E premte, 05-12-2008, 06:30pm (GMT)
FLAMURI SHQIPËTAR NA BASHKOI NË BERLIN Pal Sokoli
28 NËNTORI SHQIPËTAR
Nga Pal Sokoli
Ne Kulturhaus Mitte në Berlin me 30.11.2008, me organizimin shoqatës se posa formuar“Albunivers“u mbajt një manifestim i larmishëm kulturor për nderim të ditës se Flamurit 28. nëntorit. Ne tribunën e kësaj salle qe në prapaskenë valëvitej flamuri kombëtar dhe video filmi i ngritjes se tij ne Vlorë nga Ismail Qemali.
Hapjes se këtij tubimi i parapriu intonimi i himnit kombëtar ku i kënduan te gjithë të pranishmit. Dy udhëheqëset e programit Safie Aliu (në gjuhën gjermane) dhe Nives Shtylla, prezantuan miqtë e ftuar të këtij e rastit dhe përshëndeten publikun e gjerë pastaj fjalën ja dhanë udhëheqëses se kësaj shoqate Mëremë Llubanit. Z. Mëremë Llubani pasi qe përshëndeti të gjithë të pranishmit, foli shkurtimisht për qëllimin e këtij manifestimi dhe njoftoj të pranishmit me rrjedhën e programit. Zonja Mëremë përshëndeti mysafirët e nderuar të manifestimit duke i dhënë fjalën këshilltarit te ambasadës së Shqipërisë në Berlin z.Etrit Bekteshi. E. Bekteshi në emër te Ambasadës sh Shqipërisë ju uroj të pranishmëve 28 Nëntorin ditën e Flamurit dhe u ndal shkurtimisht te të arriturat e gjertanishme të shtetit shqiptarë dhe qëllimet imediate te saj:anëtarësimi ne NATO,dhe BE,pastaj rendësi i dha edhe pavarësisë se Kosovës dhe përkrahjeve reciproke.
Pastaj u dha një historik i Shqipërisë dhe pavarësisë se saj prej 30 minutash ne një video transmetim dhe në gjuhen gjermane. Vallëzimi i lehtë i valltareve të grupit të valleve ”Dallëndyshet” me vallen e pavarësisë ishte i shkëlqyes,dhe tërhoqi vëmendjen e shikuesve. Prezantueset ftuan ne foltore Kryetarin e Lidhjes se shkrimtarëve shqiptarë ne Gjermani z. Martin Çuni i cili në Berlin kishte ardhur me një ekspozitë fotografish nga koha e luftës dhe qe lidheshin edhe me festen e Flamurit edhe me 10 vjetorin e themelimit te radios se UÇK-së “Radio Kosova e lirë”.Martin Çuni ju uroj te pranishmëve festen dhe foli shkurtimisht për rendësin qe ka liria për kombin shqiptar. Tre pranishmit i përshëndeti edhe Dibran Demaku, poet,dhe recitoj dy poezi qe lidheshin ngushtë me 28 nëntorin. Dy poezi në gjuhen shqipe dhe një poezi në gjuhën gjermane lexova edhe unë,Pal Sokoli, qe gjithashtu lidheshin me festen e Flamurit. Në korridorin e gjatë të kësaj shtëpie kulture përveç fotografive të formatit të madh të z.Martin Çuni kishte edhe piktura të piktorit shqiptar nga Tetova Ben Kalili, i cili gjithashtu përshëndeti te pranishmit dhe ju uroj festen. Zela Suka këndoj një potpuri këngësh me motive arbëreshe te përcillur vetëm me Kitarë. Këngët e saj u përcollën me zë edhe nga publiku i gjerë. Ndërsa pas një performance të vallëzimit modern nga grupi””Shutt Down” fjalën e mori njëra nder udhëheqëset e shoqatës “Albunivers” Nazlie Tahiri. Nazlia foli për historikun e shoqatës ,për vështirësitë dhe për bashkëpunimin e shoqatës me institucionet apo edhe me shoqatat tjera. Disa poezi nga autor te ndryshëm u recituan edhe nga nxënësit e shkollave shqipe këtu ne Berlin siç ishin; Krenar Aliu, Arianit Tahiri, Ali Mramori, Adelina Cocaj etj. Ne skenë doli edhe njëherë Krenar Aliu me disa ekzibicione te mjeshtërisë se Tak-Wan-do-së. Këtë mbrëmje te bukur dhe të larmishme kulturore e përmbylli vogëlushja Dorina Romman me interpretime te mrekullueshme me violinë.
Ne korridorin dhe ne bufenë e kësaj shtëpie kulture kishin nxënë vend te posaçëm ushqimet e përgatitura nga kuzhina shqiptare,dhe qe ishin te bollshme për me tepër se 200 pjesëmarrës.
Ky takim mbahej kur në Berlin u kthyen nga Kosova tre shtetas gjerman qe mbaheshin ne paraburgim me akuza qe kishin minua qendrën e Eulexit në Prishtinë ndërsa ne sallën ku mbahej ky manifestim kishte mjaft edhe pjesëmarrës gjerman. Derisa gjuha shqipe bashkon shqiptarët kudo qe janë, ashtu edhe Flamuri shqiptarë bashkon shqiptarët dhe do ti bashkoj rreth vetit përgjithmonë kudo qe ndodhemi.
28 Nentori - Berlin
28 Nentori ne Berlin nga e majfta Dibran Demaku Pal Sokoli Martin Cuni |
Dorina Romman me violine |
Grupi i Valleve Dallendyshet gjithmone ne festa |
Nazlie Tahiri |
Prezentueset |
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen