Mittwoch, 19. November 2008

DIELL LIRIE-DEMIR KRASNIQI





31. RRUGA E MBARË FËMIJËT E MI
Përfunduan dasmat, këngët edhe sazet,
Fundi i Gushtit, na la në vetmi.
Përfunduan lojërat – oborri mbet zbrazët,
Shtëpia pushon në heshtje e qetësi.
S’ ka ma këngë, zhurma, as lodra,
S’ ka vallëzim, as argëtim,
S’ ka buzëqeshje , as shëtitje te Kodra,
S’ ka përqafim, as ledhatim!...
Sofra mbet e zbrazët dhe lahet me vaj -
Me almiset tjera e palosur në një qoshe,
Sepse ma nuk ulet askush për rreth saj,
Lugët dhe pjatat të gjitha mbeten boshe!...
Papagajtë vëzhgojnë
Në heshtje e në maraz –
Nuk ka kush t’ ua trazoj
Gjumin në kafaz!
Dhe qeni i vogël
U sëmurë nga mërzia
Se me te n’ oborr
Nuk lozin fëmija!
Dyert e oborrit –
Mbyllë me shula t’ hekurt,
Dhe tash e një vjet
S’ ka kush për t’ i prekur!
Vetura ma nuk gumëzhin,
Sirena ma nuk alarmon,
S’ ka ma mysafirë që del edhe hyn,
As telefoni më nuk cingëron!
Lajthia në heshtje
Rrinë me gjethe zverdhur,
Me fryte të skuqura,
Në gëzhvole vjerrur .
Lajthinë e molisur,
E kaploi vetmia,
Dhe pyet e habitur –
Nga na ikën fëmija?!
Nga iku Flakëroni,
Nga iku Loreta,
Pse nën hijen time
Nuk lozin me fleta?!
Pse nën hije time,
Nuk lozin me mua?
Pse s’ mi volën frytet –
Shkuan pa m’ shijua?!
Mezi rrita frytet –
Në vapë e në thatësi,
Duke na djegë dielli,
Pa ujë e pa shi!
Mezi prita ditët,
Pa lapsa e pa goma –
Që t’ ua dhuroi frytet
Gojëve të njoma!
Por, ju, nuk na volët,
As nuk na shijuat;
Na latë varur n’ gëzhvole,
E nuk na kërkuat!
Unë, ju desha shumë,
Por ju më mashtruat;
Natën, ikët pa gjumë –
Larg në kurbet shkuat!
Dardha me gemë kalaveshi,
E mërzitur e hidhëruar –
Kush s’ më preku, kush s’ më deshi,
Mbet kah ju duke shikuar!
Pse s’ më volët, s’ më kërkuat,
Shijen time të kësaj toke,
Por ju ikët edhe shkuat –
Më latë n’ vaj me degë për toke?!
Baseni i shterur nga vapa,
I ka tharë lotët duke pritur:
Flakëronin e Loretën,
Drinin e Diardin,
Rinorin e Rinën,
Arianën e Anilën!...
Dhe çdo ditë, pyet me habi –
Vallë, a mos ju kam hidhëruar?
Ku na ikën ata fëmijë,
Që nuk vijnë për t’ u freskuar?!
Ku janë fëmijët, nga na ikën,
Që në mua nuk llapuqitën?!
Tash kam mbet zbrazët pa dush,
Në mua ma s’ lahet askush!
Harmonikën e kaploi pikëllimi ,
Mbet mbi raft për ta mbuluar pluhuri –
Pse s’ merr ma n’ duar Shkëlqimi,
Me ata gishta si biluri?!
Hije e rëndë i ra shtëpisë,
Heshtje e rëndë i ra oborrit,
Nuk dëgjohet zëri i Mrikës,
Me ato gjeste të humorit?!
Dielli nxehë, por nuk ka drita,
Mbi shtëpi ka rënë një hije –
Pse nuk është këtu Afërdita,
Zonjë e rëndë, kjo bijë shtëpie?!
Kalojnë muaj e vjet në prita,
Për t’ u çmallë me një takim;
Kur mungon këtu Margarita –
Kënga kthehet në pikëllim!
I molisur gjëmon defi ,
Zjarr e mall gufojnë nga gjini ...
Mungon vallja, mungon qejfi –
Kur s’ më merr n’ duar Shkumbini!
Rruga e mbarë, o, fëmijët e mi,
Paçi jetë, paçi shëndet!
Ju përcjell baba me lot në sy –
N’ rrugë të largëta për n’ kurbet!





V. TË TJERËT PËR DEMIRIN

Kadri OSMANI:
32. MBURRJA I TAKON RAPSODIT
- Rapsodit Demir Krasniqi, në jubileun e
40 – Vjetorit të punës dhe krijimtarisë-
O, Demir vëlla, o Hekuran,
Mburrja i takon rapsodit,
Prej kohësh e n’ ditë të sotit,
Përkushtimi ynë 40 minuta,
Nuk krahasohet dot pa çare,
Me punën tuaj 40 – vjeçare!
Sa koshere mjaltë na i dhurove,
Me qilima Krahinën na e shtrove.
Na e hijeshove me bar e dushk,
Për turizëm dhe për çdo krushk.
Kemi qenë të mbikëqyrur nga mafia,
Me fat na qoftë tash Monografia!
Monografia me shumë faqe,
Qilima dhe ura me shumë harqe,
Mauzerët mbështet për faqe!
Tek se i kemi dy fqinj të zinj -
Serbinë në veri e në jug një Greqi!!
Shejtanë katran e dreqër të zinj!
Përkrah pate bashkëshorten Xufe,
Si një medaljon pas çdo beteje – lufte!
Prishtinë, më 01.06.2008.










Tefik SELIMI:
33. BILBIL DHE KRIJUES
-Demir Krasniqit-
Biri i Gollakut – gjaku i këtij truallit,
Bilbil e krijues, që i këndoi popullit.
Në kujtesën tonë, është emër i përveçëm,
Bukur qëndisë këngët dhe këndon lezetshëm.
Është emër i madh i veprave muzikore,
Jetën ia kushtoi këngës popullore.
Aty ku punon, aty ku jeton –
I madh e i vogël, shumë e adhuron.
Aty ku krijon, aty ku këndon –
Jo, nuk ka njeri që nuk e dëgjon!
I afërt, i dashur, njeri shembullor,
Këngëtar e krijues i madh popullor.
Si gurët në kala, shumë vargje rimojë,
E bënë këngën t’ fortë, në qiell që të kumbojë!
Shpalosë historinë, thellë e ngulitë ndjenjën,
I jep fuqi këngës, që t’ dridh trupin, mendjen.
N’ skena festivalesh, n’ dasmat popullore,
Kudo e mirëpresin n’ duartrokitje prore.
Mikpritje vëllazërore me zemër, bukë e krip –
Se ai, frymon shqip edhe këndon shqip!
Është bilbil, krijues e këngëtar i madh –
I këndoi bariut e kosëtarit n’ livadh.
I këndoi fshatarit, shkollarit, qytetarit,
I këndoi heroit, dëshmorit, çlirimtarit...
Bukuritë e atdheut i këndoi me dëshirë,
Kudo i përqafuar me miq e dashamirë.
Përfitoi shumë artdashës të këngës popullore,
Malësia e Gollakut, me te, mburret prore!
Ai, nuk pushoi dje, nuk pushon as sot,
Robërisë dhe kurbetit i këndoi me lot!
N’ ringjalljen e artit, në jetësim të këngës –
Këngës i dha udhë, në gjuhën e nënës!

I këndoi betejat, trimat e Kosovës,
Bijve të gjithë vendit dhe të diasporës.
Në skenat vendore edhe ndërkombëtare –
Qe ambasador i këngës shqiptare.
Përmbi mijëra këngëve, ai është autor,
Përmbi mijëra notave, është kompozitor.
Mbledhës i folklorit dhe edukator,
Publicist, gazetar dhe moderator...
Kënga e tij – ujëvarë që buron nga bjeshkët,
Gurrë e kthjellët si loti, që zbret nga kreshtat.
Të gjallëve - ua rritë famën, ua rrëqethë leshrat,
Të vdekurve – iu thurë himne, ua lëkund eshtrat.
Kënga e tij, kumbon me jone lezeti,
Dëgjohet me ëndje përtej mali e deti...
Kënga e tij, buron prej xhanit të zemrës,
Këngë e shpirtit t’ popullit, këngë e së vërtetës.
Kënga e tij, është këngë e frymëmarrjes së popullit,
E ëmbël, e pastër si pika e lotit.
Kënga e tij, jehonë e maleve krenare –
Vullkan që nuk shuhet mbi trojet shqiptare!
Zëri i tij, i ngrohtë me plot ëmbëlsim,
Vokal i veçantë , mjeshtër në këndim.
I jep shije këngës, shpirt edhe ngjyrim,
Magji artistike, që të bënë më trim!
Gjilan, më 24.08.2007.














Shaban CAKOLLI:
34. I PA EPUR
-Demir Krasniqit, në 40-të vjetorin e krijimtarisë-
Dyzet pranvera
ditëlindja ime
jeta me vdekjen
në dy luftime
dhe në mos e bëfsha
një ditë më shumë
qelbësirës
s’ i them dot parfum!...
Gjermani , më 19 Korrik 2008.
*****
Mendimi im ishte se ju në krijimtarinë tuaj ishit këmbëngulës, për të i thënë të bardhës e bardhë, të zezës e zezë; pavarësisht pasojave që do të mund të ju shoqëronin prapa, pra ishit i palëkundur për realen dhe kombëtaren rreth së cilës nuk pranuat asnjë luhatje.
Shaban CAKOLLI




















35. ARSIMTARIT TË MUZIKËS
-Demir Krasniqit-
Shkolla fillore "Abaz Ajeti"
Me Ty, ka krenarinë .
Arsimtar Demir Krasniqi -
Ti, je ylli ynë!
Ti, na bënë që të mësojmë
Të gëzueshëm , plot hare.
Ti, na mëson si të këndojmë
Për të shtrenjtin tonë Atdhe!
Ty, o arsimtar,
Aq shumë ne të duam!
Fjalët tua por si ar –
Tek ne janë filmuar.
Muzika dhe kënga,
Shpirtin na e rrëmben -
Kur Demir Krasniqi,
Notat na i rrëfen!
Arsimtar i dashur,
Na jep dije - brumë ,
Thënia e juaj e pasur –
Për ne, do të thotë shumë!
Ty, të duam sikur prind,
Si vëlla e sikur mik,
Se Ti, je Demir Krasniqi –
Njeri i ndershëm dhe besnik!
I dashur për nxënës,
Bujar dhe krenar,
I sinqertë, shpresëdhënës,
Sikur çdo shqiptar.
Të duamë me shpirt,
O, mësuesi i jonë!
Në zemrat tona – dritë,
Do të jesh për gjithmonë!
Fiknete RUSHITI, nxënëse e klasës VII/3,
Shkolla Fillore "Aabaz Ajeti" në Gjilan.
Viti shkollor 2005/2006.
36. ARSIMTARIT DEMIR KRASNIQI
-Akrostik-
Duamë ta dëgjojmë një këngë tënden,
E me e kujtua me thellësinë e zemrës!
Mirë i kompozon, i këndon, i boton ...
I vetëm, i paepur – askush nuk të ndihmon!
Ritme këngësh madhështore – çdo zemër e pushton.
Këngët tua , me afsh kur i këndon –
Ringjallë shumë njerëz – shpirtrat ua madhëron!
Askush ndër bilbila, Ty, nuk ta kalon,
S’ ka njeri, as moshë, që Ti, s’ e disponon!
Në zemrën tënde bujare, ka vetëm këngë,
I mirë dhe i dashur, i afërt për çdo kënd,
Që mendon gjithmonë vetëm mirë për ne,
I jep botës një këngë të re, plotë dritë e hare!
Donika ZUKA, nxënëse e klasës VII/3,
Shkolla Fillore "Abaz Ajeti" në Gjilan.
Viti shkollor 2005/2006.























VI. DEMIRI PËR TË TJERËT
37. KALA QËNDRESE
-Kadri Osmanit-
Sikur t’ ishe qengj –
Ujqit do të përmbysnin!
Sikur t’ ishe engjëll –
Djajtë do të gëlltisnin!
Sikur t’ ishe lis –
Pykat do të shkatërronin!
Sikur t’ ishe gur –
Me dinamit do të copëtonin!
Sikur t’ ishe urë –
Demonët do të rrënonin!
Sikur t’ ishe vullkan –
Llavat do të pushonin!
Po ti, ma i fortë se gurë,
Po ti, s’ u bëre urë,
Po ti, qëndrove si burrë,
Po ti, s’ u gjunjëzove kurrë!
Ti,
Simbol i rezistencës,
Ti,
Kala e qëndresës,
Ti,
Shkëndijë e shpresës,
Ti,
Peng i ndërgjegjes,
Ti,
Flakadan i besës,
Ti,
Vizionar i së nesërmes.
Gjilan, më 14 Janar 2008.






38. FLET ME BRUSHË DEMIR BEHLULI
-Me rastin e 60- vjetorit të lindjes dhe 40-vjetorit të punës së tij krijuese -
N’ Karadak, në fshatin Binçë,
Një ditë shkova me ca miqë,
Hymë në Kishë, për mrekulli,
Me pa art dhe histori.
Flet Nexhmije Pagarusha:
"A po e sheh se çka bënë brusha?!"
Me sy t’ mprehtë e me punë dore –
Krijon vepra madhështore!
Me një brushë e ngjyrë magjike –
Jetëson ngjarjet historike,
Ringjallë fytyrat patriotike
Dhe legjendat tona kreshnike!...
Të gjithë trimat e Karadakut ,
Me një gjuhë e ngjyrë t’ një gjakut !
Thua se ngjallej Dedë Gjon Luli –
Flet me brushë Demir Behluli!
U mahnit Dardani e Nora –
Eu, Demir, Ty të lumtë dora!
Të lumtë dora, të lumtë syri –
Arti yt, n’ histori hyri!
Eu, Demir, Ty të lumtë dora –
S’ të lagë shiu, s’ të lagë bora,
S’ të tremb murrlani, as stuhia,
Lum Kosova – lum Shqipëria!
N’ fshatin Binçë, n’ atë shtëpi t’ Zotit –
I pash trimat e Karadakut,
N’ luftë me turqit ballë për ballë,
S’ kishin vdekur, por ishin t’ gjallë!
Pashë të gjithë trimat e shqiptarisë,
T’ Janinës, Krujës e gjithë Malësisë!...
Bijë t’ Drenicës e t’ Karadakut,
Që i vunë zjarrin anadollakut!
N’ Kishë të Binçës – pashë një Zot,
Pashë shumë trima e patriot...
Kisha e Binçës – të gjithë ju dine:
Nuk flet më n’ gjuhën latine!



Ku hyn Dema, n’ shumë xhamia -
S’ ka "elife" nga Arabia!
T’ gjitha lutjet shkruhen shqip,
Për një Zot e për një dritë!
S’ ka më "harfe" të mejtepit,
Por ka shkronja të alfabetit,
Predikues të fakultetit,
Që i sjellin dritë miletit!
Nga gëzimi – pikon loti,
Kur në shqipe shkruhet:"Zoti!"
Shkruhet shqip: "Zoti është Një" –
Çdo gjuhë t’ botës, mirë e njeh!
Gjilan, më 7 Shkurt 1998.































39. HOMERI I KOSOVËS
-Selman Vokshit-
U linde në Durrës,
O, fryti i Gollakut,
Në rrëmujë t’ furtunës –
Biri i Lotë Vakut.
Si feniks shtegtove -
Shtigjeve të vendit !
Diturinë kërkove
Tek Konaku i Kuvendit...
Me krahët e bilbilit –
Drejt vatrës së babës !...
Pentagrami i parë -
I Anamoravës.
Sytë drejtuar Kitkës -
N’ Kosovën lindore ;
Me Çelësin e Muzikës,
Me notat muzikore.
Bilbilat krahë lehtë,
Ligjëronin mbi pip –
Ç’ është kjo klarinetë,
Që po kënduaka shqip?!
Është kjo klarinetë –
Jehonë e kësaj ane;
Ia thotë me lezet,
Këngës "Gjylistane!"...
Flakë e dritë kandilash –
Në Shkollën Normale.
Këngë e lojë bilbilash –
Gëzueshëm mbi këto male...
Dridhen mandolinat ,
N’ sheshin e Gjilanit –
Vallëzuan gjeraqinat,
Për rreth shatërvanit!...



Dritë për rreth Gjilani,
Dituri dhe ar ;
Pedagog Selmani –
Dirigjent i parë.
Guri themeltar –
N’ Shkollë të Pentagramit;
Spiker, Redaktor
I Radio Gjilanit.
Gjenerata e breza ,
Nga Ti, morën rritën;
Shtrigat ogurzeza,
Seç ta vodhën dritën!
Terri nuk ta mposhti
Zemrën titanike;
Shpirtin seç ta joshi
Poema rapsodike!
Prej sheshit në shesh,
Prej lagjes në lagje,
Erdhe në mes nesh
Me mijëra vargje.
Të dëgjova, të lexova,
O, zogu i shqiponjës;
Dhe të pagëzova:
"HOMERI I KOSOVËS!"
Gjilan, më 28. 11. 2006.














40. FANARË DRITËSIE
-Shaban Cakollit-
Penda jote – vargje dashurie,
Goja jote – fjalë ëmbëlsie,
Sytë e tu – fanarë dritësie,
Koka jote – hambar diturie.
Zemra jote – fole bujarie,
Shpirti yt – frymë pëqise,
Dora jote – ngrohtësi besnikërie,
Fytyra jote – pikturë Malësie.
Vargjet tua – kurorë nostalgjie,
Fjalët tua – jone melodie,
Këngët tua – lulëkuqe gjaku,
Shtati yt – bajrak Gollaku.
Gjilan, më 15. 07. 2008.


























KANË THËNË PËR DEMIR KRASNIQIN:
"Më bukur se Demir Krasniqi, nuk mundet askush të këndojë këngën folklorike! Po, madhështia e Demir Krasniqit, qëndron aty, se ai vet i shkruan tekstet, vet ua kompozon melodinë dhe vet i këndon për adhuruesit e muzikës shqipe!"...
Naime Azi – gazetare dhe moderatore e MTV-2,në emisionin e drejtpërdrejtë kulturor "SPEKTRI" në Shkup, më 27.12.2006.
"Demir Krasniqi është alfa dhe omega e këngës dhe krijimtarisë muzikore shqiptare!"
Zenel L. Hajrizi, gazetar i RTK-së.
"Dy Demira – dy shahira, janë dy lulet më të mira!" (Aludon tek piktori Demir Behluli dhe këngëtari Demir Krasniqi).
Nazmi Musa, profesor në Gjilan, më 31.03.04.2007.
"Lum kombi që e ka Demir Krasniqin!"
Mustafa Spahiu, gazetar dhe poet, në MTV-2 të Shkupit, më 07.04.2007. në Gjilan.
"Demir Krasniqi është bibliotekë e këngës shqiptare!
Demir Krasniqi është arkiv i këngës shqipe!"
Hysen Këqiku, profesor, poet dhe shkrimtar, në Gjilan, më 09.06.2007.
"Demir Krasniqi është njeriu i parë në Gjilan, që ka brohoritur parullën:"UÇK!UÇK"!
Xhymshit Osmani, në Gjilan, më 11.06.2007.
"Demir Krasniqi është Ismet Peja i Anamoravës!"
Fehmi Sylejmani, profesor,
në Gjilan, më 12.06.2007.
"Demir Krasniqi është këngëtari më produktiv në trojet shqiptare!"
Agim Kadriu- Çupaku, këngëtar popullor nga Presheva, në Gjilan, më 26.12.2006.
"Demir Krasniqi është ylli i folklorit muzikor kosovar!"
Bilall Maliqi, gazetar, poet dhe grafik nga Presheva, më 2006.
"Demir Krasniqi është rapsod i mrekullueshëm i këngës popullore patriotike!"
Rajmonda Maleçka, shkrimtare dhe veprimtare e devotshme për çështjet madhore kombëtare dhe atdhetare, nga Tirana.
Në Gjilan, më 07.07.2007.
"Demir Krasniqi është veteran i dalluar dhe i palodhshëm në kontributin e këngës, historisë dhe kulturës mbarëkombëtare, e në veçanti asaj të Gollakut!"
Muharrem Gashi, rapsod popullor dhe mbledhës i folklorit burimor shqiptar, në Prishtinë, më 23.07.2007.
"Unë i falënderoi shumë këta dy burra:Demir Krasniqin dhe Xhemajl Berishën! Kur e kam dëgjuar këngën që ua kanë kushtua dhe këndua rapsodëve:Salih dhe Feriz Krasniqit – unë kam qa edhe ua kam ditë shumë për faleminderit që i kanë kujtua dhe e kanë zbukurua aq mirë atë këngë!"
Ali Krasniqi, rapsod popullor nga fshati Llashka Drenoc i Malishevës, më 13.08.2007.
"Demir Krasniqi është muze i gjallë i këngës dhe muzikës shqiptare. Ai i ka ruajtur dhe kultivuar me besnikëri vlerat e këngës burimore dhe të asaj qytetare. Ai është një artist shumë i madh i muzikës sonë tradicionale dhe i vlerave mbarëkombëtare shqiptare!"
Dervish Imer Dervishi, bilbil i këngës burimore kërçovare, nga fshati Garanë – Kërçovë, më 17.08.2007.
"Demir Krasniqi është ekspert i këngës dhe melosit të bukur shqiptar!"
Vehbi Haziri, inxhinier ,krijues dhe kultivues i folklorit burimor kërçovarë.
Në Kërçovë, më 17.08.2007.
"Demir Krasniqi është legjenda e krijimtarisë dhe interpretimit të këngës kushtuar qytetit të Manastirit!"
Habib Rushani, këngëtar i shquar nga Manastiri, më 13.10.2007, në Manastir.



"Demir Krasniqi është enciklopedi e gjallë e folklorit tonë muzikor!"
Lorenc Antoni, kompozitor, etnomuzikolog,melograf dhe pedagog muzikor, në Prishtinë, më 1971.
"Demir Krasniqi është sinonim i këngës dhe jetës sonë muzikore!"
Prof. Dr. Faik Shkodra, në Gjilan, më 2005.
"Demir Krasniqi i takon një konfiguracioni dhe një reliefi të gjelbër që ashtu siç është, ka ditur t’ a krijojë vetëm natyra dhe në atë bukuri gjen figura me të cilat e stolisë bukurinë dhe të bukurën – dashurinë!..."
Hysen Këqiku, profesor, poet dhe shkrimtar në Gjilan, më 2005.
"Demir Krasniqi është muze i këngës popullore".
Demir Behluli, piktor, dizajner dhe poet, në Gjilan, më 2005.
"Demir Krasniqi me këngët e tij, shpirtin na e shëron.Ai,sikur nusja në vek rrinë duke e qëndisur këngën të fortë si gur. Demir Krasniqi është bilbili i Gollakut".
Avdi Lena, poet dhe gazetar nga Struga, më 1982.
"Demir Krasniqi është kroi i këngës popullore".
Zenel L. Hajrizi, gazetar i RTK-së, në Prishtinë, më 2006.
"Demir Krasniqi – ai kosovar, është më i miri këngëtar. Zë bilbil, rapsod shqiptar, veterani legjendar"!
Vahid Nasufi, mërgimtar në Zvicërr dhe poet kërçovar, më 2006.
"Demir Krasniqi është Gjergj Fishta i Gollakut"!
Enver Gruda, profesor, nga Drenica, më 1998.
"Demir Krasniqi është një zemërbardhë, por fjalët e tij janë të kuqe!"
Muharrem E. Ramabaja, gazetar, Kamenicë, më 1972.


"Zëri i Demir Krasniqit është ushqim i shpirtit tonë. Ai, i stolisë këngët me mjeshtri dhe ju jep shije e hijeshi. Këngët e tij, të japin zemër e fuqi"!
Hasan Sadiku, nëpunës, Prishtinë, më 1978.
"Demir Krasniqi është mbret i këngës shqiptare. Ai është një hambar i këngëve si flori!"
Lulëzim Krasniqi, këngëtar popullor, nga Grashtica, në Prishtinë, më 1994.
"Demir Krasniqi është kopshti i këngëve tona popullore!"
Shaip A. Berisha, rapsod nga Grashtica, në Prishtinë, më 2006.
"Demir Krasniqi është kënga dhe shpirti i Malësisë së Gollakut!"
Gani A. Berisha, nëpunës, nga Grashtica, në Prishtinë, më 1978.
"Demir Krasniqi është vullkan që nuk pushon. Ai është legjendë e këngës sonë!"
Shkëlqim Krasniqi, mërgimtar në Francë. Gjilan, më 1997.
"Dy Demira – si dy lira"!(Aludon tek piktori Demir Behluli dhe këngëtari Demir Krasniqi).
Musa Ajvazi, nga Pograxha, pensionist në Gjilan, më 2002.
"Demir Krasniqi, përmes këngës së tij, ka nderuar dhe respektuar shumë këngëtarë, rapsodë të ndjerë, ndër të cilët edhe babanë tim të ndjerë, Marash Krasniqin!"
Mëhill M. Krasniqi, rapsod nga Dashinoci i Pejës, më 2006.
"Demir Krasniqi, i ka ringjallur dhe përjetësua veprat e krijuara nga babai ynë, Qamili i Vogël – Muhaxhiri!"
Shqipe dhe Besim Q. Muhaxhiri, në Gjakovë, më 2006.
"Demir Krasniqi është emblema e muzikës shqiptare, jo vetëm në Gjilan e Anamoravë, por në mbarë trojet shqiptare!"...
Nazim Gagica, këngëtar i shquar popullor, në Gjilan, më 2006.


"Demir Krasniqi është minierë e këngëve tona popullore!"
Bekim Rexhepi, klarinetist, në Gjilan, më 2006.
"Po kush nuk e njeh Demir Krasniqin – lulen e inteligjencës shqiptare?!"
Rahim Sherif Sherifi, jurist nga Cërrnica e Gjilanit, më 30 Janar 2008.
"Kënga e Demir Krasniqit, me titull:"Flaka e Janarit", është një këngë universale patriotike e cila i ka të gjitha tiparet, elementet dhe bazamentin e folklorit dhe traditës muzikore nga të gjitha trojet shqiptare. Ajo mund të jetë një himn i përjetshëm i këtij Manifestimi, sepse i ka përfshi të gjitha substancat e këtij manifestimi!"
Agim Krajka, kompozitor, fiz-harmonikist dhe artist i popullit, nga Tirana, në Gjilan, më 31 Janar 2008.
" E kam pritur autobusin te Bunari i Përlepnicës, sepse e kam ditur saktësisht se në cilin autobus dhe kur do të kalojë aty pari, këngëtari Demir Krasniqi! Për ta bërë këtë, më ka nxitur dëshira dhe pasioni që ta shoh për së afërmi se si luante aq bukur me violinë, kur ishte nxënës i shkollës së mesme të muzikës në Prishtinë?! Ai, ulej gjithmonë mbi haubën e autobusit, në mes të shoferit dhe konduktorit, ku gjatë tërë udhëtimit nuk përtonte që t’ i binte violinës, të këndonte dhe t’ i argëtonte udhëtarët!"
Skënder Maliqi – Kosaça, këngëtar, në Gjilan, më 14.02.2008.
"Ju jeni njëri ndër figurat më të merituara për urimin e Pavarësisë së Kosovës, nga se keni bërë mund të madh përmes letrave të krijimtarisë suaj, pikërisht për ta gëzuar këtë festë dhe ditë të madhe për gjithë popullin shqiptar! Gëzuar për jetë e mot Pavarësia e Kosovës!"
Hasan Tahiri, avokat, nga Prishtina, më 17.02.2008.







"Demir Krasniqi njihet si njëri nga melosët e këngës shqipe, njohës dhe mbledhës i folklorit, këngëtar dhe rapsod popullor, pedagog i muzikës, kompozitor, si dhe autor i 14 veprave të botuara, që lidhen me muzikën".
Musa Sabedini, gazetar dhe Kryetar i K.G. "Beqir Musliu" në Gjilan. Gazeta "Lajm",më 14.03.2008,faqe 14.
"Demir Krasniqi është bilbil dhe krijues i madh i popullit. Është një emër i përveçëm i artit tonë muzikor. Është një emër i madh në jetën tonë muzikore. Nuk ka njeri që nuk e adhuron atë, si këngëtar dhe krijues i mirëfilltë. Është i pa lodhshëm dhe i pa epur. Ka një zë të veçantë në këngëtim. Ai dhe vetëm ai e bën këngën popullore të kumbojë e të thotë që të dridh trupin dhe mendjen. Kënga e tij i lëkund eshtrat. Demir Krasniqin e njohin i madh e i vogël në Anamoravë, Gollak, po në Preshevë, Prishtinë e më larg...Kënga e tij është bërë jehonë mali e qyteti. Kënga e tij dëgjohet përtej maleve, përtej Bjeshkëve të Nemura e deri në Kukës, Shkup, Dibër, Kërçovë e Manastir...Kënga e tij është këngë zemre e shpirti. Kënga e tij është këngë e popullit. Demir Krasniqi është nga ata krijues e këngëtar që ka fituar shumë miq, dashamirë, artdashës të këngës, i cili, si dje, por më shumë sot, është duke dhënë kontributin e tij në ngjalljen e artit të këngës anë e kënd vendit dhe diasporës. Demir Krasniqi është autor dhe ambasador i këngës popullore shqiptare!"...
Tefik Selimi,profesor në Gjilan dhe gazetar."Bota sot"më 24.08.2007.
"Demir Krasniqi është antologji për krijuesit tjerë, sepse ai në shpirtin e tij krijues, nuk ka xhelozi ndaj të tjerëve. Atë që e krijon Demir Krasniqi, nuk mund ta krijojë tjetër njeri, sepse këtë dhunti ia ka falë vet Zoti!"
Zenel L. Hajrizi, gazetar i RTK-së, në Prishtinë, më 15.04.2008.







"Jemi shumë të gëzuar që të kemi Bilbil Krahine, Kosove dhe Shqipërie! Nuk mund ta marrim me mend zbrazësinë dhe varfërinë tonë pa ty, sikur që nuk mund të jemi krejtësisht të vetëdijshëm, as të aftë sa të llogarisim se sa na ke frymëzuar e na ke pasuruar shpirtërisht!?"
Kadri Osmani, gazetar, veprimtar i devotshëm për çështje madhore kombëtare e atdhetare dhe poet, në Prishtinë, më 27 Maj 2008.
"Demir Krasniqi është shpirti i gjeniut popullor!"
Bilall Maliqi, gazetar, poet dhe grafik nga Presheva, më 02. Qershor 2008.
"Demir Krasniqi është një mbledhës i folklorit kombëtar, që më duket si Gjergj Fishta!"
Shaban Cakolli, gazetar në mërgim. Gjermani, më 24.06.2008.
"Punëtor më të madh se Demir Krasniqin, unë nuk di që ka rrethi i Gjilanit!"
Mefail Haziri, gazetar, në Gjilan, më 04.07.2008.
"Krejt livadhet e Vërnezit, Vërnakollës dhe të Karadakut, dikur janë kositur duke i dëgjuar këngët e Demir Krasniqit!"
Daut Sherifi, nga Çeliku i Karadakut, mërgimtar në Zvicërr. Më 13.08. 2008, në Gjilan.
"Nuk dihet se sa gardhiqet dhe sa shkallët janë thyer e rrëzuar nëpër dasma e gazmende të ndryshme popullore, nga ana e botës femërore, duke vrapuar pas Demir Krasniqit, për ta dëgjuar atë, duke kënduar dhe për ta pa për së afërmi?!"
Daut Sherifi, nga Çeliku i Karadakut,mërgimtar në Zvicërr. Më 13.08.2008, në Gjilan.
"I lumi ti, çfarë babe ke! Po të kisha pasur unë një babë si ti, madje edhe shumë më të vogël se ky – do të isha njeriu më i lumtur në botë!"
Shaip Korrani, mjeshtër, nga Pozhorani, në Gjilan, më 16.08.2008.




DEMIR KRASNIQI NË LIBRAT E AUTORËVE TJERË
Deri më tash, nga autorë të ndryshëm, Demir Krasniqi është përfshirë në këto libra:
Lorenc Antoni:"Folklori muzikor shqiptar" – Bleni i IV,V,VI dhe VII.
Prof. Ismail Ismaili:"Monografi e Shkollës Fillore "Selami Hallaqi" në Gjilan
Mr. Bislim Pireva: "Monografi e Shkollës Fillore të Tugjecit"
Hasan Hasani:"Enciklopoedia e shkrimtarëve shqiptarë 1502-2002"
Prof.Dr. Faik Shkodra:"Gjurmime albanologjike"
Prof. Xhevat Ismaili:"Veprimtarët shqiptarë të muzikës artistike në Anamoravë"
Prof. Hysen Këqiku:"Pëshertimë për tokën"
Shaban Baksi:"Ju kujtoj me këngë"
Xhafer Leci:"Në themelet e traditës kombëtare shqiptare" 2006.
Prof. Bahtir Sheholli:"Gjurmime albanologjike"- Prishtinë, 2007.
Mr. sc. Xhavit Kryeziu:"Pishtarët e shkollave shqipe në Kamenicë"II.- Gjilan,2007.
Tahir Foniqi:"Dueti legjendar Salih e Feriz Krasniqi"- Prishtinë,2007.
Esat Bicurri:"Ahengu gjakovar në shekuj" – Gjakovë,2006.
Ismet Krasniqi: "Folklori art i pavdekshëm" – Klinë, 2006,
Vahit Nasufi: "Sylynjarët e këngës popullore"- Kërçovë, 2006.















1 Kommentar:

Eden hat gesagt…

Jam shumë i lumtur të ndaj këtë dëshmi timen fantastike.
Emri im është Eden dhe emri i burrit tim është Eduardo nga Shtetet e Bashkuara.
Eduardo më la për një grua tjetër dhe për ta mbajtur të shkurtër historinë, kontaktova me Dr.Ellen-in me një kazan magjik dhe jeta ime ka ndryshuar plotësisht në 48 orë. E shikoj veten në pasqyrë dhe buzëqesh. Unë besoj në veten time dhe aftësitë e mia për herë të parë në jetën time. Unë e kam kthyer burrin tim në jetën time, me ndihmën e Dr.Ellen. Eduardo tha se i vinte keq për 48 orë pas krijimit të shqiptimit. Eduardo tha se e kuptoi se kurrë nuk donte të shpërthente, se nuk mund të merrte bagazhin emocional që po transportonim vazhdimisht. Ai tha se mendonte se ishte një ndikim negativ në jetën time dhe mendonte se ishte më mirë. Ai tha se ishte e vështirë të flisje gjatë gjithë kohës për të kaluarën. Të dy i fala. Unë kam para në xhep, që më në fund jam unë. (Çeku im i kompensimit erdhi sepse më thanë se kishin muaj të tërë.) Unë jam prova e gjallë e asaj që Dr.Ellen mund të bëjë ... Faleminderit shumë Dr.Ellen për punën e mrekullueshme që keni bërë në marrëdhënien time. ne të dy ndihmuam për të parë dhe thënë të vërtetën me njëri-tjetrin. Nuk e kisha menduar kurrë që një magji mund të ndihmonte një çift përpara se ti të ishe shumë i lumtur. Unë ju kontaktova dhe nisa që e gjithë kjo të ndodhë. Kushdo që ka një problem marrëdhënieje mund të kontaktojë Dr.Ellen me email ellenspellcaster@gmail.com
nëse keni ndonjë problem në këtë çështje në vijim
(1) Nëse e doni ish-in tuaj prapa
(2) nëse keni gjithmonë makthe.
(3) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj.
(4) Nëse dëshironi një fëmijë.
(5) Kujdesi bimor
(6) Ju dëshironi të jeni të pasur.
(7) Ju dëshironi ta lidhni bashkëshortin tuaj që të jetë i juaji përgjithmonë.
(8) Nëse keni nevojë për ndihmë financiare.
(9) Lërini njerëzit t'i binden fjalëve tuaja dhe të bëni atë që dëshironi
(10) Rezoluta e E.T.C.
kontaktoni Dr.Ellen përmes emailit të tij: ellenspellcaster@gmail.com
Whatsapp:
+2349074881619