në mes të loteve të jeshiltë e Maces blu
Gruaja tjeter poete sfidante e Detroitit, që edhe për atë fare pak dinë, është Elinda Marku, autore e disa librave me poezi. Ani pse e veçuar, e angazhuar me revisten “Kuvendi” në Miçigan, është prej atyre grave krijuese që e thonë fjalen e vet edhe si opinion por edhe si krijmtari. Ndaj është për të ardhur keq se nuk gjen jehonë përtej “Kuvendit” të botuesit Pjetër Jaku. Madje shumëkush në komunitet prej fjalës së saj të guximëshme druhet. Kur s’u pelqejnë të vertetat e thukta të Elinda Markut e etiketojnë, siç bëjnë ca ish punjonjës sigurimi që kanë bërë fole edhe në Amerikë, madje në paradoks, kanë edhe ndonjë media televizive të komunitetit shqiptar të Detroitit në dorë, në saj të parave të nëndorës. Pa çarë kryet për çfarë thonë e flasin ata që ja kanë zili talentin e guximin, e quajnë kokë në vete e kryeneçe, Elinda Marku në poezi vazhdon të thotë fjalën e vet krejt natyrshëm, sa thjeshtë aq magjishëm, e drejtpërdrejtë, me pasuri figurash letrare, emocionuese dhe e pangjashme me poete të tjerë. Madje e thotë fjalen e vet poetike shumë më mirë e shumë më bukur se sa ata që kreshpërojnë në majë të kalit farfuritës të lavdisë vetjake për të cilën punojnë goxha shumë...Sa lodhën të shkretët... Le të perifrazojmë disa vargje të Elindës:
Ata pra, që si kalorës të roitur e delirant, si shoqatamaniakë të sëmurë të komunitetit, rrahin gjoksin e bëshëm burrëror se gjoja ata janë e jo tjetër, se ata janë shkrimtarë me emër në botë !!! dhe marrëzitë shkojnë deri atje sa edhe botojnë libra biografike për njeritjetrin. Bëhen biografi ende pa patur vepra. Asnjë gjeni i letërsisë nuk e ka patur këtë privilegj. Diçka di Robert Elsie që thotë se “shqiptaroamerikanët kanë para e botojnë libra.” A thënë ndryshe sharrojnë të shkretat pyje...
Elinda Marku, poetja me fëmijëri me "lotë të jeshiltë" në Rubik, që nëna kur e lindi i vuri emrin Elinda e vetë me pas ndrroi jetë, Elinda me universitet të mbaruar në Shkodër dhe universitetin e jetës në Detroit, "Macja - poetike- blu" siç metaforon në titullin e një libri të saj me poezi, nuk mund të jetë e qetë e indiferente, ndaj nuk pranë t'i stigmatizojë prapsitë e kësaj bote njerëzore me poezi por edhe me polemiken e shkruar e fort të mprehtë, por a dëgjojne ata që duhet të dëgjojnë?! Jo besa. Se lavdia dhe shurdhëria janë vellezer siamezë.
Punët jane katandisur aq gazmëndshëm në komunitetit shqiptaroamerikan të krijimtarisë, letërsisë e arteve, manisë së pafundësisë së shoqatave, mendësisë për t'i parë këto shoqata si parcela personale, rrahjes së gjoksit nëpër tubime a në ca dreka e darka me aheng "atdhetar"; sa do të duhej një Molier, të vëzhgojë e të shkruaj komedi, që pastaj me "prijetarët" tanë të gajaset bota.
Atëherë vertetë do të kenë bërë emër në botë fodullët tanë rapsodë me disingtiv....
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen