Asllan DibraniMisioni Katolik Shqiptar manifestoi Jubileun e 25 vjetorit të themelimit në Shtutgard të Gjermanisë
Misioni Katolik Shqiptar tani numeron 25 vjetorin e themelimit në Gjermani.Në Gjermani si qytet katolikët e asajë kohe për ta themeluar Misionin e vet zgjodhën pikrisht Shtutgarin nje qytet që edhe atëherë ishte nje çerdhe për shqiptarët e asajë kohe qe numerikisht ishin pakë.Misioni katolik shqiptar është Misioni i parë shqiptar që vepron në shtetet e Europës perëndimore.Fillimisht si çdo organizëm tjetër shqiptar edhe Misioni Katolik pati vështirësitë e
Asllan Dibrani
veta ,por duke punuar, organizuar dhe, aktivizuar një ser veprimesh duke ju falenderuar At Hil Kabashit me një aktivitet paraprak të At Pjetë Mjedës që ishte në sherbim të besimtarëve katolik shqiptar por zyrtarisht themelimi i Misionit Katolik Shqiptar është 12 shkurti i vitit 1984 me seli ne Shtutgard.Data 4 korriku ditë e shtunde qe lamë pas ,ishte nje pas dite me vapë , mergimtarët shqiptr i gjeti tog të bashkuar rreth kësaj të kremtete të punës së suksesëshme të Misionit Katolik Shqiptar që punon dhe vepron si subjekt në formë juridike pran organeve dhe shtetit gjerman. Shqiptarët e besimit katolik kishin marrë rrugë të gjatë me qinra kilometra për ta ndarë këtë gëzim së bashku me bashkatdhetarët ,motra e vëllezër qe kjo festë i bashkoj pikërisht ne Bürgerhaus Machingen në Sindelfinger str nr.4 në periferi të Shtutgardit.
Manifestimi nuk ishte vetë me përmbaje fetare por edhe kulturore dhe kombëtare
Fillimisht moderatorja z.Filloreta Nrecaj dhe moderatori Lon Karrica u paraqitë në në skenë duke i përshendetur mysafirët e shumtë pjesmarrès të ftuar për ketë tubim në sallë siq ishin ambasadori i Republikë se Kosovës ne Berlin DrVilson Mirdita,kryetari i komunës se Gjakovës i ardhur enkas nga Kosova,At Hil Kabashi
themelues i misioni Katolik Shqiptar në Shtutgard tani i cili gjindet administator Apostoik për Shqipërinë e jugut me seli neVlorë,Dodë Gjergji Ipeshkv i Ipeshkvnisë së Kosovë,At Anton Nua dhe shumë aktivist të mergatës shqiptare siq ishin Gjon Berisha nga Hamburgu, Asllan Dibrani nga Shtutgardi,Qendra islame nga Shtutgardi,Luz Thaqi kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane, Hafiz Gagica etj Për këtë festë kishte njerz nga kosova Shqiperia Maqedonia Zvicërra Belgjika etj Pas fjalës përshedetëse u inetemua hymni kombëtar dhe më pas hymni shtetror.Hapjen e manifestimitn e hapi nikoqiri At Marijan Lorenci perfaqësues i Misionit Katolik Shqiptar tani me emmërtimimin e ri i Famullisë Shqiptare Katolike në Shtutgard,ndër të tjera i pëshëndeti të pranishmit.pastaj në skenë u ftua Ipeshkvi më shëbim në Shqipëri themeluesi i Misionit Katolik Shqiptar i cili u pëqendrua në historikun e themelimit te këtij Misioni ,për pozicionin e këtij organizmi sa fetar kulturor dhe kombëtar ndër të tjera pëshkrou edhe personalitetin e të ndjerit At Pjetër Mjeda si bashkthemelues i Misionit Katolik Shqiptar para 25 vjetësh.Ma vonë skena ishte pë dikutuesin e radhës Ipeshkvin e ipeshkvnisë së Kosovë Dodë Gjergji i cili i pëshendeti te pranishmit veqanërisht edhe z . Vilson Mirditen ambasadorin e Republik Kosovës dhe në Berlin.I latpëmenduri dha një vlersim për Misionarë e M.K.Sh dhe për motrat e nderit të cilat ishin barretore pë familjet shqiptare në Gjermani .Pastaj për ta pëshendetur masën nga moderatorja Filloreta Nrecaj u ftua ambasadori i Kosovë z. Vilson Mirdita i cili njëkohësisht u përqendrua ne jubileun e ketij pëvjetori në meritat e tij dhe shprehu kënaqesinë edhe thesoj se ndihem shumë i priveligjuar dhe i lumtur qe marrë pjesë këtu me juve në këtë përvjetor në cilësinë e ambasadorit të Kosovës si përfaqësues i popullit tim ku u zotua se do te përmirësohen edhe do te thellohen edhe me tej marrdhënjet gjermano- kosovare edhe në fushën e kulturës, të ekonomisë etj.Zoti Mirdita u pëcoll me duar trokitje frenotike nga të pranishmit ne sallë dhe jasht sajë qe një numër i madh qytetarësh nuk pati vend ku të ulen. Pas zotit Vilson Mirdtes diskutime pati edhe nga At Anton Nua,zoti Pal Lekaj. Në emër të lexuesve te monografisë se librit "Misioni Katolik Shqiptar" të autorit Lekë Preçi fjalë përshendetëse pati z.Albert Bisaku ku foli mbi vlerat e kësaj monografie të këtij libri i cili ështe i permbledhur nga fotografi ,artikuj , mesazhe dhe intervista të ndryshme gjat zhvillimit dhe aktivitete në periudha të ndryshme prej themelimit të Misionit katolik Shqiptar e deri me tani.Dalja e kësaje monografie në dritë është dhe nje udhërrefyes i matutjeshëm i organizimit te Mergatës Shqitare jo vetëm i asajë katolike por e gjithembareshme kombëtare.Pas kësaje erdhi në foltore edhe vet autori i cili i z. Lekë Preçi po ashtu i pëshëndeti te pranishmit dhe i falenderoj At Marian Lorencin, këshillin organizativ z.Vitor Spaçin,Zef Prenken, Lon Karricen dhe shumë bashkpuntor të tjerë që kishin besimin e organizimit dhe veprimit në kuadrin e Misionit Katolik Shqiptar në Shtutgard të cilët dhanë kontribute për botimin e ketij libri. Autori i librit këkoj mirkuptim për librin e tij ku theksoj se me çka patëm mundësi dhe kushte u perpoqëm qe këtë mongrafi ta prezetojm sa ma real per lexuesin.Gjatë këtyre diskutimeve masa u shoqërua me muzikë klasike nga kompozitorët e mëdhenjë te muzikës klasike nga Betoveni dhe klasikve tjer të ekzekutuar nga pianisti dhe kitaristja vëlla e motë Domenik dhe Adelina Spaçi nga Shtutgardi.
Pastaj në vazdhdim manifestimi pati program të pasur artistik nga "Shoqëria kulturoro Artistike Pjetë Mjeda" nga Shtutgardi e cila vepron ne kuadrin e Misionit Katolik Shqiptar.Gjatë manifestimit të programit nga kjo Shoqëri u prezentuan para publikut me këngë e valle nga trevat tona nga Shqipëria , kosova per arbreshë etj. Në këtë tubim pati prezent nga te gjitha moshat dhe ishte shumë karakteristike që këtij tubimi iu bashkangjiten shume qytetar te besimit mysliman për manifestimin e ketij përvjetori.Gjatë manifestimit arriten shume telegrame urimi nga qytetarë e besimit islam ku ipet te kuptojmë se shqiptarët dijnë ta rrespektojnë njëri tjeterin t°i pranojmëdoket dhe zakonet e njëri tjetrit se vetëm kështu mundem të shkojm përpara drejt një zhvillimi te kombit shqiptar dhe një emancipimi të qytetruar në familjen e kombeve prestigjioze të Europës.Ishte nje kënaqësi kur fëmijët i shprendanë disa dhurata dhe mirënjohje dia misionarëve dhe motrave të nderit.Ky program u përcoll edhe nga mjetet e informimit dhe TV Diaspora.
Intervista me disa figura që ishin të pranishëm në këtë manifestim.
Asllan Dibrani :Pyetja Z. ambasdor përshtypjet tua lidhur me takimin e sotshem te këtij manifestimi si pëfaqesues i kombit tonë këtu në Gjermani?
Ambasadori z.Vilson Mirdita pëgjegjëje:Po ndihem shumë i lutur dhe është nder i madh qe sot takova miq të mi dhe bashkatdhetarë që vepruam bashkarisht deri në pavaresinë e vendit,njerezë qe kontribuan në Mergatën Shqiptare dhe si njeri i parë i Kosovë kontaktoj shpesh me qeveritarë tanë në kosovë duke ju rikujtuar se mos të harrohet Mergata Shqiptare sepse ishte nje faktor me rendë per ndërtimin e shoqërisë kosovare .
Pyetja jonë: Zoti Mirdita ne siç e pamë sot në kë pëvjetor nuk kishte te bëte vetë me çështjen fetare ,por këtu pamë edhe shumë pika kulturore dhe artzistike me përmbajtje kombëtare të popullit tonë opinioni i juaj ju lutëm?
Përgjegjëje nga ambasadori Vilson Mirdita:Po klerikët shqiptar gjatë historisë janë treguar të sukseshëm edhe duke dhënë kontribute në fushën e kulturës por edhe kjo feste e pervetorit te misionit katolik shqiptarë eshte si rrjedhoje e aktivitetit të tyre qe kanë punuar me të rinjet tane ketu .
Tani kemi në bashkbisedim At Hil Kabashin .
Pyetja jonë:Z.Kabashi ju keni udhëtuar nga Shqiperia dhe vleresimi i juaj i takimitopinioni i juaj?
Përgjegjëje e At Hil Kabashit PO ishte nje ditë e shenjt dhe shumë e mrekullushme sepse ne njeriun e shofim si pësonalitet edhe në çështjen fetare por edhe me atë kombëtare konsiderojmë njeriun vlera të perendisë dhe njëkohsisht ne shqiptarët me krijimin e identitetit nacional e ruajme kulturën dhe identitein tonë. ku mund tu japim nga ana jonë edhe popujve te tjerë të mirat që i kemi por dhe ti marrim ato vlera qe na nevoiten ne interesin kombëtar.
Tani jamë me një bashkatdhetar tjetër me z.Vitor Spaçin një aktivist shumë i dalluar ne këtë Mision.
Pyetja jonë: z. Spaçi me ranë të dëgjoj disa herë në këte tubim mbiemrin tuaj edhe në disa pika te kulturës, a mund t°na flisni diçka per këtë takim?
Përgjegjëja e z.Vitor Spaçit:Po jamë i kyçutr ne aktivitete të Misionit Katolik Shqiptar se e konsideroj një institucion të rëdësishëm i cili ka luajtur një rol te vaçant këtu në mergatën shqiptare edhe para lutës së kosovës edhe gjatë luftës por edhe pas çlirimit të atëdheut nga pushtuesi.Ndësa sa i përket mbiemerit Spaçi eshtë e vërtet se me këtë mbiemër sante po marrim pjesë 57 antarë që vijm nga fshati Shpinadi rrethi i Prizrenit dhe ata qe ishin pak ma pare ne skenë ishin fëmijet e mi Domeniku dhe Adelina
Tani ishte edhe Lon Karrica nje nder oraganizatoret dhe modratotor i rastit .
Pyetja jonë :Vlerat e e ktij manifestimi dhe çka mendoni për disa pseudo analist dhe pseudo gazetar që bëjnë disa shkarravina në dëmin e figurave tona siç është Skenderbeu dhe e madhëja dhe shume e shtrenjta Nënë Terreza?
Përgjegjëja nga z. Lon Karrica. Misioni Katolik shqiptar ishte ndër institucionet e para vepruese në perëndim dhe mund ta quj nje lloj ambasade kosovare në Gjermani dhe ka luajtur shume rëndësi në organizimin e Mergatës Shqiptare në Gjermani.Ndësa per figurat e Skenderbeut dhe të Nënë Terezës unë habitem me ata njerëz që perpiqen ti njollosin figurat e veta te kombit mund ti quajme antikombetare dhe nuk janë të gjakut tonë!
Zoti Male Myrtaj kishte ardhur nga Singeni nje skulptor akademik i cili i ishte shume i emocionuar nga nje tubim i ketill siç keso tubimesh ne kemi nevoj t keso tubimesh ne kemi nevoj të kemi sa ma shpesh me karakter fetar shpirtror dhe kombëtar ,ndë tjera theksoj se me lanë pershtypje brezi i ri qe po lindin dhe po shkollohe po kulturen tonë po e ruajne sidoos me ato kostumet e bukura shqiptare.
Mene fund dhe At Marian Lorenci pershtypjet e jual me rastin e kesaj të kremte aq madhështore per hir te pervetorit dhe si nikoqir i ketij tubimi na thuani diçka?
Fillimisht ju falemnderojme juve dhe shume tjera qe na u kanë pergjegjur thirrjes tone jame shumë i gëzuar që te jemi të bashkuar dhe në manifestime të shprehim gatshmerinëtonë dhe të kontribojm tek mergimtarët tanë qe t°i ruajmë vlerat e kulturës tonë ne mesin e mergimtarëve.
Shkruan Asllan Dibrani
10.07.2009 Shtutgard
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen