Freitag, 20. August 2010

Nga toka kënga doli, e u bë melodia e jetës sime. në çdo fjalë nga një trim, zë e flakë e kushtrim. Liri, Pavarësi, Shqipëri, teli këndoi: Le të dalë të prekë Kosovën kush, bijtë e shqipes bëhen prush. Veç një pëllëmbë kush na e prek tokën, ne e kallim gjithë Evropën, se nuk është kjo tokë pa zot. Merrni vesh përjetë e mot! Trimat tanë nga Drenica, nga Tirana e Kamenica, Peja, Gjakova e Karadaku, Podujeva e tërë Gollaku. Trima të mëdhenj si shqipe mali, Skerdilajd Llagami e Tahir Sinani... Dhe epika u shtri si urë, të vazhojë kënga me flamurë

Nga toka kënga doli,
e u bë melodia e jetës sime.
në çdo fjalë nga një trim,
zë e flakë e kushtrim.

Liri, Pavarësi, Shqipëri,
teli këndoi:
Le të dalë të prekë Kosovën kush,
bijtë e shqipes bëhen prush.

Veç një pëllëmbë kush na e prek tokën,
ne e kallim gjithë Evropën,
se nuk është kjo tokë pa zot.
Merrni vesh përjetë e mot!

Trimat tanë nga Drenica,
nga Tirana e Kamenica,
Peja, Gjakova e Karadaku,
Podujeva e tërë Gollaku.

Trima të mëdhenj si shqipe mali,
Skerdilajd Llagami e Tahir Sinani...
Dhe epika u shtri si urë,
të vazhojë kënga me flamurë.

Donnerstag, 5. August 2010

Poezi nga Naim KELMENDI ESENCA

Poezi nga Naim KELMENDI



ESENCA

Në esencën e gjërave

kërkoje veten

në margjinat e jetës

nuk jetohet ashtu vetëm

të kanë zbuar

deri në moskuptim

pastaj t’i bëjnë

të nëntëdhjetenëntat

prapa shpine e përanash

tash të duhet vetëm esenca

e asaj që është gjakuar

nga paraardhësi ynë

në një kuptim të jemi Një

me degët rreth një trungu

jo ti fryesh më një fyelli shurdhan

nëpër botë fillivetëm pa identitet

kthehu te esenca dhe kërko kuptimin

në lëkurën tënde të rrjepur

në gjeografinë e kombit

sepse mashtrimit i del vonë tymi

po një mik yti tash është sa njëqind

të dikujt tjetër,

aty ku duhet të jesh ti ende s’je

e mos më kallëxo përralla pa kripë

kur e lëqit vëllain tënd

pse sheh me sytë e Argusit

pastaj si mor si kënaqesh

me vetveten në kaq kuptim

po a ta kanë copëtuar gjeografinë etnike

shekujve dhe a s’po të dhemb kjo

kur në esencë nuk je ai që je


DUKE QENË VETVETJA

Duke qenë vetvetja jam mërguar

nga esenca e gjërave të dashura

jam mbyllur si eremit në jetën e pajetë

kam thirrur në njeri dhe s’më ka dëgjuar kush

askushët janë shtirur se kinse s’kanë dëgjuar

se kinse s’kanë parë asgjë përtej hundëve

duke qenë vetvetja kam rënë në dashuri

me të vërtetën e ditur e të hidhur pelin

ia kam vënë kokës fjalën në pritë

vetëm për t’ua thënë në sy t’palarat

vetëm për t’ua numëruar poshtërsitë

dhe, duke qenë vetvetja përjetësisht

gjak më kanë pikuar mendimi e fjala

dhe s’kam luajtur kurrë nga e thëna

veç plagët ulërinin idhshëm shpirtërisht



UNË ME KOHËN FLAS VET


Dikund në një sfond i vetmuar po vdiste

zëri i një fëmije-engjëll

për shkak të hipokrizisë së të mëdhenjve

vetëm për shkak të vdekjes

së ndërgjegjës në njeri

dhe për shkak të mosleximit

të librave filozofik mbi moralin

librat nuk shiten si dikur

në treg shkojnë flakë laviret

marihuana pederët dhe gratë mashtruese

a po frikësohesh nga e ardhmja e pakrijuar

e pyeta dikend atje në grumbull

para shitores ushqimore me çmime të lira

jo assesi, sepse jemi mësuar tashmë

me gjakderdhjen me terrorin me krizat me luftën

po fatin tim si ma ruajnë kaq shumë

këta, armiqtë që kurrë nuk flenë -

këtë herë heshtjen s’do ta lë të heshtë

unë me kohën flas vet për gjërat në mungesë

për tregun e fjalëve që shiten shtrenjtë

në emër të çështjes kombëtare

për shpirtin e lënë rrugëve të botës

përtej shtatë detëve,për biografinë

në pasqyrën e thyer në letrat e dashurisë

të vëllait Serembe, atij fatkeqit dashnor

ai sërish mendon të kthehet në vendin e krimit

qyqet do i vras mbi qiparis nëse më vajtojnë

këngë qyqesh, s’dua më këngë vajtimi

mbi një mendim më pret ky fati im, i miri

sepse e di pse jam dhe e di kush jam

andaj me kohën flas vet unë i-liri




MEDITIM

Keni masakruar shekujve

me gulfim gjaku me mizori

por, a e keni menduar një

se veç një farë shqiptari

t’mbetet dikund, ai do t’mbijë

zoti s’ka thënë se do zhduket

ashtu si mendon armiku i tij…

Prishtinë, dhjetor 2009



ÇAST VETMITAR

A thua

a do të kishte kuptim

kjo Mulhouse

pa një shqiptar

si unë,

edhe këtu flitet shqip

dhe pëlcet shqip mendimi

heshtja e vret heshtjen me përmallim

po ku u fshehët biografi

e gjurmëve, dilni

biografi e rrugëve të fatit tim

Mulhouse, korrik 2009


KUTIA E MENDJES

E di se jam

atje

këtu

gjithkund

ngapak

dhe ndoshta askund

e di që jam

ai që jam

në ecje

të pandalshme

për t’i kapur fijet e këputura

dikund ka ndodhur

pakuptimësia

dhe ka ardhur rënia

tash jam aty ku jam

sërish te kërkimi

në vetveten e humbur

caqeve të pakuptimësisë

në aureolë të jetës

më pret lavdia

atje në breg të fjalës

në breg të shkrimit

një horizont i bardhë

hapësirave të pajetuara



Shtutgart, 8 korrik 2009


NDJENJË

Unë ty të kërkova

apo ti mua më gjete

fati im i fshehur

kemi kaluar

rrugë të gjatë

e të përvuajtur

sërish u takuam bashkë

e u pamë me hënë të mirë

me hënën pesëmbëdhjetëshe

tash po ecim

me veten tonë secili

me nga një kryq mbi shpinë-



ATY KU S’ISHIM

Secili jeton të veten

pjesën e vet secili

e merr nga dega e tij

dhe ecjen dhe biografinë

e vuajtjes

prandaj uroj të kenë vreshtat rrush

e të bëjnë kumbullat kumbulla

plot degën fiku

dhe plot këngën plot dhembjen

koha e vargut

le të na e duan

së paku gjurmën

atë që bëmë njeherë

për të mirën e tjetrit

e vetëdijën e gjërave

dhe s’prish punë jetuam

sipas qëllimit të parë e të mirë

apo s’jetuam ashtu si e pamë ëndrrën

për ideale të larta, pse na e morën dardhën

në degën që s’arritem as ta prekim,

sepse ishte në pyetje atdheu,

i mi që më kërciste nervat

nëpër të vërtetën e thënë

i tyre që po ia shtrydhnin

tamblin e nënës,po ia hanin

deri në palcë kuptimin e tyre

sikur rendin etshëm zulutë

sepse pjesën e vet secili e merr

nga dega e tij,dhe shkon

i fryen ashtit dhe vetmisë

LORI XHAFERI NJË KOMB KEMI QUHET SHQIPËRI Janë mbledhur gjith’ patriotët po qajn’ hallet e kuvendojn' jan’ mblidhur Gjergj Kastriotët trojet e kombit prap t’i bashkojn’ Sot s’na ndal dot as Europa trojet dardane jan’ shqiptari, nuk rrim’ të ndar’ më copa copa Europ’ e vjetër s’ke c’bën tani. Se një gjak n’a rrjedh n’ deje një flamur ne kemi kuq e zi, të gjith’ ne jemi një bes’ e feje një komb kemi quhet SHQIPËRI. Për një Shqipëri të madhe !

LORI XHAFERI
NJË KOMB KEMI QUHET SHQIPËRI

Janë mbledhur gjith’ patriotët
po qajn’ hallet e kuvendojn'
jan’ mblidhur Gjergj Kastriotët
trojet e kombit prap t’i bashkojn’


Sot s’na ndal dot as Europa
trojet dardane jan’ shqiptari,
nuk rrim’ të ndar’ më copa copa
Europ’ e vjetër s’ke c’bën tani.


Se një gjak n’a rrjedh n’ deje
një flamur ne kemi kuq e zi,
të gjith’ ne jemi një bes’ e feje
një komb kemi quhet SHQIPËRI.


Për një Shqipëri të madhe !

Mittwoch, 4. August 2010

LIRIKË ME PËRDHUNË-HAXHI MUHAXHERI

Haxhi MUHAXHERI


LIRIKË ME PËRDHUNË

Të kujtohet ndajnata
kur në kryqëzim sysh
lexoja biografinë tënde
dhe fjalë e ndryrë në gojë
qëkurthi e ruajtur vetë për ty
që edhe sot mendoj
se kurrë nuk ta thashë vetë
po zëri i brëndisë
ai zë që dëgjohet
vetëm në ligjerim zemrash

Të kujtohen fjalët tua të brishta
dhe bisedat e amullta
kur me plot mund
pushtoja foltoren e bindjes
dhe fillonte kënga e psherëtimave
kënga që aq shumë ia pate frikën
po edhe dashur e ke aq sa unë
dhe pas të gjithave më pate thënë
se tash ke gjetur
princin mbi kalë të bardhë
yllin e dashurisë

E unë tretësha në mendime
sa herë dëgjoja radion
të fliste për atdheun
për dhunën
që u bëhej vëllezërve të mi
dhe i mllefosur të pata pyetur
si të mendoja për yllkën e dashurisë
kur populli vuan për dritën e lirisë
të drejtën e harmonisë kozmike

Mars, 1991


LETËRKËMBIM

Mora letrën tënde shkruar me fjalë malli
fjalë zemre për mua yllin e dashurisë sate
dhe si i krisur zura të bisedoja
me fotografinë tënde vendosur mbi tavolinë
dhe mallkoja ditët që pa ty më gdhijnë

Mike
Të ne punët prapë nuk venë mirë
dorë e hekurt
pareshtur mbi kokat tona rëndon lëndon
ushtaret kthehen në arkivole përsëri
e ne presim Çmimin Nobel
për mendjen e durimit

Me vite prita të mësoja
e ende nuk e di
durimi është pjellë e vdekjës
a vdekja pjellë e tij

E di moj
do të thuash durimi ka kufij
po polemi di më mirë se ne të dy
a duhet flijuar a pritur për lirinë

Do më pyesje për ditën e gëzimit
e vështirë është pritja për ty
të bëj benë
nuk do të vonoj shumë
vadja e dasmës së madhe

Gusht, 1991

POEZI NGA LORI XHAFERI

UN’ DI T’A ZHDUK TË KEQEN T’ SJELL T’Ë MIRËN


UN’ DI T’A ZHDUK TË KEQEN T’ SJELL T’Ë MIRËN

Un’ di si t’a vras dhimbjen,por edhe vetmin’
lotin e trishtimin që shpesh her’ më mbytin
...nuk përdor arm’ tjetër, veç gëzimit,dashurin
veç me një buzëqeshje un’ i zë për fytin.

Un’ di si t’a vras urrejtjen pa kërkuar mëshir’
kur bota egërsisht mua m’ë kthehet kundër,
të shëmtuarën e keqe e kthej t’ bukur, t’ mir’
duke dhuruar dashuri, pa dhën’ asnjë urdhër.


Un’ di t’a vras dhe vdekjen mos bëni çudi
kur fshehur ajo struket tek t’ miat mendime,
lexoj poemën për jetën ashtu si unë di
hidhëruar vdekja vdes, largohet nga bota ime.


Di t’a zhduk hakmarrjen, mekatin duke falur
kur jeta më rrëzon di si t’ngrihem pa u ndalur
di ta vras dhe mallin n’ largësi duke u çmallure
liga s’më rri dot pran’ se frikën i’a kam kallur


Di t’a sjell pranverën e luleve edhe pa qënë prill
un’ di t’a vras dhe luftën, pa shpallur një të till’
lëshoj pëllumbat e paqes t’ fluturojn’ n’ kaltërsi,
di t’ë zhduk të keqen duke mbjell’ kudo mirësi.
Shiko më shumë

Montag, 19. Juli 2010

NJERIU I IDEALIT MEHMET KRILEVA

PAK FJALË PËR NJERIUN E IDEALIT MEHMET CAKOLLI-KRILEVA


Shkruan:Shaban Cakolli


I lindur në fshatin Krilevë të Dardanës Mehmet Cakolli,si i ri u shqua
për arsim dhe atdhedashuri dhe u bë njeri i afër dhe i ngrohët i popullatës
së kësaj ane.Burrat me emër atë botë nuk thirreshin sipas mbiemrave po sipas rrethit
ku jetonin,andaj Mehmetin e famshëm e thërrisnin sipas emrit të vendlindjes:Mehmet Krileva.


I lindur në një familje atdhedashëse,Mehmeti shpejt u mësua të kuptoi

qka është të duash atdheun,çfarë do të thotë pushtues,si ishte rexhimi
Jugosllav që po uzurponte të drejtat shqiptare me burgje,kërbaç,vrasëje dhe përndjekëje.I ri filloi të
frymëzohej dhe të merrte çështje të mëdha mbi supe.Ajo që po e brente më së tepërmi Mehmetin ishte mashtrimi
që u bëhej shqiptarëve nga rexhimi dhe shpërngulëja e tyre për Turqi si dhe mbushja e trojeve të tyre me kolonët
serbo-malazez,si arsimdashës që ishte Mehmetin po e brente si rexhimi i kishte varfëruar këtë
popullatë dhe i kishte lënë të pa arsimuar!si burrë i pashëm,i guximshëm,i cili po ngriste zërin kundër shkelëjes
së të drejtave shqiptare,Mehmeti u bë i dashur dhe e ngrohët për popullatën e këtij rrethi,e cila e emëroi delegat të
qarkut të Gjilanit,qark ky që atë kohë mbulonte edhe ish-Kamenicën,tani Dardanën.I emërtuar si
përfaqësues Mehmeti po qëndronte në mes popullit dhe veq ushtrimit si përfaqësues me vullnet
të përzemërt dhe fisnik po kryante punën e mësuesit vullnetarë që të ua mësonte shkrim-leximin kësaj popullate të pa arsimuar.
I ndjeri babai im Azem Sh. Cakolli kishte pasur raporte të ngushta me Mehmetin.Ai shpesh na rrëfente për Mehmetin dhe thoshte:
Burrë më të mirë,më të guximshëm dhe më të vendosur nuk ka pasur se Mehmeti,i guximshëm për të marrë vendime,i pathyeshëm dhe intelektual.
Atë botë rrethi ynë nuk ka ditur shkrim-lexim,rrëfente babai:Mehmeti na e mësonte shkrim-leximin,fletore dhe lapsa nuk kishim,verës shkruanim
në rrasa guri,kurse dimrit shkruanim me një shkop nëpër borë!Më tej babai rrëfente:Gjeneratat cilat na mësoi Mehmeti
për pak vite jo vetëm që u aftësuam në shkrim -lexim,por edhe llogaritëje si dhe deri diku mësuam historinë dhe gjeografinë kombëtare.
Mehmet Krileva si përfaqësues i kësaj popullate shpesh i rrëfente popullit,se dëshirë e tij ishte të ishte shërbëtor i këtij populli,pa u
përfolur në pozita e grada,ai do të shprehëte kudo mëllefin e popullit
ndaj padrejtësive që iu janë bërë dhe po ju bëhen,dhe në çdo tubim do të kërkonte kthimin e drejtave të popullit të tij,të marra me dhunë.

Flitet për dy data,diku flitet 4 prilli i vitit 1945,diku 6 prilli i po këtij viti,kur Josip Broz Tito ka pritur një delegacion shqiptarësh nga Kosova
.Në këtë takim ka qenë edhe delegati Mehmet Cakolli-Krileva që përfaqësonte Gjilanin.Takimin e Titos e kishin shoqëruar
shovinist me pozita të larta partiake ,shtetërore të asaj kohe..Takimi nuk pati aspak frymë të mirë,delegatët shqiptarë nuk i shprehën lojalitet Titos
as veprimeve anti shqiptare të Jugosllavisë uzurpatore në Kosovë.Delegatët shqiptarë,themi disa të guximshëm,nga se nuk është fjala për të gjithë,në emër të
shqiptarëve të Kosovës ngritën shtatë kërkesat,pa përjashtuar edhe kërkesën për vetvendosëje.Kanë thënë ndër më të guximshmit është shquar Mehmet Krileva.I vetdijshëm
për sakrificat,Mehmeti qe rrënjosur në kërkesat e popullit dhe Titos do i shprehet me këto kërkesa:Shoku Marshal Tito:Tokat shqiptare në Kosovë
janë tonat nga kohët e lashta,edhe pse qen të detyruar të shpërngulen në Anadoll,tokat e tyre Jugosllavia e vjetër i ka mbushur me kolon,ne kemi punuar si rrogëtar
në tokat tona,përderisa ne punonim tokat tona me djersë,kolonët rrijnë në kafene,na i marrin të ardhurat e tokave tona,neve na lënë vetëm aq sa për të mos vdekur nga uria!
:Ne duam drejtësi shoku Tito,duam të jem zotër të tokave tona që na i lanë stërgjyshërit,të punojmë për vete -jo për kolonët,nëse kolonëve nuk ju pëlqen kjo,ata mund të shkojnë nga kanë ardhur,apo nga të dojnë:
Ne kemi mbetur të varfër edhe pse pa ndalur punojmë dhe jetojmë nga djersa jonë,kemi mbetur të pa arsimuar dhe duam mësues dhe shkolla të gjitha niveleve.
Kërkojmë liri dhe drejtësi,të jetojmë drejt nga djersa e pronave tona,të lirë pa pasur frikën
kur kolonëve të u teket të na i grabisin tokat tona,dhe të na nxjerrin nga pronat tona..Ne përfaqësojmë popullin tonë,i cili kërkon të jetoj i lirë në trojet e veta,i
shkolluar, i qetë në trojet e veta shekullore të Kosovës.Kur të kthehemi nga ky tubim ne duhet të u tregojmë popullatës për rezultatin e pritëjes që kemi pasur nga ju,nëse kërkesat tona nuk përfillen do të ketë
pakënaqësi e turbullime.Shqiptarët shoku Tito ,kanë dhënë prova të bindshme edhe në Jugosllavinë e krajlit se nuk durojnë robërinë,andaj kjo Jugosllavi duhet të evitoj pësimet e vjetra,ndryshe ne nuk do kemi besim në popull,pakënaqësia
do të shpërthej,andaj ne nuk lëvizim asnjë milimetër nga kërkesat e popullit pa marrë parasyshë
sakrificat,duam të ndihemi të lirë në trojet tona,të kultivojmë një jetë të qetë plot drejtësi.
Dhelpëria e delegacionit Jugosllav,nuk tha ndonjë fjalë mohuese,me një buzëqeshëje ironike përcolli delegacionin Kosovar duke premtuar se gjërat do të ndreqen gradualisht,si gjithnjë dhelpëria diplomatike sllave
por ajo gjeti metoda që fjalët dhe kërkesat e delegacionit kosovar, ti kushtojnë me jetë kërkuesëve të delegacionit Kosovar.Mehmet Cakolli-Krileva ishte i vetdijshëm për këtë,por ai ishte rrënjosur me popullin,dhe donte të mbetej në kërkesat e popullit me qdo çmim.
Disa kohë më pas vdiq i helmuar nga OZN-a,por në zemrën e popullit mbeti i gjallë për jetë të
jetëve.Mehmet Krileva ishte një gurë themeli i ditëve të sotëme,një njeri që rron në zemrën e popullit,që vetës i krijoi pavdekësinë,që mbas vete la djemt që në guxim
atdhedashuri dhe arsimim i ngjajnë Mehmetit,la vëllëzer që asnjë qast nuk e luhatën figurën e tij,la familje të gjëra,dhe rrethi ynë krenohet
me veprën e tij.