Samstag, 10. April 2010

JU NJOHIM ME POETIN SHABAN CAKOLLI


Pak fjalë për autorin

Shaban Cakolli u lind në Krilevë të Dardanës(ish-Kamenicë).Shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmen në Dardanë,kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës.Me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës.Shkruan poezi,prozë dhe publicistikë.Shkrimet e tij janë botuar në gazeta dhe revista që botohen në Kosovë dhe diasporë.Jeton dhe krijon në Gladbek të Gjermanisë.

Ka botuar vëllimet poetike:"TOKË DARDANE","LOTI I ATDHEUT","DETI I QIELLIT" dhe"KRISMA E FJALËS",kurse ka në dorëshkrim edhe disa vëllime tjera.Disa shkrime të tij janë përkthyar në gjuhën gjermane,turke dhe kroate.Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe diasporë si dhe është në Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).

Jehona i shekujve



Aty pran trotuarit
rrokaqielli përgëdhel yjet
më poshtë
nën hije purgatori
tenda e fshehur e mallkimit

Në guvën e shpirtit

Në guvën e shpirtit




Shpresa – ylber amshimi
ngrihet hark në qiell
nënë të cilin rrjedh
lumi i amshimit



Kush është ai trim
që mund ta kapërcejë
harkun e fatit të vet
që poemën e vet
ta dëgjojë për së gjalli


Për ty, dritë


Flakadan lirie
që n driconte nëpër zemrat tona
me shekuj



Shekull pagjumësie
është ky
c’ të bëjmë me ty
në cilin qerpik
si në shandan
të vëmë
në cilin qiell
të bebëzave tona
të grisura


Tokë e shenjtëe
e Kosovës
me këtë florë
të kuqe gjaku
me xixëllonja stralli
që dalë kanë
nga nga limfa jonë


ARBËRIA


Më e moçme se hëna është Arbëria
rrënjët i shtrin
tek mitet ilire
ku perëndesha Dea
qumësht i jep
gjarpërit të shtëpisë.

Ëndërrat arbërore
me Qerren e Diellit
udhëtojnë
për të pushuar
në svastikën
e djepave tanë.

Deri sa flenë arbërorët
dy shqipe të pagjuma
ëndrrat na i ruajnë
netve me hënë.



POETI

Nuk e di
nëse trupi i pikon gjak
brenda tij
kallet një oxhak!

Në mes mallit e dhembjes
unë që kallet
digjet në heshtje-bëhet prush
dhembjet e tij
s´i kupton askush!...



RASAT E MËRGIMTARIT

Një jetë e nemur
e lakuar nëpër
rasa.

Në emërore:Iliri!
në kallëzore:Dardani!
në rrjedhore:Kosovë!

Thirrorja është zhdukur
se nëna s´na dëgjon.

Emri ynë
edhe sot lakohet
nëpër histori.

Keine Kommentare: