Himni i manifestimit tradicional kombëtar “Flaka e Janarit”:
FLAKA E JANARIT
Flaka e Janarit – flakë e yjësisë ,
Kushtrim i shqiptarit – thirrje e lirisë !
Flaka e Janarit erdhi në Gjilan –e,
Seç i shporri mjegullat – diell mbi vatan –e !
Refreni:
Jusufi , Bardhoshi edhe Kadri Zeka ,
Nuk i trembi plumbi , nuk i trembi vdekja !
Bashkë me ta Zijahu, Rexhepi , Nuhiu –
Bora dhe acari – gjakun nuk ua ngriu !
Flaka e Janarit – flakë që na bashkon – e,
Dëshmorët e kombit , përherë i nderon – e .
Kujton heroizmat , që prej Skënderbeut ,
Që flijuan jetën për liri t’ Atdheut !
Refreni:
Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka...etj.
Jo, nuk vdesin kurrë trimat legjendar- e,
Jetojnë në pikturë , n’ bronz e n’ lapidar – e .
N’ faqe t’ historisë me shkronja të arta ,
N’ vargje t’ poezisë , me këngë e lëvdata !
Refreni:
Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka...etj.
Gjilan, më 27. 12. 2007. Demir KRASNIQI
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen