Martin Çuni - Antoni |
Ciklin e ultë të shkollës fillore e bëri në fsh. Bishtazhin të Hasit, ndërsa tetëvjeçaren e përfundoi në fsh. Keqekollë të Gollapit, ku i punonte i ati, Ndreca. Gjimnazin e mbaroi në vitin l968 në Prishtinë. Më pastaj i vazhdoi studimet në F F të Prishtinës,Dega e Pedagogjisë. Gjatë studimeve për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike u detyrua të punojë. Fillimisht , tre vite punoi në sh.f. “ Rilindja “ të Keqekollës,Pastaj në K N I “ Ramiz Sadiku “ të Prishtinës. Më vonë pranohet në punë në RTV-të Prishtinës, si gazetar në Redaksinë e Kulturë - Programi për fëmijë. Ka udhëhequr Emisionet: “ Mirëmëngjesi fëmijë “, “ Kolovajza e së dielës “ , emisionin për të rritur“ Karvani i fshatit “, etj. Asokohe realizon reportazhe, shkruan vargje , prozë, tekste për radiodramë etj.
Që nga viti 1968, M. Çuni , merr pjesë aktive në lëvizjen ilegale të kohës, në platformën e avancimit të çështjes kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në Jugosllavi. Në vitin l982 arrestohet me shumë veprimtarë të tjerë, e më pastaj dënohet me tetë vjet burg. Për veprimtari në burg, më vonë dënohet edhe një herë. Në burgjet e Serbisë i mban nëntë vjet, prej tyre tetë izolim. Martini edhe në vuajtje të dënimit vazhdon të shkruaj.
Në fund të vitit 1990, pas vuajtjes së dënimit, ai emigron në Zagreb, një vit më vonë shkon në Shqipëri, si reporter i Radio Zagrebit, për emisionin shqip atje.
Në vitin 1992, për shkaqe ekonomike edhe politike emigron në Gjermaninë
Federale. Aty u angazhua për themelimin e Bashkësisë Shqiptare.
Në vitin 1998 kthehet në Kosovë dhe iu bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fillimisht ishte në njësitet e Z U të Drenicës, te komandanti Sylejman Selimi, në Likoc, prej nga raportoi për Radion Deutsche Wele. Në nëntor të vitit l998, Shtabi i Përgjithshëm i U Ç K - së kishte marrë vendim për themelimin e institucioneve të luftës: Radios “Kosova e Lirë “ e Agjencisë“ Kosova Pres “. Aty M. Çuni do të veprojë deri në fund të luftës, së bashku me Ahmet Qeriqin, Berat Luzhën, Nusret Pllanën, Nezir Myrtën, Habib Zogajn, Qemal Aliun, Isa Krasniqin e të tjerë.
Pas luftës, me vendim të Ministrisë së Informatave në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, derisa punonte në R. “ Kosova e Lirë “, M. Çuni caktohet në detyrë të udhëheqësit të Organit Drejtues për fillimin e punës në Radiotelevizionin e Prishtinës. Pas gjashtë muaj angazhimi gratis, në drejtim të krijimit të kushteve për kthim të gazetarëve dhe të punëtorëve në R T P , ai jep dorëheqje i pakënaqur me rezultatet e arritura. Për shkaqe ekzistenciale serish i kthehet kurbetit.
Aktualisht jeton e punon në Gjermani. M. Çuni ka këto vepra të botuara: “ Reportazhe Lufte “ dokumentar, “ Jetë e furtunë “poezi për të rritur, “ Jetë për jetën “ poezi për fëmijë. “Asht e gjak Arberie” si bashkautor me Pal Sokolin, 2007. Ai ka edhe shumë dorëshkrime të pabotuara , nga burgu e pas tij.
Martin Çuni është kryetar i Lidhjes se Shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen