REPORTAZH NGA NJE FUNDJAVE LETERSIE Alma Papamihali
Me anetare te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne Gjermani
Vizite ne panairin nderkombetar te librit, ne Frankfurt te Gjermanise, si dhe promovimi i disa krijimeve te reja letrare
Nga Alma Papamihali
Historia e Panairit të librit është shumë e lashtë. Megjithatë nëse do flisnnim për data konkrete, atëherë ajo e ka pikënisjen e saj në vitin 1949. Ky panair erdhi cdo vit duke u pasuruar dhe zgjeruar, derisa sot, pas 60 viteve eshte shnderruar ne me te madhin e botes. Nga data 15 deri me 19 edhe kete vit, paten mundesine rreth 300 000 vizitore, dashamires te letersise, per te pare dhe mesuar gjithcka rreth librit apo autoreve te ndryshem internacionale. I ftuari i nderit kete vit ishte letersia Turke, ndersa nderin e vitit te ardhshem do ta kene autoret dhe shtepite botuese te Kines, dhe ne vitin 2010, ata te Argjentines.
Kete vit se bashku me disa pjestare te Lidhjes se Shkrimtareve me banim ne Gjermani, menduam qe viziten tone ne panairin e librit ta benim me te organizuar. Kjo mbase edhe per nje fakt me te rendesishem. Ishte hera e pare qe ne kete prezantim kolosal librash, do kishim mundesine te prezantoheshim me pjesmarrjen e dy shteteve, por te nje gjuhe...Kosove dhe Shqiperi, qe do te prezantonin letersine shqipe. Ndersa nje fakt tjeter shume i rendesishem ishte dhe perkimi i dy datave letrare. Krahas kesaj vizite ne panairin nderkombetar te librit, do zhvillohej dhe promovimi i librave te rinj te autoreve Ali Sh Berisha, me vellimet e tij "Kuvendi i mbreterise se lodrave dhe "Llagapi i Prishtines", si dhe vellimi poetik i autorit Sadik Krasniqi nen titullim "Ofshame ne urne". Por nje e vecanta e ketij promovimi ishte dhe prezantimi i numrit te pare te revistes periodike "Muza Shqiptare".
Sipas planit te dites se pari u nisem ne viziten e panairit.Pershtypja qe mu krijua ne hyrje te panairit ishte se aty ishte perrfshire per keto 4-5 dite nje bote e vogel letrare, ku mbi gjithcka mbreteronte ai qe shpesh per shume nga ne, ka zevendesuar mikun me te mire...Ishim ne boten e magjishme qe mund te dhuroje vetem libri. Shpesh kam menduar qe eshte nje privilegj qe emri yt te nise me germen A. Te njejten ndjesi pata, edhe kur pash listen e shteteve qe prezantoheshin, kur mbi cdo emer lexova - Albania. Kenaqesi e momentit qe u mundova ta kursej per t´ja lene vendin vizites dhe njohjes nga afer.
Se pari grupi yne i lidhjes se shkrimtareve i perbere nga disa anetare, nder te cilet kryetari i saj, z. Martin Anton Cuni, z. Pal Sokoli, Znj. Seveme Preteni, z. Vehbi Musa, z. Arif Molliqi etj bene ndalesen e pare ne tryezen e librave te shtepive botuese te shtetit me te ri ne bote, i cili edhe pse pa mbushur ende nje vit nga formimi i tij, kishte nje paraqitje shume dinjitoze, perfaqesuar nga tre shtepi botuese. Nder te tjera shtepia botuese "Faik Konica" kishte te pranishem dhe autorin e nderuar te letrave shqiptare, z. Nazmi Rrahmani, i cili foli per rendesine e kesaj pjesmarrjeje ne kete panair, edhe pse ky prezantim vec Shqiperise ishte krejtesisht formal, pasi Kosova per vite me rradhe kishte qene pjesmarrese e ketij panairi ne krah te autoreve shqipetare. Megjithate kesaj rradhe ata ishin perballe nje pergjegjesie te re, ndaj dhe pershtypja qe me lane ishte vertete fantastike. U shkeputem per pak nga biseda me botuesit dhe autoret Kosovare, per te vizituar edhe me nga afer tenden e librave me te cilet prezantohej Shqiperia. Per disa minuta isha ne kerkim te shtetit te shqipeve, apo ne kerkim te nje flamuri me shqiponjen krenare qe po aq krenare do ishte ne prezantimin e autoreve kolosale qe ka letersia shqipetare. Nderkohe shihja me radhe emrat e shteteve pjesmarres , qe ishin me dhjetra e dhjetra, nder te tjere dhe vendet fqinje te ballkanit...Kroaci, Greqi, Serbi, Maqedoni etj. Nderkohe qe secili prej nesh kishte veshtiresi ne gjetjen e vendodhjes se prezantimit shqiptar, pasi marr pak informacion me shume, gjendem perpara te ashtuquajturit prezantim shqiptar.
Nje katror i vogel qe arrinte te mbante lirshem vetem 4 vizitore. Ngre koken lart se mbase shihja ndonje shenje te germes A, ose ndonje flamur te kuq me shpendin krenar qe me shoqeronte mendimet deri ato caste, por askund.
Ky qenka zhgenjimi , mendova me vete. Ishte shtepia botuese "Botimpex", e cila kishte arritur ne menyre private mundesimin e pjesmarrjes se saj ne kete panair. A mund te quhej ky nje prezantim dinjitoz i shtetit shqiptar?? Kurrsesi jo!
Asnjehere nuk me shqitet nga mendja, mendimi qe ne shqiptaret jemi populli me romantik dhe letrar ne bote. Mbase mundohesha ta perkedhelja vendin tim me shume se c´duhet, deri ne momentin e asaj pamjeje qe qendronte para syve te mi. Megjithate mundova te ngushelloj veten, duke i thene...Mendo Alma, ka edhe me keq...Po sikur te mungonte fare emri i vendit tend?? Ndaj kerkova vetem ti bej nje apel ministrit tone te kultures, qe mos lere kurre pas dore inkurajimin dhe mbeshtetjen e letersise dhe artit, qe jane si nje ure kalimi ne boten e qyteteruar.
Vazhduam viziten tone edhe neper prezantimet e disa shtepive botuese internacionale, per ti dhene me pas fund aktivitetit te pare per ate mbasdite.Me pas, pasi u pershendetem me miqte tane krijues dhe botues, morem rrugen per ne qytetin e Ofenbachut, ku do te mbahej dhe takimi promovues i atuoreve Ali Sh Berisha, Sadik Krasniqi si dhe Muzes Shqiptare, qe bashkonte disa autore se bashku. Mbremja e cila ishte lajmeruar ne oren 19, na gjeti perpara salles se shoqates "Bashkimi Kombetar" brenda se ciles ndihej nje atmosfere e ngrohte tradicionale shqiptare, qe te krijonte vertete ndjesine e shqiptareve te bashkuar. Muri ne te cilen qendronin kornizat e heronjve tane te shquar...Skenderbeu, Ismail Qemali, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, hijeshohej ne sfond nga dy flamujte, ate kuq e zi (flamurin kombetar) si dhe flamurin e shtetit me te ri Kosovar.
Ne kete ambjent nisi dhe promovimi i cili u drejtua nga une si dhe nga z. Shaip Ademaj.
Promovimi nisi me fjalen e recensuesit z. Pal Sokoli i cili ne referatin e tij beri nje zberthim figurativ dhe letrar te librit poetik "Ofshame ne ure". Vargje dhe komente mbi kete liber, bene gjithashtu edhe pjestare te tjere te lidhjes si zonja Seveme Preteni, z. Ademaj,z. Berisha etj. Me pas fjalen e mori vete autori Z. Krasniqi, i cili pasi pershendeti te pranishmit ne salle, vecanerisht z. Nazmi Rrahmani, shkrimtarin e njohur nga Kosova, si dhe z. Martin Antoni Cuni, z Pal Sokoli etj, foli dicka mbi mbresat dhe emocionet e librit te tij te pare, edhe pse pune dhe shkrimet e tij kane qene te hershme.
Pas recensimeve dhe recitimeve mbi librin e pare, nisi prezantimi i librave te autorit Ali Sh Berisha, qe kishte si recensues kryesor z. Sadik Krasniqi. Me pas une fola dicka mbi biografine dhe parathenin e librit. Nje pershendetje me disa poezi te librit "Kuvendi i mbreterise se lodrave" beri dhe i riu Ibush Bunjaku, si dhe poeti z. Hasan Qyqalla.
Nje fjale pershendetese mbajten dhe publicisti z. Hamza Halabaku si dhe shkrimtari i madh z. Rrahmani.
Atmosferen e ketyre promovimeve e beri edhe shqiptare, melodia pershendetese me muzike karakteristike shqiptare e anetareve te shoqates, te cilet i dhuruan edhe nje libreze anetaresie dhe nderi z. Nazmi Rrahmani, si shqiptar me vlera te vecanta dhe rendesie te vecante ne letersine shqiptare.
Se fundi erdhi dhe promovimi i numrit te pare te revistes periodike, "Muza Shqiptare"...nje reviste kjo me rendesine e nje antologjie, ku ishin permbledhur dhjetra autore. Pata nderin ta prezantoj kete reviste ne sy te te pranishmeve, si dhe te flas mbi vleren e asaj qe sapo kishte lindur dhe pritej ne te ardhmen vetem te zhvillohej, te permiresohej dhe te pasurohej me shume. Fjalen gjithashtu e mori dhe kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve z. Martin Cuni, i cili beri edhe njehere thirrje per nje organizim me te mire te anetaresise dhe pershendeti gjithashtu numrin e pare te revistes me te re letrare ne diaspore "Muza Shqiptare". Pas perfundimit te promovimeve, mes te pranishmeve u be nje bisede e ngrohte dhe miqesore, e cila u shoqerua nga shperndarje dhe shkembime librash mes autoreve, dhenie autogramesh, si dhe bisedime mbi takimet e ardhshme.
Nje takim tjeter po kaq i rendesishem i lidhjes se shkrimtareve ne Gjermani, eshte edhe ai i dates 26 Tetor ne Essen te Gjermanise, ku ne qender te tij do te jene promovimi i librave te rinj te autoreve Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli.
Para panairit te Shqiperise dhe te Kosoves
Autoret e promovimit (nga e majta) - Ali Sh. Berisha, Sadik Krasniqi, Nazmi Rrahmani Martin Cuni |
Autoret e promovimit (nga e majta) - Ali Sh. Berisha, Sadik Krasniqi, Nazmi Rrahmani Martin Cuni |
Nazmi Rrahmani |
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen