Dje, 11:58 AM | #2 |
| II. Për Bashkimin Mbarëkombëtarë Në muajin prill – 68-të, Takoi trimat e vërtetë : Metush Krasniqin , Vehbi Bajramin , Që luftojnë për idealin !... Me shumë forca përparimtare – E formuan Shoqërinë Shqiptare ! Që t’ jetësohet ideali – E pagëzuan “Ismail Qemajli”! Këtë Shoqëri demokratike , Me synime patriotike , E formuan forcat stoike , Që t’ jetësojnë Shqipërinë Etnike ! Në qytete , n’ fshatra , n’ male – Do t’ përhapin ideale !... Në Gjilan e në rrethinë – Terë fuqinë , Vehbiu e shkrinë... Për veprimet patriotike – I ranë n’ gjurmë hordhitë armike , T’ prirë nga UDB-ja jugosllave , Në Gjilan dhe Anë Morave ... Por Vehbiu , ai vigjilent , Këtë skenar e kuptoi shpejt ! Për t’ i mposhtë kurthet dhe UDB-ën – Për mërgim e mori rrugën ! Shpejt u gjet në Austri , Ku punonte me shoqëri ... Për t’ shpëtuar nga pushteti – Gruan e fëmijët i mori me veti ! Përveç punëve familjare , Kryente punët atdhetare... N’ mision të shenjtë kombëtar – Rekrutonte shumë shqiptarë !... Vehbi Ibrahimi , ai atdhetar , Aktivist i dorës së parë , U dallua ndër mërgimtarë , Për BASHKIMIN MBARËKOMBËTARË! -T’ gjitha forcat me i bashkua , Një shtet t’ fortë për t’ a formua ! Ballë për ballë me i dalë Serbisë , Me i ndalë hovin e barbarisë !... III. Kuvendi Kombëtar Në Kuvendin Kombëtar , Vet Vehbiu , pjesë ka marrë . N’ atë Kuvend , kanë debatua – T’ gjithë partitë për t’ u bashkua !... T’ “djathta” , t’ “majta” – pa dallim , T’ gjithë shqiptarët në një BASHKIM ! Rreth :”BESËLIDHJES KOMBËTARE DEMOKRATIKE GJITHËSHQIPTARE!” Gjithë çka pati grupe e parti – N’ këtë “BESËLIDHJE” ishin shkri ! Të gjithë e kishin një qëllim: “T’ bëhen t’ fortë me një BASHKIM !” Merr detyrë me besnikëri – Për të ardhur në Vushtrri !... Nga UDB- ashët , nga tradhtari – Rrezikohej veprimtari... Me sukses , detyrë ka krye – N’ Austri , prapë ishte kthye . UDB-ja , n’ gjurmë shpejt i ka ra – As atje, rehat s’ e la ! Duke i parë këto gjurmë rreziku , Që i kanosej nga armiku , Mori vendim për të ikë – Të strehohej në Belgjikë ! Në Belgjikë , n’ atë vend të shpresës , Ai, qëndroi der’ n’ orë të vdekjes ! Misionet ndaj Atdheu – Asnjëherë nuk i ndërpreu !... |
#3 | |
| IV. Një shtet kanë gjithë shqiptaria -S’ do t’ shikojmë “djathtistë” , “majtistë”... S’ do t’ shikojmë krahinë , as fis , S’ do t’ shikojmë grupe , as fe – Komb i vogël , jemi ne !... -Të gjithë kem’ për t’ u bashkua – Një shtet t’ fortë për ta formua ! Nuk i kem’ njëqind Shqipëria – Një shtet kanë t’ gjithë SHQIPTARIA !... -Shteti ynë , është SHENJTËRI – E ka emrin: SHQIPËRI ! SHQIPËRI DEMOKRATIKE – Me gjithë tokat e saj etnike ! Idealet u shtrinë në male – Lindi Ushtria Çlirimtare E Kosovës legjendare , Për çlirim t’ tokave shqiptare ! Gjallë, Vehbiu , sa vepronte , Këtë Ushtri , gjithmonë ëndërronte : “Po të kishim një Ushtri – Unë për te , do t’ isha shkri !”... |
#4 | |
V. Jataku i atdhetarëve Aktivist e atdhetar , Ishte mikpritës e shumë bujar . Për shqiptarë , kudo që kishte – Dera e tij , e hapur ishte ... Për shqiptarët nga këto strof’lla – Gjithmonë shtruar rrinte sofra ! Janë me qindra dhe me mija , Që ju jepte bukë Vehbia !... T’ gjithë shqiptarët që kanë ikë , Për t’ shpëtuar në Belgjikë , Të përndjekur prej sllav – shkjavit , Ju ndihmoi si vëllai – vëllait ! Shumë bukëshkelës , ia kanë ngrënë bukën , Pasandaj ia përmbysën kupën !... UDB-ja sllave i kishte dërgua – N’ bukë të vet , për ta tradhtua ! N’ atë SHËRBIM SEKRET të sllavit – Printe UDB-ja e Gjilanit , Me shqipfolës , t’ ardhur n’ rregzina , UDB-ës së shkjaut , iu bënë opinga !... Vehbiu , mirë i njihte punët , Aq më tepër, edhe spiunët ! Por ndaj tyre sillej butë – S’ ishte i prirë t’ i pres në bukë !... Me urtësi , fliste me orë – Nga tradhtia t’ heqin dorë ! Sepse koha do të ndryshojë – Historia, do t’ i gjykojë !... Shumë prej tyre , nuk e kuptuan – Me tradhti , sërish vazhduan ! Si sadistë e si dhunues – Shërbëtorë t’ sllavit – okupues !... | |
| #5 |
| VI. Hijet e përndjekësve Këlyshët e UDB-ës jugosllave , Në Gjilan e n’ Anë Morave , Që të gjithë janë angazhuar – Veprimtarin , për ta penguar ! Kryeudebashi , ka dhënë urdhërimin : “Ta pengojmë Vehbi Ibrahimin ! T’ ia ndalojmë n’ Kosovë udhëtimin – Do t’ na e prishë “Vëllazërim – Bashkimin “! -Me çdo çmim e me çdo kusht – Do ta shtimë Vehbiun n’ grusht ! Po qe s’ mundemi ta arrestojmë – Fizikisht ta likuidojmë !”... Për Vehbiun, atë kreshnik , Që i kishte shokët besnikë , UDB-ja sllave, iu frikësonte , Se një ditë, do t’ triumfonte !... Për këtë punë , Shërbimi Sekret – Angazhoi shërbëtorët e vet , Për Vehbiun – patriot , trim , Që ta vrasin me çdo çmim !... Që ta vrasin , atë veprimtar , Të BASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR ! I frikësonte thënia e tij : “PËR MUA S’ KA SHQIPTARË TË KËQINJ !”... |
#6 | |
VII. Vrasja në përvjetor Aksionet e veprimtarit – Do t’ i bien në sy tradhtarit ! Do ta mbajnë gjithmonë n’ shënjestër – Që ta vrasin , sot , a nesër !?! Këta vrastarë t’ okupatorit – N’ Jubile të 30 – VJETORIT , Kur vranë mësuesin – Mustafë Kokën , Prapë me gjak do t’ ulin tokën !... Kur u vra GRUPI I KRESHNIKUT – Pesë dëshmorë t’ Hasan REMNIKUT ! Mbi gjak t’ tyre – si lastarë Do t’ lëshojnë shtat , shumë veprimtarë !... Kështu UDB-ja e okupatorit , Për kremtim të 30- VJETORIT , Më 10 TETOR , caktojnë terminin – Për ta vra Vehbi Ibrahimin ! Edhe Vehbiun , si e kanë traditë – Do ta vrasin , sërish “në pritë”! Por kësaj radhe , jo n’ Bistricë , Por atje larg , në Belgjikë ! Do t’ paguajnë kriminelë – Do ta vrasin në Bruksel ! Para derës së shtëpisë – Do t’ ia thyejnë një krah Shqipërisë !... 10 Tetor – Tetëdhjetë e Një – Kishte ardhur minutë i ZI , Agjentë t’ UDB-ës t’ Jugosllavisë – Vranë Vehbiun, n’ prag t’ shtëpisë ! N’ prag t’ shtëpisë , n’ midis t’ Brukselit – E vrau dora e kriminelit ! Ndoshta n’ bukë e ka ushqye – Tash me plumba e ka shpërblye !... N’ pabesi e VRANË , atë burrë – Ra dëshmorë , për t’ mos vdekur kurrë ! Idealet e tij stoike – S’ mund t’ i vret UDB-ja armike !... Na e vrau UDB-ja , Vehbi djalin , Por s’ ia vrau kurrë IDEALIN ! S’ mund t’ i vret të gjithë shqiptarët , T’ gjithë ithtarët , veprimtarët !... | |
#7 | |
| VIII. Strumbullari Vehbiun, na e vranë hordhitë – Pse s’ luftonte për pozitë ?! Pse s’ përçante kurrë partitë ? Pse nuk dinte për tradhtitë?!... Ai, luftonte për një qëllim : “NJË ATDHE , ME NJË BASHKIM!” Mish e shpirt, ai ishte shkri : “PËR NJË KOMB – PËR NJË SHQIPËRI “! Bëri vepra të lavdishme , Për shqiptarë , shumë të dobishme , Me qëndresën titanike , Me fjalë t’ urta profetike : -Gjithkund n’ botë , ku ka shqiptarë , T’ gjithë e kanë një STRUMBULLAR ! Të bashkuar në një Shqipëri – Rreth Flamurit Kuqezi ! -Është dhunti e shenjtërisë , Që i dha Zoti – shqiptarisë ! Gjithë kush ka gjak të shqiptarit – T’ i bashkohet STRUMBULLARIT !... -Gjithmonë t’ jemi të bashkuar , T’ flasim gjuhën e mrekulluar ! T’ flasim gjuhën tonë hyjnore – N’ tokat tona arbërore ! -Gjuha shqipe – gjuhë e ZOTIT , Gjuhë e bijve t’ KASTRIOTIT ! Gjuhë e Fishtës dhe Naimit , Gjuhë urate e BEKIMIT !”... Janë këto fjalë t’ Vehbi Ibrahimit , Që i fliste para amshimit, Sepse shpirti, thellë ia ndiente , Se t’ gjallë , UDB-ja , s’ do ta linte !... IX. Amaneti N’ çdo takim me shokët e vet , Kishte t’ vetmin AMANET : “Herë do kurë , UDB-ja, që e vret , Me e varrosë n’ vendlindje t’ vet !” “N’ vendin tim , atje n’ Uglarë , Ku kam prindër , ku kam t’ parë... Mos m’i lini eshtrat n’ Bruksel , Se m’i vjedh ndo ‘i kriminel !”... Shokët e tij , nuk e kanë harrua , Njëzet vite kanë kalua !... Ia çuan n’ vend atë amanet – Ia prunë eshtrat n’ vend të vet ! Me nderime dinjitoze – Në Uglarë, ai rivarroset , Përskaj fshatit në varreza , Që t’ kujtohet ndër shumë breza !... “Kur t’ kalojnë këtu pari rinia – Do t’ kujtojnë eshtrat e mia ! Do t’ mësojnë nga historia – Ç’ është armiku , ç’ është tradhtia !”... Në atë vend , ku është amshimi – Pushon qetë Vehbi Ibrahimi ! Prapë nga varri , lëshon kushtrim : “T’ KEM NJË SHTET – T’ KEM NJË BASHKIM!”... Demir KRASNIQI: “KËNGË KRISMASH LIRIE 2”, faqe 231-243. Gjilan, 2003. |
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen