Sonntag, 23. November 2008
KËNGË PËR LIRI
Të gjitha kohëve gjak u dhamë
në fushë të betejës e punë të rëndë
gjak dhamë për tokë e për qiell
gjak dhamë që të rrojmë më mirë
Të gjitha kohëve gjak u dhamë
që l i r i n ë ta kemi më tamam
me të drejta të njohura dhe ligje
Të gjitha kohëve gjak u dhamë
në Trojën e parë Trojën e vranë
në Trojën e dytë Trojën e ndanë
në Trojën e tretë turqit na ranë
të gjitha kohëve gjak u dhamë,në
fushë të betejës e punë të rëndë
Rrustem Geci - Dortmund / nëntor, 2008
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen