Dienstag, 2. Dezember 2008

RRUSTEM GECI-KRISMA E FJALES-ESSE

Kritika - Analiza
Rrustem Geci: KRISMA E FJALËS
E hene, 01-12-2008, 10:27pm (GMT)

Rrustem Geci
Ese letrar për librin e Shaban Cakollit, „Krisma e fjalës“

KRISMA E FJALËS

(Një krismë në këngë, është fjala, gjaku i të rënëve, dhimbja e së bukurës, jetët e mia në kryengritje! )

Nga Rrustem Geci - Dortmund

Libri më i ri i Shaban Cakollit, „Krisma e fjalës“ është një prurje e re komunitetin letrar në diasporë. Shpirti i trazuar i poetit lexuar përmes vargjeve të tij na e afron një shpërthim poetik të kohës sonë. Në këtë vetësi shpërthimesh, Cakolli guximshëm hyn thëllimave turbullta të jetës , për kap të thellën, të gjerën, të largëten. Udha e ylbereve shkruan Cakolli përherë ka pëlqyer. Nga ajo udhë nuk kam të shkëputur. Përplasjet e jetës për poetët jo rrallë e godasin, e gërvishtin, dhe shenjëzojnë. Burra, shkruan Cakolli, / Nata është shumë poshtë / për ta ndjerë diellin / për bërë më shumë/. Asnjë dehje s´më ndihmon. Të gjitha dehjet i kam braktisur. Më kot futem në pijetore, dhimbja nuk del, nuk ik as zemërimi. Këto dhe vargje tjera të Cakollit tregojnë se kemi të bëjmë me një poet të mirëfilltë.Shaban Cakolli u lind më 22 korrik 1958 Krilevë Dardanës. Shkollën fillore e kreu vendlindje, ndërsa të mesmen dhe studimet në Prishtinë. Në jetën e ashpër me Kosovë, përballja me armikun ishte e domosdoshme. Çdo fjalë e imja në shqip në veshin e fqiut serb ishte një krismë pushke . Cakolli deri më tash ka botuar 4 libra; 1) Tokë dardane, 2) Deti i qiellit, 3) Loti i atdheut, 4) Krisma e fjalës. Peisazhi poetik i Cakollit është i gjerë dhe i thellë. Është e çuditshme por e vërtetë. Nën krisma fjalësh nisi poemën time ,sa herë të kam në varg o Kosovë, vargje pathëna prej shpirtit ngrihen . Dallendyshe, shko tek kopshti im, dhe këputë një mollë, dy mollë,.. tri mollë…dhe na i sjell tryezë t´i hamë , se janë të kopshtit tim. Pamjet e fiksuara poetik, togfjalshi I pasur, metonimia dhe ylberet e tjera të semantikës, përshkojnë tërësi librin. Jo vetëm këtë vepër, por edhe në librat e tjerë Cakolli ka një linjë të pandërprerë të penjëve të gjakut, që poezisë së tij i japin jetë. Veprimtaria poetike dhe politike e Shabanit është e gjerë. Përveç pasionit poezisë, Cakolli shquhet edhe për aktivitetin e tij nëpër forume internet, në shpërndarjen e krijimeve autorëve ndryshëm nga gjitha trevat shqiptare. Trazirat në mua thotë Cakolli janë të perëndishme. I gjithë ky gjelbërimi ynë rrënjët i ka kozmosin e shpirtit , në mendjen tonë pafjetur. Andaj, dora është pjesë e këtij krijimi bënë vetëm detyrën. Të krijosh nuk është lehtë. Poezia për Cakollin është vasha e ëndrrave, ku sa më shumë njihesh, aq më shumë dashurohesh.Kujtoj se botimi I “Krismës” I liron vendin një libri që memzi prêt të botohet. Sukses autorit!..

Keine Kommentare: