E hene, 17-11-2008, 10:16am (GMT)
Fondat de Nikolla Naço (1888) - Serie nouă (1993) -
fondator: Xhelku Maksuti. Nr.120 (2008)
Periodic al Uniunii Culturale a Albanezilor din România
Periodik i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë
Director: Mircea Istrate, Redactor-şef (Kryeredaktor): Baki Ymeri
Unicul popor din lume, înrudit cu românii pe linie daco-traco-ilirică, este poporul albanez
I vetmi popull në botë, i fisëruar me rumunët përmes linjës daco-traco-ilire, është populli shqiptar
Uniunea Culturala a Albanezilor din România şi redacţia revistei Albanezul sunt onorate să felicite din toata inima alegerea Excelenţei Sale, Domnul Barack Obama în cea mai înaltă şi prestigioasă funcţie a Statelor Unite ale Americii - aceea de Preşedinte. Dumnezeu să binecuvânteze America!
Shipëria në 96 Vjetorin e Ditës së Shpalljes së Pavarësisë
(Albania la cea de-a 96-a aniversare a Zilei Declarării Independenţei)
România, o ţară prietenă în regiunea noastră, a fost şi rămâne o ţară cu tradiţii vechi în relaţiile de prietenie şi de cooperare cu Albania. Cu politica ei externă, constructivă, contribuie la menţinerea păcii, stabilităţii şi securităţii. Membră a UE şi NATO, România rămâne nu numai un aliat sigur care sprijină unitatea acestor organizaţii, ci şi o ţară fără rezerve în încorporarea Albaniei şi a altor ţări din Balcanii de Vest în structurile euroatlantice, contribuind la crearea unei zone de securitate pentru ţările noastre cuprinse în spaţiul dintre Marea Neagră şi Adriatică. România a fost şi rămâne un important partener al Albaniei în alcătuirea politicilor comune, precum şi în procesele politice şi sociale similare ale ambelor ţări care trec pe calea consolidării reformelor democratice şi economiei de piaţà. În volumul schimburilor economice şi comerciale între ţările noastre, constatăm cu plăcere că, în ultimul an, indicatorii s-au dublat.
Më 28 Nëntor 2008, mbushen 96 vjet nga dita e shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë. Këtë përvjetor, populli dhe kombi shqiptar e përkujtojnë duke jetuar çaste shumë të rëndësishme, politike, ekonomike dhe sociale. Sot, Republika e Shqipërisë është shumë afër realizimit të objektivave të saj strategjike dhe kombëtare. Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm në të gjitha reformat e saj. Ajo forcoi institucionet e saj demokratike dhe shtetin ligjor. Reformat zgjedhore dhe ajo në fushën e drejtësisë po përparojnë me shpejtësi, të mbështetura nga një konsensus i fuqishëm politik. Ekonomia shqiptare gëzon një rritje me ritme nga më të shpejtat në rajon dhe me potenciale të mëdha për të ardhmen. Klima e biznesit është mjaft e favorshme dhe gjithnjë e më tërheqëse për investitorët e huaj. Viti 2008 ishte një vit i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot, Shqipëria nuk i përket më grupit të vendeve me të ardhura të ulëta, por i përket grupit të vendeve me të ardhura të mesme dhe është një Shqipëri krejtësisht tjetër. Qëllimet dhe aktiviteti diplomatik i Shqipërisë ka qenë në radhë të parë i fokusuar drejt Brukselit, në shtimin e kontakteve me NATO-n dhe Bashkimin Europian, duke përballuar me sukses dinamikën integruese për t’i ofruar politikës shqiptare modele, standarde dhe programe zhvillimi për një Shqipëri të integruar. Ne jemi të vendosur të bëhemi anëtarë me të drejta të plota në NATO dhe do të vazhdojmë të përmbushim e të respektojmë standardet demokratike që kërkohen nga ky anëtarësim. Procesi i ratifikimit të protokolleve të anëtarësimit nga vendet anëtare të Aleancës është sa vlerësues, aq edhe nxitës për të forcuar demokracinë dhe standardet.
Ratifikimi i shpejtë dhe unanim nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregon se demokracia e liria në Shqipëri nuk janë monopol vetëm i politikës shqiptare, por edhe i aleatëve që vazhdojnë të investojnë për të. Në Samitin historik të Bukureshtit Shqipëria mori ftesën për në NATO, nënshkroi ne korrik protokollin e anëtarësimit dhe po pret ratifikimin e tij nga të gjitha vendet anëtare me synim anëtarësimin me të drejta të plota para Samitit të Strasburgut. Samiti i Bukureshtit, siç pritej, kurorëzoi përpjekjet tona për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO duke bërë kështu realitet njërën pjesë të ëndrrës euroatlantike shqiptare. Shqipëria në NATO do të thotë Shqipëria demokratike e sigurtë dhe e zhvilluar. Ecuria e deritanishme në këtë proces, i cili pret të marrë konfirmimin përfundimtar në Samitin e prillit 2009, ka vërtetuar se Shqipëria është tashmë një demokraci funksionale dhe e stabilizuar, e gatshme për të marrë përgjegjësi më të mëdha dhe për të kontribuar bashkarisht me partnerët e tjerë në forcimin e paqes dhe sigurisë në Europë. Ftesa për në NATO dhe nënshkrimi e ratifikimi i protokolleve të anëtarësimit shënon kurorëzimin e përpjekjeve të gjata dhe të vendosura të Shqipërisë dhe arritjeve të saj. Për të është dashur një punë e gjatë dhe e madhe, këmbëngulje dhe përkushtim i palëkundur si dhe ndihma e vyer e miqve dhe partnerëve tanë në Aleancë. Forcat e armatosura shqiptare kanë ndërmarrë një transformim dhe modernizim thelbësor dhe sot shërbejnë krenarë, krah për krah, aleatëve të tyre në NATO. Ftesa në Samitin e Bukureshtit dhe ngjarjet që rodhën janë konfirmim i këtyre arritjeve. Përpjekjet tona do të vazhdojnë në kursin e reformave për të konsoliduar dhe zhvilluar më tej të gjitha standardet, kriteret dhe normat e një vendi anëtar të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Promovimi i tyre në vendet anëtare është një kusht i domosdoshëm, në mënyrë procesi të kompletohet brenda një kohe sa më të shkurtër që të jetë e mundur.
Politika jonë e jashtme gjeneron stabilitet, moderim, dialog dhe bashkëpunim rajonal, si vlera të saj thelbësore. Shqipëria dhe shqiptarët besojnë dhe mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë plebishitare projektin europian dhe euro-atlantik të rajonit. Ne do të zhvillojmë marrëdhëniet me vendet fqinjë sipas vizionit evropian të politikave të përbashkëta të mirëkuptimit, të bashkëpunimit e të integrimit. Qëllimit të përbashkët për t’u integruar në strukturat europiane dhe euroatlantike duhet t’i shërbejnë politikat lokale e rajonale për paqe, stabilitetit e zhvillim të qëndrueshëm. Shqipëria dhe shqiptarët do të vazhdojnë të luajnë rolin e rëndësishëm moderues ndaj ngjarjeve në rajon. Ne do të mbetemi aleatë të besueshëm të zbatimit të politikave për zhvillim, siguri e integrim që projektohen në tryezat e NATO-s apo të Bashkimit Evropian. Procesi i ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga vendet anëtare të Bashkimit Europian ka ecur në përputhje me parashikimet dhe pritet të përfundojë brenda vitit. Në fund të vitit 2007 Shqipëria, e para nga vendet e rajonit, u bë anëtare e Procesit të Barcelonës, i cili, në Samitin e korrikut në Paris, u transformua në Bashkimin për Mesdheun.
Në periudhën maj/tetor 2008 Shqipëria mori Presidencën e BEDZ dhe e përmbylli atë me sukses, duke kryesuar nënshkrimin e një numër marrëveshjesh dhe dokumentesh të rëndësishme në një periudhë të vështirë për rajonin e Detit të Zi. Nga 1 prilli deri me 30 tetor, Shqipëria e realizoi kryesinë e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), në kushtet kur rajoni i Zgjeruar i Detit të Zi, gjithnjë e më shumë, po transformohet në një zonë dinamike zhvillimi me peshë në rritje, si në rrafshin gjeo-politik, ashtu dhe në atë gjeo-ekonomik. Presidenca shqiptare u kushtoi vëmendje të veçante aktiviteteve në nivelet sektoriale, si parakusht për promovimin e mëtejshëm të bashkëpunimit shumëpalësh në rajonin e BEDZ-it dhe për përparimin e Organizatës. Në kalendarin e kryesisë sonë ishin parashikuar mbi 55 veprimtari duke përfshirë takime ministeriale, konferenca ndërkombëtare, takime të grupeve të punës, seminare, tryeza të rrumbullakëta, ekspozita etj. Gjatë këtyre muajve janë mbuluar me aktivitete fushat dhe sektorët më të rëndësishëm, me synim rritjen e bashkëpunimit të vendeve anëtare në fushat e energjisë, transportit, mbrojtjes mjedisore, lehtësimit të tregtisë dhe investimeve, bashkëpunimin në bujqësi, arsim, shkencë, teknologji, shëndetësi farmaceutikë, sistemin bankar, financë etj. Ne ia dolëm, më një situatë jo pa komplikime, të përfundonim me sukses këtë Kryesi, duke arritur nënshkrimin e dy marrëveshjeve: për liberalizimin e vizave për shoferët kamionistë dhe biznesmenët dhe të miratonim direktivat për përmirësimin e efiçencës të Sekretariatit të Organizatës tonë.
Ngjarja më e madhe në historinë moderne të shqiptarëve, pavarësia e Kosovës
Cel mai important eveniment în istoria modernă a albanezilor, independenţa Kosovei a fost aşteptată de Albania cu bucurie şi realism. Lupta permanentă, pe care albanezii au declanşat-o împotrivă nedreptăţii, violenţei şi genocidului etnic. Putrezirea sistemului dictatorial iugoslav şi angajarea serioasă a Aliaţilor Euroatlantici au culminat logic cu apariţia noului stat - acela al Kosovei. Această nouă realitate geopolitică reprezintă o investiţie bilaterală. Azi, Kosova a fost recunoscută de 52 de ţări, cu consideraţia că niciuna din ele nu au recunoscut independenţa Kosovei ca un act de duşmănie împotrivă naţiunii sârbe, ci ca o favoare faţă de albanezi. Aceste naţiuni au cunoscut Kosova fiindcă sunt convinse că această este cea mai sigură cale pentru a contribui la stabilitatea regiunii din Balcani.
Pavarësia e Kosovës u prit nga Shqipëria me gëzim dhe realizëm. Lufta e vazhdueshme që shqiptarët bënë ndaj padrejtësisë, ndaj dhunës dhe gjenocidit etnik, kalbëzimi i sistemit diktatorial jugosllav dhe angazhimi serioz i aleatëve euroatlantike kulmuan logjikshëm me shtetin e ri të Kosovës. Ky realitet i ri gjeopolitik përfaqëson një investim dyplanësh. Sot, Kosovën e kanë njohur vetëm 52 vende, me konsideratën se asnjë prej këtyre vendeve nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës si një akt armiqësie ndaj kombit serb apo si favor ndaj shqiptarëve. Këto kombe e kanë njohur Kosovën sepse janë të bindura se kjo është rruga më e sigurt për të kontribuar në stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Diplomacia shqiptare ka mbrojtur dhe do të mbrojë, ka promovuar dhe do të promovojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Natyrisht, qëndrimi ndaj pavarësisë së Kosovës nuk kushtëzon qëndrimin e Shqipërinë në marrëdhëniet me vendet e tjera. Ne përpiqemi t’i zhvillojmë këto marrëdhënie në mënyrën më miqësore dhe ky është një qëndrim i pandryshueshëm i politikës tonë. Për ne marrëdhëniet e fqinjësisë se mirë me vendet e Evropës Juglindore mbeten prioritet i politikës së Jashtme.
Me të gjitha vendet e rajonit ne do të vazhdojmë të zhvillojmë atë marrëdhënie cilësore që i ka bërë vendet tona të ndërlidhura jo vetëm nga parimet e fqinjësisë së mirë, jo vetëm nga dëshira e shprehur, por edhe nga gjithë ai numër marrëveshjesh dypalëshe e shumëpalëshe, nga projektet e përbashkëta të integrimit në NATO dhe BE dhe projektet e zhvillimit ndërrajonal. Në planin shumëpalësh, vendet e rajonit kanë ndërtuar një rrjet kontaktesh, marrëdhëniesh e forumesh të shumëllojshëm që na shërbejnë jo vetëm për të diskutuar për çështje të përbashkëta por edhe për të bashkuar energjitë dhe mjetet për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. Sfida jonë e përbashkët është të arrijmë të realizojmë projekte me interes në sektorët e energjisë e transportit, konkretizimin e Tregut Rajonal Energjetik, veçanërisht për realizimin e projekteve të interkoneksioneve dhe të linjave të transmetimit të energjisë në rajon. Krijimi i një zone të lirë tregtare për Evropën Juglindore është tashmë një arritje konkrete e integrimit tonë rajonal. Por ky proces integrimi tregjesh nuk është i plotë dhe nuk mund të jetë funksional pa sigurimin e kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve në rajon.
Rumania, një vend mik në Rajonin tonë, ka qenë dhe mbetet një vend i vlerave me tradita të lashta në marëdhëniet e miqësisë dhe të bashkëpunimit me Shqipërinë. Me politikën e saj konstruktive të jashtme, ajo jep një kontribut të rëndësishëm në Rajonin tonë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë. Antare e BE dhe NATO-s, Rumania mbetet jo vetëm një aleat i sigurt që mbështet unitetin e këtyre organizatave, por edhe një vend pa rezerva në gjithëpërfshirjen e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike, duke dhënë kështu një kontribut mjaft të rëndësishëm në krijimin e një zone të sigurisë për vendet tona që përfshihen në hapësirat nga Deti i Zi deri në Adriatik. Rumania ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm i Shqipërisë edhe në përpunimin e politikave të përbashkëta si në proçeset e ngjashme politike e sociale qe dy vendet tona po kalojnë në rrugën konsolidimit të reformave demokratike, ashtu edhe në ato të ekonomisë së tregut. Në volumin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregëtare midis dy vendeve tona, megjithëse shifra le akoma shumë për të dëshiruar, vihet re se vitin e fundit ajo ka kapërcyer në dyfishimn e saj. (Dashnor Dërvishi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Bukuresht)
Anëtarë të Lidhjes Popullore të Shqiptarëve të Rumanisë (1950)-Manifestimi shkencor (ndërkombëtar) 400 vjet atestimi dokumentar të shqiptarëve në Rumani (Bukuresht, 1995)
Albanezii din România şi Indipendenţa Albaniei
(Shqiptarët e Rumanisë dhe Pavarësia e Shqipërisë)
La momente aniversare fiecare naţiune îşi aminteşte de momentele cruciale ale existenţei, de personalităţile ce i-au jalonat istoria. Albanezii nu uită pe regina iliră Teuta pentru rezistenţa în faţa expansiunii romane, pe Gjergji Kastrioti – Skanderbeg, apărătorul medieval al creştinătăţii europene, pe Enver Hoxha, Ibrahim Rugova şi alţi albanezii care au dat exemple strălucite pentru apărarea identităţii naţionale. Pentru albanezii din România, momentul cel mai însemnat îl constituie faptul că în Bucureşti, la începutul lunii noiembrie 1912 a fost hotărâtă proclamarea Independenţei de Stat a Albaniei cu sprijinul României şi al Regelui Carol I personal. Cu o vechime de peste patru secole pe pământ românesc şi o meritorie activitate în mişcarea de renaştere naţională albaneză, indiferent de vicisitudinile istoriei, albanezii din România au sărbătorit în fiecare an Ziua Naţională a Albaniei. Anul aceasta se împlinesc şi 60 de ani de la reorganizarea Comunităţii noastre în Uniunea Populară a Albanezilor din România când, în Bucureşti, la fostul sediu ARLUS din strada Batiştei, a fost sărbătorită Ziua Naţională cu mare fast, îndeosebi în organizarea secţiei de tineret a organizaţiei, constituită în special din elevi şi studenţi la care erau afiliaţi şi studenţii veniţi din Albania la studii în România.
Memorarea acestui eveniment este legată de faptul că la începutul anului 1990, o parte dintre foştii membri ai secţiei de tineret de atunci s-au aflat în fruntea Comitetului de reorganizare a Comunităţii în Uniunea Culturală a Albanezilor din România, ducând mai departe tradiţia minorităţii albaneze în noile condiţii de dezvoltare a societăţii româneşti. Albanezii, în toate timpurile, s-au integrat perfect şi total în viaţa societăţii româneşti, participând la toate evenimentele acesteia cu loialitate patriotică şi recunoştinţă pentru sprijinul primit în Mişcarea de Renaştere Culturală şi Naţională, dar mai ales la proclamarea Independenţei de stat a Albaniei de acum 96 de ani, România fiind primul stat care şi-a trimis reprezentanţi diplomatici la Durres, capitala de atunci a Albaniei, iar prin străduinţa Regelui Carol I al României avea să primească drept Rege, în anul 1914, pe prinţul Wilhelm de Wied, nepotul reginei Elisabeta, cel care îşi doarme somnul de veci, alături de mătuşa sa, în incinta Bisericii Lutherane din Bucureşti. Deşi, în documente avem atestări de prezenţe ale unor albanezi în Ţările Române încă din secolele XIV-XV, despre Comunitate, nu putem vorbi decât începând cu anul 1595, când marele voivod al Ţării Româneşti, Mihai Viteazul şi Sfânt martir, a îngăduit unui numeros grup de albanezi de 15.000 de suflete, de a trece Dunărea şi a se aşeza pe acest pământ ospitalier, căruia i-au rămas credincioşi, iar noi cei de azi recunoscători, fideli intereselor naţionale ale României şi noilor forme de integrare în Europa din care facem parte din toate timpurile.
La această aniversare, omagiată în condiţii critice materiale, ne manifestăm încă odată recunoştinţa sinceră şi loială faţă de România şi poporul român ospitalier, indiferent de vicisitudinile create în ultimii ani, când, deşi membri fondatori ai Consiliului Minorităţii Naţionale şi a tuturor organizaţiilor acestuia, am fost înlocuiţi de o organizaţie parazitară, nonalbaneză, condusă de o persoană ce nu aparţine etniei albaneze, dar este impusă ca deputat în Parlamentul României în numele “minorităţii albaneze”, minoritatea care din păcate, din punct de vedere financiar nu dispune de nici-o subvenţie, fiind în pragul prăbuşirii organizatorice şi al dispăriţiei ca entitate etnică. Cu sacrificii, cum au făcut-o şi străbunii noştri, aniversăm an de an, marile sărbători ale României şi Albaniei, cu credincioşie şi devotament, ignorând ingratitudinea unor organe menite să sprijine acţiunile minorităţilor reale, şi nu ale celor contrafăcute din interese politicianiste de conjunctură. Acuzele noastre se îndreaptă către cei vinovaţi de faptul că reprezentanţii autentici ai etniei albaneze şi organizaţia lor, Uniunea Culturală a Albanezilor din România, nu beneficiază de niciun fel de ocrotire din partea statului român actual, de fapt a Parlamentului şi mai ales a Secretariatului Minorităţilor Naţionale din Guvernul României condus de ani de zile de UDMR prin Attila Marko, vinovat principal, lasând o minoritate autentică în pragul destramării organizatorice, pentru a ocroti o oraganizaţie fantomă, creată fraudulos de o deputată ce nu aparţine etniei dar este tolerată ca reprezentantă a acesteia prin diferite tertipuri politicianiste, străine etniei albaneze şi tradiţiilor sale autentice.
Aflându-ne în preajma sărbătoririi a 90 de ani de la marele act naţional de la 1 Decembrie 1918 de consacrare a Marii Unbiri a tuturor românilor pe pământurile strămoşeşti în cadrul României Mari, creaţie a eforturilor de veacuri a celor mai străluciţi luptători pentru interesele naţionale ale tuturor românilor, din care facem parte integrantă ca români de origine albaneză, dorim din toata inimă prosperitate României şi poporului român, noi progrese în remarcarea civilizaţiei naţionale în contextul integrării europene şi a Europei de azi, ca parte importantă a lumii contemporane.
Prof.dr.Gelcu Sefedin Maksuti
(Preşedinte de onoare UCAR, Preşedinte fondator UCAR şi a ziarului Albanezul (ediţia nouă), membru fondator al Consiliului Minorităţilor Naţionale şi preşedinte al Comisiei de Cultură, Culte şi Mass-media al acestuia, membru fondator şi preşedinte în două legislaturi ai Fundaţiei Armonia a Familiilor etnic mixte din România, preşedinte fondator al Asociaţiei Presei Minorităţilor Naţionale din România.)
Sa e hapa numrin e ri të revistës "Shqiptari / Albanezul". Sikur të ngjalleshin Nikollë Naçua, Visar Dodani, Gjergj Bubani e gazetarë të tjerë të shquar te kolonisë shqiptare të Rumanisë dhe të shikonin punën e madhe që kryen sot Xhelku Maksuti dhe Baki Ymeri do të ngazëlloheshin ngase i kanë zëvendësuar me dinjitet. (Dr. Thanas Gjika).
Albanesii, dară, nu sunt rude cu noi românii, ci fraţi. Fraţi buni din aceleaşi sânge. (B.P.Haşdeu, 1901). Plagët e shpirtit t’im u shëruan! Tashi le të vdes! Zot’ i math më paska falur një vdekje të ëmbël. Rroftë Shqipëria! (Nikolla Naço, 1913).
REVISTA ALBANEZUL LA 120 DE ANI DE APARIŢIE
Mesaje de felicitare / Mesazhe përgëzimi
Revistă a unor mari cercetători, profesori universitari, medici, ingineri, intelectuali din cele mai diverse domenii de specializare, scriitori, poeţi, artişti sau simpli entuziaşti, Albanezul s-a impus ca o tribună de apropiere şi de informare, constituindu-se într-un patrimoniu al culturii albaneze, care şi-a tăiat propria-i cale în peisajul editorial sud-est european. În esenţă albanofonă, revista Albanezul a produs, de asemenea, articole în română, asumându-şi un rol fundamental în traducerea literaturii albaneze în română, în prezentarea vieţii culturale din diferite regiuni ale Albaniei şi din comunităţile albaneze trăitoare dincolo de graniţele oficiale ale Albaniei, reliefând, ori de câte ori a fost cazul, similitudinile albanezo-române. La 120 aniversare a revistei Albanezul, cele mai alese gânduri mi se îndreaptă spre profesorului universitar Gelku Maksutovici care a dat un suflu nou acestei reviste şi spre cunoscutul poet, Baki Ymeri, a cărui biografie se confundă cu istoricul relaţiilor albanezo-române din ultima vreme. Mulţi ani, împreună, aici în Balcani! (Prof. univ. dr. George Grigore. Universitatea din Bucureşti). O revista este o istorie şi cei ce o conduc sunt creatori de civilizaţie, de valori şi de sens, nu numai pentru generaţiile acelei istorii, ci şi pentru altele în mijlocul cărora aceasta se desfăşoară. O revista este o catedrală în care oficianţii (gazdele) se întâlnesc cu închinătorii (colaboratorii şi cititorii) într-un sfânt ritual menit să le schimbe viaţa. Această istorie şi această catedrală sunt întruchipate în sensul deplin al cuvântului şi în revista de important rol în trecut şi de mare semnificatie pentru prezent, ALBANEZUL. La ceas aniversar e interesant şi cuvenit să ne gândim la devotamentul redactorilor ei, de la început şi până azi, dar şî la bucuriile pe care ea le-a adus in sufletele celor ce şi-au văzut articolele publicate acolo, precum şi la bucuria produsă cititorilor din toate timpurile. Un merit deosebit pentru menţinerea şi afirmarea revistei, a valorilor şi misiunii ei în peisajul cultural contemporan îi revine scriitorului şi jurnalistului dăruit şi neobosit, Baki Ymeri, căruia îi transmitem sincere felicitări şi prin el tuturor ostenitorilor revistei. (Theodor Damian, LUMINA LINĂ, New York).
Salutăm cu multă căldură aniversarea a 120 de ani de apariţie a revistei Albanezul. Apreciem în mod deosebit calitatea materialelor publicate şi faptul că ne permite să descoperim foarte multe lucruri, foarte puţin cunoscute în România, despre urmaşii direcţi ai Ilirilor. Un procent important din populaţia Albaniei este reprezentat de Aromâni. Contribuţia acestora la formarea statului Albanez este importantă. Nu greşim şi nu exagerăm dacă spunem că între cele două neamuri străvechi există relaţii de fraţietate de cea mai bună calitate. Odată cu intrarea în UE, celor doua popoare li se deschid noi perspective de afirmare. Atât aromânii cât şi romanii privesc cu deosebită simpatie elanul cu care poporul albanez îşi consolidează viitorul. Din nou, FELICITĂRI revistei Albanezul. Conf Dr Corneliu Zeana, membru în Comitetul Director al Mişcării Europene Internaţionale (Bruxelles). Cred că revista Albanezul este de departe cea mai valoroasa contribuţie la cunoaşterea literaturii şi culturii albaneze în spaţiul culturii române. Iar după 120 de ani de apariţie, nu pot dori altceva decât să urez la cât mai multe apariţii. Mai doresc tuturor colaboratorilor multă sănătate şi multe împliniri, iar din când în când să nu uite ca Oglinda Literară le-a fost alături în demersul cultural. La mulţi ani! (Gheorghe Andrei Neagu, Cavaler al Literelor române, Red.şef al revistei Oglinda Literară). Poetului şi traducătorului Baki Ymeri, cu preţuire pentru munca sa, una aproape de sacrificiu întru cunoaşterea şi prietenia dintre popoarele noastre, şi prin revista Albanezul. Îl felicit pentru efort, bunăvoinţă şi entuziasmul nesecat pe care îl depune pentru promovarea celor două culturi surori, română şi albaneză. Îi doresc multă putere de a continua acest minunat demers intercultural pe care nimeni la ora actuală nu-l face cu atâta devotament. (Victoria Milescu, 2008).
Sakrificat e „Shqiptarit” për shqiptarin
Kisha dëgjuar për Shqiptarin (Albanezul) që në moshën time të re, por jo më shumë nga sa mund të dëgjojë e të mësojë dikush që preokupim ka fatin e shqiptarit dje e sot. Mbase ishte një rastësi (nuk thuhet kot: rasti është mbreti i botës), që pikërisht me Baki Ymerin, kryeredaktorin e sotëm të Shqiptarit ishim bërë shokëgjatë kohës kur studionim bashkë gjuhën e letërsinë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Shqiptarin e njoha më mirë gjatë qëndrimit tim në Rumani, në verën e vitit 1972. Aty takova e njoha pasardhës rilindësish tanë, të atyre rilindësve që ishin marrë drejtpërdrejt me "Shqiptarin". Aty takova e njoha njerëz që po vazhdonin me aq përkushtim punën atdhetare që kishin nisur rilindësit tanë (veç të tjerash edhe nxjerrjen e "Shqiptarit"). Aty takova edhe Lazim Rexhepin, Luanin e Sharrit në Moldovë, si dhe madhin Viktor Eftimiu, i cili sapo ishte kthyer nga vizita në Shqipëri (1971). Pas kësaj njohjeje aq nga afër, kisha mundur ta shihja se ç'vlerë kishte pasur "Shqiptari", jo vetëm thjesht për t'i mbajtur gjallë frymën e shpirtin e shqiptarit ndër shqiptarët e Rumanisë, por edhe për të rrezatuar atdhetarizëm të njëmendtë në të katër cepet e botës shqiptare. Baki Ymeri sot, mu si një rilindës i kohës, po bën përpjekje titanike që të vazhdojë ta mbajë të gjallë "Shqiptarin", dhe vazhdon t'u tregojë shqiptarëve kudo që janë, se vetëm me sakrifica e me përpjekje mbinjerëzore, mund ta ndihmosh sot shqiptarin. (Hajro Hajra, SHBA)
Urimet më të mira për trashëgimtarët që e mbajtën gjallë frymën e rilindësve tanë duke vazhduar rrugën e tyre me gazetën ALBANEZUL/SHQIPTARI, që ka qenë gjithmonë një inspirim dhe ngrohtësi për zemrat e përmalluara të kurbetlinjve. Në mënyrë të veçantë një urim dhe përshëndetje vëllazërore për kryeredaktorin e saj, i cili jo vetëm mban gjallë shpirtin e emigracionit në Rumani, por e ka zgjeruar edhe më tej nëpër gjithë botën ku ka emigrantë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, duke dërguar gazetën regullisht nëpër shtete të ndryshme, si dhe duke dhënë materialet që përmban çdo numër gazete, në forumet apo listat e shumta shqiptare që janë në internet. Përgëzime vëlla i mirë shqiptar! Prej teje kemi mësuar dhe ato që kurrë nuk do t’i mësonim në lidhje me vëllezërit tanë të gjakut të përbashkët. (Vitore Stefa Leka). Kam krijuar një përshtypje të thellë prej mbresash të veçanta që më ka lënë veprimtaria progresive dhe kombëtare e Baki Ymerit, e shprehur edhe me një krijimtari letraro-artistike mbresëlënëse në udhën e rilindësve të mëdhenj. Aktualisht i uroj suksese, duke shprehur besimin se si kryeredaktor i revistës Shqiptari / Albanezul, do të ketë mundësi edhe më të mëdha për të çuar çështjen shqiptare tej e më tej, e lartë e më lartë. Ju shpreh urimet më të mira Shqiptarëve të Rumanisë për arritjen e sukseseve të mëtejeshme në miqësinë shqiptaro-rumune, për mbarvajtjen e të dy kombeve më të lashtë të Ballkanit dhe kontributin e mrekullueshëm që japin, që me shkronjat latine janë pozicionuar në progresin Euro-Atllantik. Best Wishes! (Prof. Eng. Vedat Shehu. Të lumtë pena o Baki Ymeri për sa shkruan për 120 vjetorin e gazetës SHQIPTARI! Faleminderit gazetës suaj për këtë shkrim tepër të vyer për historinë e botimit dhe aktivitetit 120 vjeçar të gazetës Shqiptari ndër të parat e shtypit shqiptar, me te madhin atdhetar Nikolla Naço, drejtor dhe botues i saj në ato vite të vështira. (Dhimitër Xhoga)
Republika e Shqipërisë. Ministria E Punëve Të Jashtme. Instituti Kombëtar i Diasporës
Tiranë, më 15.09.2008. Zonjës Vitore Stefa Trieste
URIME PER TITULLIN “QYTETARE NDERI E BERATIT”
Në emrin tim si edhe të të gjithë stafit të Institutit Kombëtar të Diasporës, ju uroj nga zemra ta gëzoni këtë titull të ri si “Qytetare Nderi e Beratit”. Ai është qyteti, të cilit familja fisnike e Stefajve u ka kushtuar të gjithë mundin, të gjithë forcën e shpirtit, të gjithë dashurinë, deri edhe jetën e të paharruarit, babait tuaj Kostaq. Flamur GASHI (Drejtor)
Ministria e Puneve te Jashtme, Bulevardi Gjergj Fishta – Tirane
Tel : (+355)-4 364-090/ 110, 139. Fax : (+355)-4362-085/84
Instituti Kombëtar i Diasporës Shqiptare, tel. 232882, email f.gashi@mfa.gov.al,
institutidiaspores@mfa.gov.al (www.zemrashqiptare.net)
Revistă realizată prin munca voluntară / Revistë e realizuar me punë vullnetare
Colegiul de redacţie: Grigore Brâncuş (Membru al Academiei Române), Tiberius Puiu (redactor-şef adjunct), Corneliu Zeana, Adria Kallogjeri, Alexandru Nica, Adriana Tabacu, Valea Georgeta, Dorela Alistar, Gheorghe Daragiu, Mioara Stănescu, Şerban Sorinel, Renata Rexhepi, Iulia Caramişin. Corespondenţi: Marilena Lică (Franţa), Vitore Stefa Leka (Italia), Thanas Gjika (SUA), Jeton Kelmendi (Belgia), Iljaz Kamberi (Germania). Tehnoredactare: Baki Ymeri. Pentru corespondenţa: Tiberius Puiu, Of. Post. 66, Căsuţa Post. 149, Bucureşti. Telefon: 0729698600, e-mail: bukureshti@yahoo.com - ISSN 1221-6925. Responsabilitatea juridică pentru conţinutul articolelor aparţine autorilor (art.206 C.P.)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen