AUTO – EPITAFI I QAMILIT TË VOGËL
Se në këtë botë , çdo gjë është gënjeshtare , mashtruese dhe se gjithçka që ka lindur do të përfundojë me vdekje , këtë më së miri na e dokumenton këngëtari popullor legjendar Qamili i Vogël , i cili i vetëdijshëm se “ vdekja është më afër se këmisha e veshur “, plot pesë vjet para se të vdiste ( në moshën 62 vjeçare , gjatë një sëmundje të rënd , nga e cila mendonte se do të vdes ) e thuri auto-epitafin e vet me titull: “VJERRSHA IME”, të cilën e kishte lënë amanet që të ia shkruajnë mbi rrasë të varrit të tij !
Këtë auto- epitaf , Qamili i ndjerë e kishte fshehur thellë në dokumentacionin e tij krijues , me qëllim që të mos ia shohin familja e tij, para se të vdiste !
Auto-epitafin në dorëshkrim e kishte gjetur vajza e tij, Shqipja , gjatë hulumtimeve të dokumentacionit dhe arkivit krijues të babait të saj .
VJERRSHA IME
O, ju shokë, miq dhe dashamirë ,
Kur t’ kaloni ndo ‘i herë k’tu pari –
K’theni e m’ k’qyrni ku jam i shtrirë ,
Ndoshta pak ju hiqet malli !
Këto fjalë që janë n’ këtë guri –
Për kujtim Ju, ua lash n’ atë jetë ,
Se jam kenë gjithmonë i Juaji ,
Ju këndova pa hiq pritesë !
Një pjesë t’ botës e kërkova ,
Tuj këndu’ ndër mërgimtarë...
Me dëshirë gjithmonë iu këndova –
Veç me i kënaqë kah ka shqiptarë !
Pra , m’ kujtoni , or shokë të mi ,
E mos harroni kët’ arshik të vjetër ,
Se jam kenë nji sevdali ,
I mirë e i keq – si unë s’ keni tjetër !
62 vjetët , unë që jetova –
Nuk u ngina me atë jetë !...
Boll fort para, që u mundova ,
Por s’ ish çare për pa vdekë !...
***** Këtë auto-epitaf Qamili i Vogël e kishte shkruar në Prishtinë, më datën 07.06.1986, kurse ka vdekur pesë vjet më vonë, më 04.11.1991.
Demir KRASNIQI “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”- Gjilan, 1995.
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen