjithë shqiptarët!
Me dy djemtë e vet – e,
Me forcë të Anteut,
Nga një pushkë më tepër
Ia shtuan Atdheut!
Për liri t’ Kosovës-
E shkriu pasurinë,
Por vdekja na e mori
Pa e pritë Pavarësinë!
Vdiq me fjalë t’ Naimit,
Duke i pëshpëritur...
Të rinj e të reja
Duke i porositur:
"Punë dhe vetëm punë,
O, vëllezër, natë e ditë,
Që të del Kosova
Prej territ – në dritë!
Gjilan, më 11 Gusht 2008.




12. BLLACA E TMERRIT – KAMP I FERRIT
Nëpër shekuj vazhdoi përpjekja –
Mbi shqiptarë t’ bëhej përndjekja,
Me i përzënë prej vatrave t’ veta,
N’ Anadoll e n’ vende t’ treta!...
Egërsi forcash barbare –
Mbi çdo gjë që është shqiptare!
Mbi shqiptarët duarthatë –
Bëjnë hakmarrje, bëjnë fushatë!...
Kurrë barbarët s’ e ndalën sulmin,
Në muajin Mars, arritën kulmin!
Në muajin Mars, Nëntëdhjetë e nëntë,
S’ duan shqiptarë n’ Kosovë me lënë!
Marsi i Kuq – Nëntëdhjetë e nëntë,
Forcat serbe janë çua në këmbë,
Mbi shqiptarë do të bëjnë nam,
Prej Kosovës me i përzënë!
Forca t’ mëdha me shumë ushtarë,
Milici, paramilitarë...
E kanë skuq Kosovën n’ gjak –
Mbi shqiptarë donë me marrë hak!
Tanke, topa, ushtarë, çetnik –
Bëjnë me dhunë spastrim etnik!
N’ territoret kosovare –
Duanë t’ i qesin shqiptarët fare!
Më 24 Mars Nëntëdhjetë e nëntë,
Forcat e NATO-së me aeroplanë,
I filluan bombardimet –
Në Kosovë për t’ i ndalë krimet!...
Mbi Serbi – bomba çdo kund,
Gjenocidit me i dhanë fund!
Në tmerrim u tund Serbia,
Mbarë ushtria e milicia!...
Pse banë NATO- ja bombardime –
Mbi shqiptarë sulen me krime!
Pse kërkojnë shqiptarët t’ drejta –
Me i përndjekë prej trojeve t’ veta!
Marsi i Kuq – ai Mars i shkretë,
Nuk harrohet kurrë për jetë,
Për ata që u dëbuan
Dhe ata që n’ shtëpi qëndruan!
31 Marsi – s’ harrohet kurrë,
Rrjedhin lotët porsi gurrë...
Një lum njerëzish kur i përzunë –
Prej shtëpive i nxorën me dhunë!...
Pleq e plaka dhe fëmijë,
Jo ma pak se njëqind mijë!
N’ stacion t’ trenit n’ Prishtinë –
Presin urdhrin për n’ Luginë!...
Presin t’ vijnë trenat e zi –
Me i përcjellë n’ Maqedoni,
Autobusë , kamionë t’ vjetër,
Për n’ Shqipëri e ndo i’ vend tjetër...
31 Marsi – një mbrëmje e TERRIT –
Shkojnë shqiptarët në rrugë të TMERRIT!
N’ Luginë t’ LOTËVE – n’ Luginë t’ FERRIT –
Si n’ AUSHVIC, n’ regjim t’ HITLERIT!...
N’ Kamp të Bllacës – n’ atë baltë të gjallë,
JETA – VDEKJES i rrinë për ballë!
N’ DASMË T’ MJERIMIT – të rinjtë BASHKOHEN,
Me lot dhembje – KURORËZOHEN!...
Lindin foshnje – jetët sosën,
Hiq pa rite – aty varrosen.
N’ baltë të Bllacës, plotë trishtim –
Prehen njerëzit në AMSHIM!
Nga përndjekjet e barbarëve –
Bllaca u bë – FERR I SHQIPTARËVE!
Mbi këtë baltë – populli jetonte,
Mbi ta – qielli po lotonte!...
N’ Luginë t’ Bllacës – n’ atë ferr të shkretë,
Nuk do t’ shuhen shpresat për jetë!
Duart drejt Zotit, do t’ i shtrijnë –
Vëllezërit në ndihma do t’ ju vijnë!
Ju vijnë në ndihmë vëllezërit shqiptarë,
Shkup, Tetovë e Gostivar,
Kumanova, Dibra, Kërçova –
T’ marrin vëllezërit nga Kosova!
T’ gjithë drejt Bllacës u drejtuan –
Kosovarëve në ndihmë ju shkuan.
Me lot vëllezërish u përqafuan,
Shumë familje i strehuan.
Hapen zemrat dhe shtëpitë,
Hapen shkollat dhe xhamitë,
Ju dhanë ujë dhe bukë ju shtruan,
Nga kjo mortje i shpëtuan.
N’ Gostivar e n’ fshat me fshat –
Mbushë shtëpitë me refugjat.
Pleq e plaka , gra e fëmijë –
U strehuan tetëdhjetë e pesë mijë!...
Ndër shumë fshatra nga Gostivari –
Ky Çegrani , priu ma i pari;
Hapen dyert për shpëtim,
Pesëdhjetë e pesë mijë gjetën strehim!...
Lindin shpresat – bien mërzia,
Angazhimet nga mjekësia,
Hapen shkollat për mësime,
Dhe kuzhinat për ushqime.
Si në lindje, ashtu në vdekje –
Për shpëtim u bënë përpjekje!
T’ gjitha lindjet, t’ gjitha vdekjet –
Atje u bënë qysh janë adetet!
N’ Gostivar, n’ Teqe t’ Tetovës,
Për dëshmorët e Kosovës –
Mbajtën Mbrëmje Përkujtimore,
Iu zien hallve Përshpirtërore !
Një lehonë – nuse e Kosovës,
U vendos n’ spital t’ Tetovës.
Në spital kishte ndërrua jetë,
Por nuk ishte nënë e shkretë!
S’ ishte e shkretë, ajo shpirt ngrate –
N’ Simnicë ishte refugjate.
Në Simnicë të Gostivarit –
U varros me nderë t’ shqiptarit.
Humben fëmijë – s’ pushonte vaj,
U nda vajza prej prindërve t’ saj !
Vajzës së vogël – dyvjeçare,
Gostivari i bëri çare.
Në familje e strehuan,
Si fëmijë t’ vetin e adaptuan.
Rritet vajza, thotë:"Kam prind,
N’ Gostivar – thotë – unë kam lindë!"

Mediumet i mbajtën lidhjet,
N’ mes familjeve – me familjet!
Ishte e madhe kjo ndihmesë,
Për t’ jetuar ndo ‘i ditë me shpresë!
Për tre muaj, sa këtu qëndruan,
Shumë i këqyrën dhe u munduan.
Gostivari u betuan –
Nuk bënë dasma, as s’ u fejuan!...
Mbas shumë vuajtjesh – erdhi KTHIMI,
Përqafohen DHEMBJA E GËZIMI,
Për një NDARJE e MIQËSI TË RE,
Për një JETË, që mbeti ATJE!...
Drejt Kosovës, shkrepin sytë –
ATJE mbeti FAMILJA E DYTË!
Këto familje kurrë s’ harrohen,
Shkuarje – ardhjet gjithnjë shtohen!
Në çdo djep të kosovarit –
Këndohet ndihma e Gostivarit!
Këndohen zemrat e bujarisë,
Për gjithë vëllezërit e Maqedonisë!
N’ gjithë ahengjet e shtëpisë,
Dhe në DASMËN E LIRISË,
Gjithmonë së bashku do t’ festojmë,
Kurrë për jetë nuk ju harrojmë!

Keine Kommentare: