Montag, 11. Januar 2010

ME NJERËZ TË KORUPTUAR KEMI VETËM SHTET TË KORUPTUAR


ME NJERËZ TË KORUPTUAR KEMI VETËM SHTET TË KORUPTUAR

Naim Kelmendi: Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të korruptuar Intervista

Intervistë ekskluzive për Kosova e re me poetin, publicistin, gazetarin e mirënjohur, Naim Kelmendi, i cili raportoi edhe nga lufta e Kosovës

Naim Kelmendi: Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të korruptuar "Shkuarja ime për të raportuar nga lufta, atje në Koshare, ka ndodhur dikund kah fundi i saj, edhe pse atëbotë askush nuk e kemi ditur se do të ishte fundi i saj.Unë kam shkuar nga Zvicra,meqë atëherë jetoja në Zvicër,edhe përkundër rrethanave të mia shëndetësore të atëbotshme aspak të përshtatshme.Mirëpo ishte thirrja e lirisë në ndërgjegjen tonë, ajo që na ka mobilizuar si shqiptar kudo që ishim. Ajo,koha e raportimit nga lufta e lavdishme e Koshares,nga atje ku u çrrënjos me luftë përgjithmonë kufiri shqiptaro-shqiptar, nga luftëtarët e lirisë,në krye me arkitektët e asaj lufte, heronjtë Sali Çeku dhe Agim Ramadani,do të mbetet përgjithmonë në jetën time si diçka e shënuar"-tha ndër të tjera z.Kelmendi.



Z.Kelmendi, jeni një gazetar, poet, publicist i njohur, kudo që ka shqiptarë dhe e dimë, se krijuesi nuk rrin rehat, por si duket kohëve të fundit, Naim Kelmendi, ose është duke punuar diçka në qetësi, ose nuk po mundet ta gjejë frymëzimin. Si qëndron puna?

Naim Kelmendi:Kjo që po thoni në pyetjen tuaj,mbase në një farë mënyre edhe është e vërtetë.Unë disi kam bërë një tërheqje(pauzim) nga paraqitja ime publike,vetëm të përkohëshme,e që për vite me radhë ka qenë tejet dinamike,do të thosha.Nuk është se nuk e kam thënë fjalën time publike në raste të caktuara.Kam pasur paraqitjet e mia herë pas here, korrespondencën me lexuesin,në forma të ndryshme,shumë herë përmes shkrimeve publicistike,apo ndonjëherë me shkrimet letrare të botuara nëpër gazetat tona këtu në Kosovë,Shqipëri etj.Përkundër kësaj që thashë,unë edhe kam krijuar.Kam përfunduar një vepër të re poezish,e që mund të them se pos krijimeve të tjera,poezia zë vendin kryesor në krijimtarinë time,është vokacioni im krijues.Poezinë e kam pasur dhe e kam bashkudhëtare të jetës. Gjithashtu kam punuar në romanin e ri(një ndër të tjerët) në krijim,në një libër me tregime,të shkruara nëpër vite, e kështu me radhë,mbase duke menduar se mund të botohen në një kohë të afërt.

E thashë për të gjetur frymëzimin, meqë në këtë kohë, që gjithçka është politizuar, poeti e ka të vështirë që të mos i japë sëmundje politike vargut. Si e komentoni Ju?

Naim Kelmendi:Thënë të drejtën,politizimi e ka vërshuar jetën tonë,ngase këtë e kanë krijuar rrethanat në të cilat jemi gjendur ne si popull,dhe kështu edhe vetë krijuesi,në vorbullën e ngjarjeve dhe rrethanave.Mbase edhe është thënë,se muzën poetike mund edhe ta mbysë politika,por këtu kam qenë i kujdesshëm.Poezinë dhe politikën i kam parë dhe përceptuar si të ndara,dhe mbase kam luftuar vazhdimisht në botën e krijimit, që ajo,pra,politika,të mos e vrasi poetikën.Duhet thënë se poetika e politizuar është poetikë e ditës,e kohës dhe e rrethanës,por jo edhe e një jete më të gjatë.Këtu është ai kufiri që i vë politizimi artit dhe fjalës së shkruar,dhe pikërisht këtu duhet ai kujdesi i krijuesit të vlerave,që t’i ruhet ndikimit politik.



Keni punuar gazetar me vite të tëra, si në Kosovë dhe Zvicër, por keni raportuar edhe nga lufta e Kosovës. Na thoni dy fjalë, se si është të raportosh nga lufta edhe pse e kuptojmë se nuk është edhe e lehtë të përgjigjesh?

Naim Kelmendi:Shkuarja ime për të raportuar nga lufta, atje në Koshare, ka ndodhur dikund kah fundi i saj, edhe pse atëbotë askush nuk e kemi ditur se do të ishte fundi i saj.Unë kam shkuar nga Zvicra,meqë atëherë jetoja në Zvicër,edhe përkundër rrethanave të mia shëndetësore të atëbotshme aspak të përshtatshme.Mirëpo ishte thirrja e lirisë në ndërgjegjen tonë, ajo që na ka mobilizuar si shqiptar kudo që ishim. Ajo,koha e raportimit nga lufta e lavdishme e Koshares,nga atje ku u çrrënjos me luftë përgjithmonë kufiri shqiptaro-shqiptar, nga luftëtarët e lirisë,në krye me arkitektët e asaj lufte, heronjtë Sali Çeku dhe Agim Ramadani,do të mbetet përgjithmonë në jetën time si diçka e shënuar.Ndoshta më e rëndësishmja në karrierën e profesionit,por edhe më e ndritshmja në jetën prej njeriu.

Si është gazetaria shqiptare, e sidomos ajo e Kosovës?

Naim Kelmendi:Që nga përfundimi i luftës,pra nga çlirimi i Kosovës,edhe gazetaria në Kosovë i ka pasur peripecitë e veta.Gazetarët dhe gazetaria ka qenë,do ta quaja, në një luftë dhe në një përballje përmanente me fenomenet e së keqes që ndodhin në një shoqëri në tranzicion,si ka qenë kjo e jona.Në Kosovën e pasluftës ka ndodhur krimi i organizuar.Kanë lulëzuar shumë forma të kriminalitetit,vrasjet politike,krimi ekonomik, etj.

Dikush e ka luajtur rolin e strucit, por ka pasur mjaft të tjerë që janë shquar në përballje të hapura me krimin,dhe ndokujt edhe i ka sjellur pasoja,por kjo është edhe pjesa e hidhur që të ofron misioni i këtij profesioni.

Të gjitha këto kanë stagnuar zhvillimin e shoqërisë dhe mbase edhe konsolidimin e demokracisë,sot ende po e ha si gangrenë edhe forcimin e shtetit dhe sundimin e ligjit.Mjerisht mund të konstatohet se ende sot gazetaria në Kosovë vuan nga këto pasoja.Sot kemi,në shumë raste gazetari të kontrolluar,gazetari grupesh dhe partishë,gazetari bosësh politikë etj,që përfaqësojnë interesa të caktuara,të ngushta fare,dhe mbase rrënojnë interesa të caktuara.Kjo nuk i shkon për të mbarë vetë demokracisë,ngase vet gazetaria është një shtyllë e fortë e saj.Sa më shumë gazetari të lirë aq më shumë demokraci të fortë,kuptohet edhe me shtyllat tjera,si drejtësia,ekonomia etj.

Keni punuar disa vite edhe në Zvicër, gazetar, lektor, por edhe mësues i shkollës plotësuese shqipe. Sipas mendimit tënd, meqë tani jeni duke jetuar në Kosovë, në çka duhet të përqendrohet më shumë qeveria e Kosovës tek diaspora?

Naim Kelmendi:Në këtë qeveri ka mjaft njerëz që dje,krejt para lufte kanë qenë vetë pjesëtar të diasporës,akëcili ka jetuar me vite në Evropë e gjetiu.Me një fjalë kanë qenë vetë mërgimtarë.Unë,nuk e kuptoj se si, së paku tek këta,nuk ka prekur aspak në ndërgjegjën e tyre çështja e diasporës shqiptare.Kosova sot është shtet.

Shteti duhet të ketë lidhje me diasporën e vet të kudondodhur,jo vetëm përmes ambasadash,por edhe përmes formash tjera përfaqësimi lidhjeje e komunikimi.

Është dashur patjetër një ministri e diasporës në qeverinë e Kosovës.Diaspora shqiptare në Evropë dhe përtej saj në SHBA e nëpër botë,ka dhënë paranë,mundin dhe djersën,mbase edhe jetën për çlirimin e Kosovës,ndërsa sot askush nuk merret me të.Kjo nuk do të duhej të ishte kështu.Kjo duhet të trokas në ndërgjegjën e atyre,që deri dje e kanë rrjepur atë diasporë e sot ia kanë kthyer shpinën.Mendoj se me diasporën duhet krijuar lidhjet e përhershme kulturore dhe arsimore,për ta zhvilluar arsimimin në gjuhën dhe kulturën amtare,për ta ruajtur këtë diasporë nga asimilimi.Ne kemi një diasporë të re dhe duhet të kihet kujdes ndaj asimilimit të saj,kjo është ajo qenësorja…

Mendoni se diaspora vetëm se po përmendet dhe asgjë nuk po bëhet në këtë drejtim, duke e ditur, se bashkatdhetarët ballafaqohen me probleme të ndryshme?

Naim Kelmendi:Keni të drejtë.Ju,mbase edhe vetë jetoni në diasporë,i njihni dhe frymoni më afër këtyre problemeve,por unë mendoj se vetë shteti ynë duhet të krijojë mekanizmat që merren me diasporën,me çështjet dhe problemet e tyre,me zhvillimet dhe ruajtjen e tyre.Kjo tash i takon shtetit,dhe kjo ende nuk po ndodhë.Nuk e di përse.Nuk mund ta kuptoj…

Cili është raporti juaj me poetët e Kosovës dhe të diasporës?

Naim Kelmendi:Raport fare korrekt dhe fare ndërnjerëzor.Në Kosovë kam mjaft miq të fjalës e të profesionit.Nuk është se edhe nuk bashkëpunojmë,nuk bashkëveprojmë e nuk bashkëmendojmë.Edhe me poetët shqiptarë në diasporë,meqë vet kam jetuar për trembëdhjetë vite rrjesht në Zvicër,mbaj raporte të mira.Disa edhe më janë larg për t’u takuar,me disa ende mbaj kontakte apo lidhje në forma të ndryshme.Me një fjalë raporte të mira njerëzore dhe miqësore.

A është komercializuar edhe poezia në këtë kohë tranzicioni?

Naim Kelmendi:Duket se çdo gjë është komercializuar.Çdo gjë është bërë bisnes,por ja që,mendoj se vlerat e njëmendëta nuk komercializohen.Tranzicioni,sikur po zgjatë më shumë tek ne,apo po më duket kështu.Kuptohet,edhe poezia po e vuan këtë fenomen të tranzicionit e të komercializimit,por gjithësesi vlera e vertetë letrare jeton dhe mbijeton.Ajo e ka jetën e vet dhe emrin e vet të përbotshëm.

Ku do ta kishe parë veten më mirë, në shkollë, në TV, radio apo gazetë?

Naim Kelmendi:Sinqerisht, ta them të drejtën se më mirë e shoh veten në gazetë.Këtu jam më afër lexuesit,apo disi,kështu e ndjej këtë.I shpreh më mirë pikëpamjet intelektuale dhe reagimin tim në gazetë.Është një medium që e vlerësoj shumë dhe e respketoj,mbase dhe e dua.Paraqitjet e fjalës publike në gazetë,disi më duken më me peshën e vet për t’i thënë dhe për t’i shkruar gjërat hapur.

Na thoni një koment, për këtë vit, meqë Shqipëria hyri në NATO dhe u bënë shumë lëvizje të mira mbarëkombëtare?

Naim Kelmendi:Janë dy arritje,pa lënë anash dhe të tjera, në këtë nënqiellin tonë kombëtar.E para ishte hyrja e Shqipërisë në NATO dhe e dyta kurorëzimi i ndërtimit të rrugës kombëtare Durrës-Prizren,që tashmë lidhë dy shtetet shqiptare:Shqipërinë me Kosovën. Ky është shekulli i kombit shqiptar.Ka filluar me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,tashmë me Shqipërinë zonjë në Evropë dhe do vazhdojë më tutje.Në një të ardhme me bashkimin e shqiptarëve.Evropa e ka për borxh,që qytetarëve të vet,shqiptarëve,t’ua ndreq padrejtësitë historike të kohës.Ne jemi evropianë.I kemi dhënë mjaft si komb qytetërimit dhe civilizimit evropian,që para dymijë vjetëve e këndej. Kosovës,i duhet jetësisht zhvillimi ekonomik.Ky, zatën edhe është çelësi i forcimit të shtetit.

Kosovës i duhet çrrënjosja e korrupsionit, që ka prekur edhe segmentet e majave të shtetit,çrrënjosja e krimit të organizuar.Kosovës i duhet sundimi i ligjit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.Kosovës i duhet siguria,stabiliteti dhe etika njerëzore në drejtësi dhe në sundimin e ligjit. Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të korruptuar.Nuk janë të shëndosha ndarjet që i kanë bërë partitë,si,p.sh kjo partia e filanit,kjo e fistekut etj,apo partia e këtyre të Podujevës,e atyre të Drenicës,e këtyre të Dugagjinit,atyre të rrethit të Ferizajit etj.Kështu do të na kushtojnë ndarjet.Kosova është e të gjithëve.

Z.Kelmendi, t’i kthehemi botës krijuese. Jeni duke krijuar ndonjë vepër?

Naim Kelmendi:Është në natyrën e krijuesit dhe në domenin e tij,që kurrë të mos pushojë së krijuari.Edhe unë kështu bëj.Edhe kur nuk duket se krijoj mbase krijoj.Kam nëpër duar disa dorëshkrime,që pas procesit të punës do ta shohin dritën e botimit, por kohë më shumë i dhuroj punës me Shtëpinë Botuese "Rugova Art",me krijimet dhe botimet e saj.Ajo vazhdon botimin e veprave letrare të zhanreve të ndryshme.Këtu kam më shumë angazhime.

Çka më me dëshirë shkruani, poezi, prozë, roman, apo ndonjë shkrim për gazetë?

Naim Kelmendi:Unë përpos poezisë,që nëpër vite kam botuar më se 12 vepra poetike,dhe ato në publicistikë,lëroj edhe prozën.E shkruaj edhe romanin,ende nuk kam të botuar.Por,përpos të gjitha gjinive më me dëshirë e shkruaj poezinë.Ndërsa,shkrimin për gazetë,e bëj si reagim intelektual ndaj çështjeve shoqërore që na preokupojnë dhe janë pjesë e jetës dhe veprimit tonë…

E di, se na mbeten shumë gjëra pa përmendur, por shpresojmë, se herave tjera prapë do të jemi në kontakt dhe do mësojmë edhe  shumë gjëra tjera nga Ju i nderuar, edhe pse të gjithë Ju njohin. Ju flm dhe ju urojmë suksese.

Naim Kelmendi:Ju faleminderit edhe juve,suksese dhe jetë të gjatë në misionin tuaj të shenjtë që je duke e bërë në punën e profesionit të gazetarisë, juve që e drejtoni dhe të gjithë lexuesve të saj.

Intervistoi: Dashnim HEBIBI

Samstag, 2. Januar 2010


Viola Zogu Janar 2010


Mos


Mos ndalo asnjeher buzqeshjen
edhe kur te jesh merzitur
sepse sdo mundet askush
buzeshjen ta ndaloi
per boten ti mbase nuk je askushi
por per dike ti je bota vet
mos qaj nese eshte e mbaruar
te jesh krenar per kete
sepse ti kete e perjetove
eziston vetem nje person
qe ty te kritikon
po ti jepi nje shance
para se te shuhet kjo
ti jepet dhe nje shanc
behu nje njeri i mir
dhe merakosu per kete
njeher duhet veten tende qe ta njohesh
at´here njife dike tjeter
prej ati qka pret ti
qe ai te te njof mire
kurr mos u nxito
te mirat jepja vetes tende
pastaj ti nese me te voglen pret
kujtoje dhe kete gjithmon
´´ Gjithqka qfar ndhodh ka nje arsye´´

Kurr mos genje!

Kurr mos genje se kjo dhemb
mos thuaj kurr te dua ,nese ti keshtu se mendon!
mos fol kurr per ndjenjen ,nese ti kete nuk e ke ne dore
mos prek kurr doren time,nese ti deshiron zemren time ta thyesh!
mos me shiko kurr ne sy ,nese ti gjithqka qka flet genjeshtra jan!
mos thuaj kurr pershendetje , nese ti lamtumir e mendon!
dhe mos thuaj kurr pergjithmon,nese ti mua gjithmon me len te vajtoj!!!!!!

Vendi


Nje vend i errsuar
aty ku djelli nuk rrezon
ku dhe ret henen mbulojn
ku dhe yjet ne qiellin e erret
nuk shifen,atje jan rruget e zbrazta
shtepit e ftohura duken si burgje
dhe era eshte e fort
te gjitha andej kendej
ne kete vend nuk ndriqon asnje ngjyre
lulet i mbajn te zeza
ketu eziston koha e kaluar
mbas veres,ketu eshte dimer
me te ftoftit e tij dhe ngricat
akull dhe gure te ftoft
ketu jeton dhimbja dhe friga
dhimbjen dhe mllefin duhet ti lem
pergjithmon vetem nje gje
per mua te jete ky vend
´´Shpirti im´´


MALLI PER TY


Malli per ty
qe ste shofe me sy
po me djeg malli i shkrete
qe ste kam afer ne kete jete


qaj me malle gjithmon per ty
ska kush te me fshije lotin ne sy
ska kush afer te me ofron
doren ska kush te ma shtrengon


me mungon perqafimi jote
kur te kujtoj qaj me lote
eh vdekje qe babin time e more
eh shpirtin tim rend e rendove
nuk mundem me as te mendoj
qe kete jete pa ty ta jetoj

nuk e di si te shkoj ne pushime
kur renkon kjo zemra ime
nuk mund ta shofe
ate dhe e ate vende
qe mbuloj trupin tend


JETA DHE MENDIMET!!!

Une nuk mundem te fle as buk te ha
nuk mundem ty te harroj
me merr malli per ty shum
mendim te qart une nuk kam
si munde ti mua keshtu te me lesh?
nuk mundem ashtu akoma ta besoj
ndodhi shum shpejt dhe pa shum fjale
vetem jam ule ketu dhe ti je atje
lotet rrjedhin ne fytyren time
s`te intereson kjo fjale ty jo
jeta ime eshte e erret dhe boshe
kam nevoj per ty aq shume
ne kemi ber shum gjera se bashku
gjithmon me ke bere qe te buzqesh
koha me ty ishte vetem nje enderr
por tani kjo mbaroj,un s`besoj me asgje
si do mundem un perseri ta shkeli token me kemb
ne zemren time ka ngelur nje zbrastir
midis dashuris dhe urrejtjes
une i ka vene ndjenjat ne kete bote kunder meje
dhe vetem per nje njeri qe ai mua me s`me do
une duhet ate qe ishte ne sy ta shikoj
por kete se perballoj dote,un dua te shkoje
s`ka rendesi se ku shkoj do mundohem te zhdukem
dhimbja ne zemren time nuk eshte kaluse
per qdo dite te shof un ty si ylli im
e pa besushme qe te kam akoma fiksim
nje duhet gjithmon ta dish
s`ka rendesi se qfar ndodh , une do te behem per ty roberesh
disa njerz te rendesishem thojn se
zgjat muaj,minuta deri vite
qe ky besim te shuhet
por un them ,vetem 30 sekonda jan mjaft per te gjitha pengesat
1 minut nevojitet per person te rendesishem te mendosh
2 ore nevojiten per ti then te kam xhan
1 dite per ti then te dua ose dashuroj
por te neojitet nje jete e tere ,qe ta harroje!!!!!


SHPRITI I DESHPERUAR


Eshte ndjej kaq e fort e dhimbje gjithandej
oh Zoti im qfare eshte kjo dhemb shume
trupi im i mbuluar nga dhimbjet
une qaj aq shume me shprtin tim
vajtoj!!!!!!!!
Lotet e mia rrjedhin sikur uji i ujvarave
e degjoni juve vajtimin tim?
shkrimet e mia jan mbuluar nga lotet
qdo fjal qe un kam shkrujt dhemb ``eh``
por qdo fjal qan me tjeter ze
kur qaj zeri ndryshon ashtu sikur dhe fjalet
eh un jam perfundi tmerrit!!
vetem sepse une ate dua
une doja diqka te mire per te dy
un doja gjithashtu nje here te jemi te lumtur ne jete
lumturia ,gezimi,hareja te gjitha moren fund!
urrejtja dhe dashuria jan bere tash me shoqe per mua
dhemb kaq shum..........
e degjoni ju vuajtjen time tani ?
apo skeni dashuruar ndonjher?
oh Zoti im ne qiell
te lutem me jep kurajo dhe forc
merr urrejtjen time nga mua
me largo mua nga kjo dhembje
I dashuri Zot ,un e desha nje njeri!
ai me la mua te shtangur pa fjale
ai nuk kthehet niher te shof ,pse si dhe qfar?
ai ska te drejt te merr asgje timen
skam me forc me kaq mjafton!
mjaft more nga une
qfare dhe vete zoti kete se deshti per mua!
degjon ti?
ti ske te drejt me asgje mbi mua!
edhe pse ende te dua
mendimet e mija per ty jan te mijat
ta haj dreqi un jam e cmendur
sepse te dua ty!
zemra ime nuk degjon me kuptimin e kesaj!
Zotin e kam deshmitar un sdo te dashuroj me kurr
degjove ti? si te dua un kur ti ka koh qe je me dike
ne krahun e nje femre te pafajshme!
thuaj dhe asaj ti je femra e endrrave te mija!
une e kuptoj se kjo dhemb shume
me vjen shum keq qe un te deshta ty
dashuria te verbon dhe nganjeher gabon rrugen
shkon ne zemer ku ska vend per te ose e zen
dhe per kete nganjeher jeta eshte erresir!!!!!


MALLI

Malli me ka marr per ata sy
malli me ka marr qe te rri me ty
oh Zot pse kaq shum po vuaj
qe mallin tend me asgje smund ta shuaj


malli me ka marr per buzqeshjen tende
malli me ka marr te jem ne krahet tua ende
engjel lart ne qiell ku je , merrem me vete mos me le
zemra me rreh ngadal se per ty ka shum mall
oh perendi dergoje nje engjell dhe mua te me marr


malli me ka marr vetem per nje fjal
per nje fjal qe dikur ma thoje
``zogu im``qe dhe qielli buzqesh kur ti fluturoje
ti ishe jeta dhe krenaria ime
tani jam e vetmuar,e derrmuar ne jeten time!
malli,merzia,dhimbja ,vetmia jan bere pjes e jetes sime!!!


BABIT TIM

Na rrite me mundim
e na le ne kujtim
eh babi gjall te ishe
un kurr vuajtje nuk do kisha
jo jo nuk mund ta besoj
qe pa ty po jetoj

zgjohu zgjohu o babi
mengjesi eshte gati
pjata jote po te pret
karriga jote eshte mbet shkret

oh zot si munde
te me lesh ne vetmi
si e more nje shpirt njeriu te ri
keshtu e paska kjo jete
kur je me se miri
nuk te le te qete

eh jete jete ma ndalove gezimin
sikur nje femijut kur i ndalohet rrita
po un nga ti o perendi kete nuk e prita
zemra ime renkon syri me loton
shpirti im digjet si zjarr
trupi im ka mbet i vrare

babi ku je ftohte a ke
babi ku fle ti
ne dhe te zi qe te mbuloj ty
babi kam nevoj per ty
nuk mundem me jeten ta shty
shtepia eshte bosh
gjithqka pa ty babi eshte kot

nje jete koti qe se perballon as loti
nje jete e pa meshir qe te mori
pa te then lamtumir
fjala jote gjithandej tingellon
kur me thoje babi shum te don
ti je zogu im qe shtepin ma mbush
me gezim e le zogun dhe ike larg
as te merrja hallahin nuk me prite

ky zog sote eshte i plagosur
me zemer e shpirt te sakatosur
me nje krah te thyer ne nje rrug te pa kthyer
ti ike me nej rrug pa kthim
atje larg ne hamshim

sa do doja te isha ne vendin tend
eh ti te jetoje sepse e meritoje
qme duhet jeta me jetu
kur ty ste kam un e lumtur nuk jam


KOKA MENDON!

Une jam fryma
dhe askush s´mund te shof eren time
askush s´mund shpirtin tim ta njof
askush s´mund jeten time ta marri
askush s´mund te ma ndaloj zerin tim
vetem po te me humb ndjenja dhe realiteti
edhe e mund sigurisht fuqin time
mund te jem e plagosur por jetoj akoma
ne koke sillen plot mendime
diqka e brengos ,e bren permbrenda
qfar duhet te nderrmarr ?
prej kujt duhet te pres?
nuk mund te perqendrohet perse?
te gjitha keto pytje kan nje pergjigje
mungon guximi ,vetvendosja per te gjitha!!!
jam ulur per qdo dite ne makin
dhe udhetoj dhe mendova me koken time
makina per mua nuk eshte e rendesishme
njerzit kan rendesi ne rradh te par, kurr mos mendoni
qe njerzit ti perdorni si mjet ,sidomos njerzit tuaj
keto mendime te mija si shef askush
ju s´mund ta kuptoni mendimin tim perse?
sepse as un nuk jam tjeter njeri ,por sikur ju!
qfar kemi ne dhe tjeter pos kesaj linje qe jemi
te gjith njesoi jemi njerz qfar tjeter?
mendimet ,friga jeta e veshtir ,qe ne e bejm vet!
por me rendesi eshte te kemi shpirt !!!
behet fjal per shpirt miret ta duam ta ndihmojm njeri tjetrin!!
sot me ndihmo mua neser te ndihmoj ty
keshtu jeta vazhdon nje jete e ndriquar nga fati
dhe lumturia deri ne vdekjn e bardh!!