Sonntag, 16. November 2008

AZEM SHKRELI


Shaban Cakolli: Azem Shkreli u ngjit në majë të letrave shqipe dhe vetes i krijoi pavdeksinë


Azem Shkreli (1938-1997 - Foto: Robert Elsie
AZEM SHKRELI U NGJIT NË MAJË TË LETRAVE SHQIPE DHE VETËS I KRIJOI PAVDEKSINË

Shkruan Shaban CAKOLLI

Autoritet i cili nuk mund të zëvendsohet,që i mungon shumë Kosovës,me të cilin do të kishim një krijimtari më të mirë,një kinomatografi më moderne.Një poet që tërë qenja e tij i kushtohej poezisë,vërtetë ai ishte vet poezia!Poezia e tijnuk mbeshtetej ne anën e reagimit,por në urtësinë.Azemi ishte figurë madhore intelektuale,një poet që e mbajti gjallë lirinë e Kosovës.Ishte poet igjykimittë thellë,poet që kerkonte që koha të mos kohoj pa ne.Ai nuk kishte nevojë për lavdata,nga se ishte lavdata vet.Shkreli ka gëdhendur gjuhën dhe ka nxjrrë thesare prej saj.Ishte iafert me njerëz,te lexoje Azemin dhe më pas të qëndroje me te,nuk do të kishe vërejtur fare ndryshime,ai ishte poezia vet.I ka dashur shumë mërgimtarët ,dhe ka bashkëpunuar me ta.Shihej se kishte një ngarkesë psikologjike në rrafshin kombëtar.Ka qenë i afërt dhe bashkëpunetor me personalitete te shquara gjermane,veqmas me Hans Joachim-Lanksch dhe Bodo Gudjons.Kosova dhe shqiptarët kudo që ndodhen,me vdekjen eShkrelit humbën,prijësin e teatrit,prijësin e shkrimtarëve,te kosovafilmit,poetin,prozatorin dhedramaturgun,gazetarin e shkelqyar:Ishte autor i shumë librave”Bulzat”,”Engjujt e rrugëve”;”di një fjalë prej guri”,”Nga bibla eheshtjes”,”Pagëzimi i fjalës”,”Kënga e hutinit”,”karvanii bardhë,etj…….,deri te vëllimi i fundit”Zjarr ifjetur”.Veprat etij ishin te vequara dhe te botuara në shumë gjuhë:angleze,italiane,hungareze,rumune,ruse,turke,gjermane,daneze,arabe,sllovene ,maqedone,dhe serbe.Ai me kohë kishte hapur rrugë në krijimtarinë dhe kulturen shqiptare,por edhe në gazetari,dalloheshin reportazhet e tij të veqanta dhe të guximshme për kohën e tij.Shkreli ishte poet mendimtar,poet që aq sa mbështetej në përvojen e tij,po aq në fuqinë e mendimit,kurse natyra,elementi rustikal dhe idilik,janë vetëm mjete për të ambientuar objektin e observimit.Te libri i heshtjes,heshtja na del si një alegori,meqë shenjon fjalën e brendshme të poetit,urtinë dmth,fuqinë emendimit.Aj i ka frymëzuar brezat pas me porosinë:Mos u bën poet,nese nuk mundtë lindesh ,në secilin varg,në secilën fjalë”;”Por edhe mos u bë poet,nëse nuk mund të vdesish ,për secilin varg,për secilën fjalë”!!!Te poezitë e SHkrelit,peshohen mirë fjalët,si fjala e shenuar,po ashtu ajo e thënë,del si një nga problemet kyqe dhe me funksion të veqantë.

MBI DET

Skajin nuk ta pamë fundin
nuk ta dimë
na more me vete
Gjëmim i fjetur s´dimë
ku po na shpie
lamtumirë brigje
Poshtë peshkaqen lartë
peshkanjerëz
i bukur o.

Me dhembje e perjetuam ndarëjen e tij fizike nga ne,ne mërgimtarët e NRW,së në Gjermani,në Qendrën Kulturore Shqiptare,në Gelsenkirchen,u ndamë nga ai një javë para se te jepte frymen e fundit!At kohë aimbajti në at qendër një orë letrare.Aty unë lexova cikel poezish ngapermbledhja ime”TOKË DARDANE”,nga u ktheva nga skena,ne vend te ja jipja një liber,ai mamori nga dora,e lexoj për pak qaste,pastaj erdhi:Më thase i kishte pëlqyar shumë,dhe do ta lexoj tërsiisht,kur të kthehem pas dy javëve me tha,do të bisedojmë më gjërsisht!Po fatkeqësisht,shkoj dhe nuk u kthya më.Fjalët e tija më mbeten nëkujtesë,kurse lajmi i vdekjes se tij na pat rënë si rrufe.Azem Shkreli ,iku në jetën tjetër si qdo udhëtar i kësaj bote,natyrisht iku heret,por mbeti në majë të letrave shqipe.Ne krijuesit në mërgim,me mall e kujtojmë,e nderojmë,e kultivojmë dhe e rrespektojmë.

Keine Kommentare: