Samstag, 26. Dezember 2009

POETJA JONË ALBINA IDRIZI


ËNDRRAT NUK VDESIN KURRË

Na bartin tutje
Si fluska ,
Me zë sirene
Na joshin.
Na rëndohen,
Si gurë Sizifi
Në çaste agonie,
Kurrë për të mos tretur.
Dinake ikin
Nga shpirt i fikur,
Lavdi e vrarë
E gladiatorit në arenë.
Ngarendin vrap
Pas syve të njomë,
Kurrë për të mos vdekur.

MË SHTRËNGO DORËN

Kur dëgjon ofshamë
dhe lot të sheh syri,
dhembja del në pah
pa gjuhë,
pa ngjyrë,
më shtrëngo dorën
njeri,
ngado që të vish.

Se jeta di të jetë
edhe e tillë.

Kur kullat e shpresës
të shemben,
dhe e nesërmja duket larg
shumë larg,
të lutem
më shtrëngo dorën.
Bëhu mur i mbështetjes sime
gjer në agimin e ri.

Se jeta di të jetë
edhe e tillë.


Edhe atëherë, kur pandeh
se çdo gjë ka marrë fund
dhe fuqi s’kam për të të thirrur,
vazhdo
të më shtrëngosh dorën
gjer në pulsin e fundit.
Beso, unë do ta ndjejë
dhe do prehem i qetë.

Se jeta di të jetë
edhe e tillë.

E një ditë,
kur erërat të fryjnë drejt teje
dhe puhitë në shtrëngata të shëndërrohen,
do të të duhet
një dorë që shtrëngon
edhe tënden njeri.
Të mbështetesh nga lodhja,
të çlodhesh nga vrapi.

Se jeta di të jetë
edhe e tillë.

LETËR TITANËVE

Gjithçka është ndryshe
këtu poshtë.
Është ftohtë
e mjegull ka ngapak.
Gjërat nuk duken qartë
dhe njerëzit, pahiri
godasin njëri tjetrin.
Shkelen në thembrra,
vrahen në sy.
Pastaj lindin
zënkat, hasmëritë.
Të padurueshmit
rebelohen.
Frikacakat therrin kurbanë
në emrin tuaj.
Më të urtët presin
me sytë lart
kur do nxirrni nga goja
paqen e gllabëruar.

E PËRHITURA

Prapë ballo në sallonin mondan
Edhe një herë
E përhitura zgjohet dhe shkundet nga hiri
Ku e hodhi njerka kobzezë
Prapë kreatorë mode
Nga mbarë bota
Sillen e pështillen
Rreth trupit të saj
Matin e çmatin
Për të kushedi të satën herë
Shtyhen, shajnë, fjalosen
Kush e kush do e qepë fustanin përfundimtar
E përhitura shtrinë trupin e drobitur
Dhe pret ne pritje jetimi
( e jetime nuk është)
Heq, copto, por kot
E vërteta nuk mbulohet
Këtu një këmbë del më e gjatë
Atje një krah shtohet
Teksa, ajo vetë
Pyetet e pyetet
Vallë,
Do të kurorëzohet
Si i ka hije këtë herë
E asesi të shkundet
Nga hiri i mallkuar.

(shkurt 2008)


TARTUFI ËSHTË KËTU

Kujdes, o njerëz
Tartufi është këtu.

Aq i tmerrshëm
nën maskën e tij, sa
kam frikë
ta shoh në sy,
dhe më shumë akoma
t’ia kthej shpinën.

O njerëz, kujdes!
Ju të vuajturit,
të mashtruarit,
o më të dashurit e mij,
kujdes!

Si nuk e ndjeni vallë
si paturpshëm
ha në sofrën tonë,
pi nga burimet tona,
tallet, ah djalli e marrtë,
si tallet me besimin tonë.

Kam frikë
ta shoh në sy,
po dhe më shumë akoma
t ??ia kthej shpinën.

Kujdes, kujdes
të vuajturit,
të mashtruarit,
të dashurit e mij.

TË JESH GRUA

Të jesh grua
Do të thotë të zgjohesh për çdo ditë
Me një fytyrë të re shenjtëreshe
Për t`u shndërruar prapë
Mbrëmjeve në të përdalë

Të jesh grua
Do të thotë të ndjellësh
Të frenosh epsh
E të aktrosh orgazma
Të flasësh më tepër
Kur s`ke asgjë për të thënë
Të qeshësh më tepër
Kur s`ka asgjë për të qeshur

Të jesh grua
Do të thotë të jetojnë në ty
Në të njejtën kohë
Nënë Terezë e Mata Hari
Lolitë e Sheherzadë
Safo e Shën Mëri.
E prapë
Të jesh vetvetja.

ATË DITË

Atë ditë
kur më gjuajte mua
vetveten vrave.
Në betejë me përbindshin
një njeri më pak.

Atë ditë
kur më gjuajte mua
vetveten vrave.
Në imazhin tënd
më të mirë.

VJEN NJË KOHË

Vjen një kohë
E tallemi me
Atë që kemi thënë dje

Vjen një kohë
E rrënojmë
Atë që kemi ngritur dje

Vjen një kohë
E urrejmë
Atë që kemi adhuruar dje

Vjen një kohë
E turpërohemi me
Atë që jemi mburrur dje

Gjithmonë,
Gjithmonë vjen një kohë…

JAM NËNË

Jam nënë dhe
Kam durim, kam fuqi
Perëndie
Kam etje, kam dashuri
Hyjnie.

Biri im

Jam nënë dhe
Mund ta ha veten
Mund ta vjellë
Mund ta përpijë prapë

Biri im

Jam nënë dhe
Më qeshet kur gëzohesh ti
Më qahet kur dëshpërohesh ti
Më dhemb atje ku lëndohesh ti

Biri im

Jam nënë dhe
Mund të falë atë
Që s`falet
Mund të marrë atë
Që s`merret

Se jam nënë
Vetëm se jam nënë

Biri i im.

BALLË PËR BALLË ME TOKËN

Dasmë Shkurti
Ngrin e ndez dej
Me ashkun e mbledhur
Ndër shekuj,
Tek të sjell
Përballë meje, Nuse
Mbuluar nën Vellon
E përbiruar
Mes për mes palcës
Së gjakut tim
Dhe ndërron ngjyrë
Ndërron pamje.

(Le të më falin hyjnitë
Le të më ndjejnë besimtarët).

Unë të dua
Të tërën,
Të bukurën
Si dikur.

Pas të vjen
Pako e së qëndisurës pajë
Ndër mote e mote.
Dhe s’kam
Si të mos pyetem -
Thua vallë
Brenda saj
Të jenë të gjitha:
Ofshamat e nënave,
Ëndrrat e të rënëve,
Dasmat pa këngë,
Vdekjet pa vaje!?

Të jetë aty
Ai, Gjindi i përrallave tona
I ndrydhur me shekuj!?

(Oh, prapë
Le të më falin hyjnitë,
Le të më ndjejnë besimtarët).

Ja që të dua
Njësoj si dikur,
Të tërën
Të bukurën.

Me qindra herë
Dhëmbë ukju m’u ngulën
Pabesisht në shpinë,
E prapë qëndrova.
Me qindra herë
Ndërkëmbëz tinzare
Më rrëzoi përtokë,
E prapë u ngrita.
Acar akulli siberian
Më shpoi
Tejpërtej trupit,
Po
Prapë gjallë mbeta.

Se të dua, të dua moj
Të tërën,
Të bukurën
Si dikur.

( Edhe njëherë
Le të më falin hyjnitë,
Le të më ndjejnë besimtarët).

(17 shkurt 2008 )

POETI I TOKËS SIME

Poeti i tokës sime
Nuk çan kokën për
Kurorë lavdesh, hymnesh,
Panteonesh botërore.
Vargjet e tij
Ç’rimohen nga të vocrrit Lulë
Hamej, duhanshitës
Tregjeve të ndërgjegjes.
Hije e tij bëhet njësh
Në sfond prapaskene
Spektaklesh, përurimesh koti.

Dhe, një pikë nuk i vë dot fundin
Poezisë së tij.

Poetin e tokës sime
Gjer në kockë
Gërryen laps i zi
Me dhembjen për të pagjeturit.
Gjer në palcë
I qullet e bardha letër
Me lotë nënash.
Frymë e tij
U jep shpirt përmendoreve

Dhe, një pikëçuditje nuk tregon dot
Dëshprimin e tij.

Poeti i tokës sime
Pushtohet në vetëflijim vetjak
Nga atrofi sysh,
Atrofi zemre.
Horizonti i tij
Hapet, thellohet
Nën aureolë drite
Me sy e zemër të pavarur
Populli.

Dhe, nëpër tri pika
Ecë e nuk ndalet vargu i tij...


PANDORA

Me shpirtin baltë
çapitet nëpër botë
e bukura Pandorë.
E kush mund t’i ik
Mëkatit të ëmbël
Që të joshë e thërret
E më pastaj të vret

TË DASHUROSH

Të dashurosh
Do të thotë
Të japësh nga vetja
Gjer në dhembje
E të të mos mjaftojë
Vetja e dhënë

Të dashurosh
Do të thotë
Të marrësh nga vetja
Gjer në dhembje
E të të mos mjaftojë
Vetja e marrë.

ALARMI ËSHTË DHËNË

Shpëto ç’ të mundesh
nga vetvetja.
Është kohë stuhish,
zjarresh e
vërshimash.
Nder, dinjitet, emër
shpëto si të mundesh
e ç’të mundesh.
Alarmi është dhënë

VDEKUR KAM PA LINDUR AKOMA

Jetë
Nëse të shoh
Përpara vetes
S`kam për të lindur kurrë
Kam parë më shumë
Se që më duhet nga ti
Nëse më qëndron pas shpine
S`kam parë asgjë
Vdekur kam pa lindur akoma
Nëse ecën me mua
Pa vrapim para
Pa kthim mbrapa
Je në mua
Shtërzim, ekstazë
Ku mbarsem e pjell
Me qindra here në ditë.

Montag, 21. Dezember 2009

DEMIR KRASNIQI

DEMIR KRASNIQI KËNGËTAR DHE KRIJUES I NGULITUR NË ZEMËR TË popullit
Shkruan:Shaban Cakolli

Në vitet 50-ta,në fshatin Tugjec të Dardanës(ish-Kamenicë) nga një familje patriotësh që në zemër kishin atdheun dhe
këngën lindi Demir Krasniqi.Ishin kohë të vështira,kohë kur Kosova përpëlitej me shpirtin ndër dhëmb nga okupimi sërbo-sllav.

Rrallë flitej për shqiptarë të shkolluar,pjesa dërmuese e popullit mirrej me bujqësi e blektori,por ishin kalitur me atdhedashuri
me varfërinë dhe në asnjë çast nuk përulenin para pushtuesit.Babai i Demirit si arsimdashës që ishte kishte kuptuar se duhet të jipte qdo gjë nga vetja
për të shkolluar fëmijët.Kohën kur pushteti Rankoviqian ushtronte dhunë të hekurt mbi shqiptarët me qëllim të zhdukjes fizike dhe kulturore të shqiptarëve

veq përndjekjes dhe burgosjes së tyre,po organizonte akcionin për grumbullimin e armëve të shqiptarëve,ku qëllim ishte të nxisin shpërngulëjen e shqiptarëve të zgje
dhur,kurse qka nuk ishte e mundur të shpërnguleshin të i bënin të pa aftë me rrahje e tortura.Atë kohë Demiri kishte vetëm gjashtë vjet,por duket i kishte mbajtur mend mirë
dhe kishte mësuar nga këto akcione famëkeqe.Një vit më pas Demiri do të filloj shkollimin fillor i veshur në petka
të Lulit të Vocërr,një fëmijë që pavarësisht nga leckat,të vjetrit tonë thonë se ishte fëmijë elegant dhe simpatik me një bukuri të rrallë plot shkëlqim.
Pas mbarimit të shkollës në vendlindje,do të filloj shkollimin në shkollën e muzikës në Prishtinë,ku më pas do studioi për gazetari.Pas mbarimit të shkollimit do të kthehet disa vite
të kontriboj në vendlindje duke punuar si mësues,dhe më pas do të punoj arsimtar i muzikës në shumë shkolla të Prishtinës.Ishte ndër shkollarët thuaj të parë në Mallësinë e Gollakut,një i
ri që shquhej nga moshanikët e tij,i pa epur që shkëlqente në qdo aktivitet.Si i ri në moshën fëmijërore e nisi këngën dhe zëri i tij i ëmbël si një zë bilbili,pushtoj zemrat e artdashësve.

Këngën e kishin traditë sepse kishin kënduar stërgjysh,gjysh dhe i ati i tij,por kënga e Demirit ishte një këngë
ndryshe me motive më të moderuara qofshin ato të dashurisë,kurbetit,e veqmas ato përmes së cilave po shpaloste historinë kombëtare.Ishte këngëtar thuaj nga të parët që kishte zënë vend në Radio Tel-
evizonin e Prishtinës me këngë të cilat i kishte krijuar dhe kompozuar vet.Kishte bashkpunëtor të ngushtë Lorenc Antonin dhe disa kompozitor tjerë.Demir Krasniqi ishte ndër këngëtarët më bashkohës të kohërave
që këndonte muzikën popullore dhe ate folklorike.Këngët rrapsodike që shpalosnin historinë kombëtare i këndonte me një mjeshtri të veqantë,këngë këto që fillimisht kërkonin guxim të këndoheshin nga se ai këndonte duke luftuar

hapur okupatorin sllav dhe disa bashkëpunëtor të tyre shqipfolës.Këngë të tilla nuk guxonte të këndonte gjithëkush,sepse ai ishte pregatitur për sakrifica.Ai nëpërmjet këngës hudhte në thumb dhe i kundërvihej rexhimit pushtues Rankoviqian


këngën e Masakrës së Prapashticës,Nazim Gafurrit,këngën e kriminelëve Drazha Mihajloviq dhe Aleksandër Rankoviq,kurse këngën e akcionit të grumbullimit
të armëve e fillonte kështu:


Vjeshtë e shkurtë dimër i gjatë
ishte viti 56
n´kambë janë que udbat me hajkë
poj mundojnë shqiptarët e ngratë
tan për arme i kanë kap
u lypnin pushkë e automat
si e pat ,e si se pat
tan po i rrehnin me dajak
shtritë po i lan nëpër sokak

brinjët e tyre u piknin gjak.

Këto gjëra populli nuk kishin guxim të flisnin njëri me tjetrin,lëre më të i këndonin.Kur u këndonte këto histori
ai hynte dhe ngulitej në zemrën e popullit.Demir Krasniqi qëndroj i pa epur në punën e tij,ai këndoi dhe inqizoj shumë albume,qindra pllaka gramafonit,audio dhe video kaseta,Cd.......

Ai këndoj me shumë grupe ënë e kënd trojeve shqiptare me një qëllim fisnik për të kënaqur adhuruesit e tij,pa llogaritur anën materiale.Ai u shpërblya me shumë çmime ,medalje dhe mirënjohëje,krijoi dhe kompozoi këngë të vetat,mblodhi
këngë nga mbarë trojet shqiptare,shkrou qindra artikuj gazetash dhe botoi gjashtëmbëdhjetë libra.Ai tani ka përbushur dyzetvjetorin e krijimtarisë dhe këngës së tij.Dyzet vjet për te skena dhe publiku ishin të shejtë :Në skenë u tregua artist i
merituar i popullit,në këngë përmbushi kërkesat e popullit.Ai ka shkruar qindra parodi përmes të cilave ngritë zërin kundër antivlerës,kundër shundit dhe kiqit,kundër barbarizmave mbi këngën tonë të begatshme.Në dasma,ahengje,koncerte,studio gjithnjë


Një ndër motivet e dhimbshme që ka kënduar ishte kënga e kurbetit,atë botë unë isha i ri kur Demiri këndonte një këngë kurbeti,me vete mendoja se kjo nuk kishte ndodhur ashtu si këndohej,thosha me vete këngëtarët i stilizojnë dhe hiperbolizojnë këngët e tyre!
Vetëm këtë dhembje e përjetova në lëkurën time vërtetova se kishte të drejtë!Kënga fliste kështu:
Dy tri ditë para Shëngjergjit
Mora rrugën e gurbetit
kur jam dal prej times shtëpi
kam lënë shokë kam lan vllazni
unë kur shkova në gurbet
s´kam ndej shumë nja 12 vjet
zemra e shkreta tym pom qet
oj dunja-dunjaja e shkretë
larg na humbe,na ke tretë
tri ditë ymër krejt kijamet
ngoni shokë e ju vllazni
qka ish ndeja ndër jabanxhi
kush spo dojke me të pa me sy
dasëm banin luanin këndonin
sytë e mij veq lotojshin
kur më rajke malli i shtëpisë
dilshna i rasha për trup qarshisë
më besoni more vëllazëri
dielli nxente,s´pajsha me sy.
U lind me daten 10 Shkurt 1950, ne fshatin Tugjec te Malesise se Gollakut, komuna e Kamenices.
Gjate jetes se tij, ka ushtruar keto profesione:
Pedagog muzikor,
Kengetar dhe rapsod popullor,
Kompozitor i kenges dhe valles ne frymen e melosit popullor burimor,
Krijues poetik i vargjeve te kenges popullore dhe rapsodike,
Mbledhes i folklorit burimor muzikor shqiptar,
Publicist i shume studimeve etnomuzikologjike,
Radio e gazetar dhe
Gazetar hulumtues.
Veprat e publikuara deri me tani jane:

eMallengjime e oshtimae e Prishtine, 1993.
eQamili i Vogel e ze qe nuk shuhete ,( monografi) e Prishtine, 1995,
eGjakon Kosovae e Gjilan, 1998,
eBejte Pirevae e Gjilan, 2002,
eZeqir Marocae e Gjilan, 2002,
eKenge krismash lirieeI e Gjilan, 2003,
Kenge krismash liriee II e Prishtine, 2003,
eFamilja Kurti nga Tugjecie (monografi) e Prishtine, 2004,
eShtojzovallet e Gollakute, ETMMK e Prishtine, 2005,
eKushtrim liriee e Gjilan, 2005,
eLiman Shahiqi e trimi i Gollakute e Prishtine, 2005,
eKroi i kengese e Gjilan, 2006,
eQamili i Vogel e Kenge perjetesiee e Gjakove, 2006,
eKrenaria e Gollakute e Gjilan, 2008 dhe
eDiell liriee e Gjilan, 2008.
Jeton, punon dhe krijon ne Gjilan.
Motoja e punes dhe krijimtarise se tij eshte:

e Per emrin e Zotit,
Per nderin e kombit,
Per gjakun e deshmoreve,
Per eshtrat e varrevee!
Rifreskuar 54 minuta më parë · Komento · E pëlqejUnlike
Musa Ahmetaj, Adem Berisha dhe Zemra Troket Ne Zemer e pëlqejnë këtë.
Zemra Troket Ne Zemer
Zemra Troket Ne Zemer
Me nje ndjenje te veqante ju pershendes juve z.Shaban Cakolli dhe z.Demir Krasniqi,kam patur rast ta njoh sepse ka qene profesori im dhe ka qene nje profesor per lavderata.

Mund te them qe ndjehem krenare qe kam patur rastin te kem nje profesor si z.Demir Krasniqi,duke u bazuar ne punet e tij,ne gjith mundin qe ai ka dhene per muziken,dhe profesionin e tij...
Ka nje ze te mrekullueshem kur kendon...
E pershendes dhe i uroj me te mirat e kesaj jete..... Shiko më shumë

Montag, 14. Dezember 2009

MË LINDI NËNA SHQIPTARE;MIRADIJE ZYMBERI


MË LINDI NËNA SHQIPTARE;MIRADIJE ZYMBERI

ME LINDI NENA SHQIPTARE

Më preu rrugën një djall,
nuk munda të shtegëtoj,
Sot, nuk ndalem dot,
jetës do t’i këndoj!

Isha gurrë, derdhesha lumë,
shndërrohesha në ujëvarë,
Sërish jam rrugë pafund,
hapin kush s’mundtet ta ndalë.

E pamposhtur - plot fuqi,
si mal i lart me shkëmbgur,
Do të bëhem përjetësi,
Si Shqiponjë në Flamur.

Më lindi nëna Shqiptare,
Mirësinë ajo më mësoj,
Të ruaj nderin, të jem krenare,
ballëlartë të qëndroj. miradije-zymberi.jpg

E Lindur më 31 tetor të vitit 1965 në Kapit të Medvegjës,aty ku pushtuesi po mundohej të shuaj gjuhë kulturë me anë të dhunës së hekurt,vështirë ishte të shkolloheshin vashat shqiptare.P o prindërit e Miradijes si atdhetarë që ishin,si dashamirë të arsimit u shpërngulën në Fushë Kosovë ku Miradija kreu pesë vjet të shkollës fillore,pastaj në Prishtinë kreu shkollën e mesme të daktilografisë dhe vazhdoi studimet.Miradija filloj të mirret me shkrime qysh si fëmijë në bankat shkollore.Ajo shkruan poezi dhe publicistikë,shkrimet e saja i hasim në shumë gazeta dhe revista si dhe në faqet shqiptare në net.

Miradije Zymberi kishte disa përmbledhje poetike që po i ruante me kujdesë për të i hedhur në dritën e botimit,por në kohët e pa kohë iu konfiskuan.Ajo nuk u ndal për asnjë qast,ka filluar me të madhe punën e saj në poezi dhe po hapëron tejet bukurnë fushën e poezisë.Si shumë krijues të tjerë edhe zonja Miradije vepron dhe krijon në mërgim.Ajo ka tema mjaft të begatshme nga mërgimi,për vendlindjen,mallin,atdheun,kombin,njerëzit e dashur të vendlindjes,shkollën….

Ne po ju japim këtu një cikël poetik nga znj.Miradije Zymberi.

UNE TE DUA

Pranvera - me blerim,
lulet , lulezojne,
nje shprese e nje premtim,
ne qiell, fluturojne.

Fjalet i bartë era,
shkresat i djeg flaka,
ditet - berë te zeza,
netet shume te gjata.

Ne fytyren shoh,
buzeqeshjen magjike,
ne syte e tu gezime,
Gezuae pra mike!

Vazhdo, pa vese,
më nuk të trazoj,
se ti je rrezeshprese,
nuk dua te lendoj.

Une te dua shume,
dua te me besosh,
me këtë rrjedhe lumë
gjithkah të blerosh.

Nganjehere

Nganjehere -
dua te kuptoj, at qe Ti do,
të permbush me nomësi deshirën tënde!

Nganjehere -
me duket, fare s’te kuptoj,
të spikas domethenien e mendimit me frymëzim!

Nganjehere -
pyes cfare po ndodh ?
të hap shtigje per zgjidhje!

Nganjehere -
Me behet, se s’të njof !
Dhe meditoj në vetmi, pa lidhje

KOSOVË-DASHURIA

Një ditë të takohemi
ta plotësojmë atë shpresë,
aty do të përbetohemi
vepra kurrë mos vdese!

Eshte qëllim dinjiteti
më shumë se përmallimi,
kohë me thellësi deti,
si ndjenjat - përqafimi.

Kjo deshirë do të zgjasë
le të bëhet jeta ime,
armiku le të plasë
ne krijojmë kuptime .

Sa e fuqishme ndjesia
nuk na mposht furtuna
është Kosovë - dashuria
që s’e mposhti dhuna!

LARGOHESH

Me buzeqeshje, ashtu si kam miresinë
t’u afrova te nis kuvendimin
më pelqeu pritja me thjeshtesine,
e nisa perzemërsisht rrëfimin!

Pastaj, gjithmonë të kisha pranë
e ndjeva sa shume te dua,
frynë stuhi sa herë me murlanë
s’me largonin prej teja kurre mua!

Nisie fillimi , të mbarojë kurrë
ta nderpres jo, s’ka kuptim,
më ndez diçka ne brendi si furrë
se çdo nate te kam në ëndërrim !

Kjo ishte e tera, ja si ec jeta
mendova endërra u bë realitet,
por doli në shesh e vërteta
ndaj , zemra ime të pret !

NJE KOMB JEMI-NJE FLAMUR KEMI

Shtat ‘i kuq i juaj i larë në gjak
janë bijtë që ranë u ngritën n’altar
Marigona shqipes n’qëndismë i dha hak
Kur valoj në Vlorë - simbol Kombtar.

Atje u mblodhen shqipet
Të shpallin Pavarësinë,
Ismail Qemali me trimat
ringjallën Shqipërinë !

Te bashkuar rreth Flamurit,
Ma të fortë se celiku,
Jemi shkemb i Arberit,
Nuk na then armiku.

Trojet e ndara në copa
Do t’i bashkojme - të bejmë fuqi,
Të bindet gjithë Evropa,
Mos bëjë padrejtësi !

Jemi të gjithë Shqiptarë,
Flamur me shkabe në mes
Fusha e kuqe është gjaku
i trimave që kurrë s’vdes!

Ende jam e gjalle

Ja! Më prek ne faqe,
Unë ,ende jam e gjalle.
Jam si manushaqe,
dua, ere t’më marre.

Dua ! Po çfare dua?
As vete nuk di!
Shpresa ime ndizet,
të ndriçojë n’lartesi.

Jeta ime ngjallet
fiton një kuptim
Jam shqipe qe s’mposhtem,
fitoj ne dyluftim!

TY

Leter të shkruaj,
Tani shumë kujtoj,
Nje fjale e jotja,
Më bëri të mendoj.

S’ kam nevojë të mbytem,
Më krijoj Perëndia,
Në jetë nëse vyshkem,
janë ndjenjat e mia.

Por, fjalet e tua,
Sa më ngjallën shpresë,
Me vrragë kam luftuar
shpresa mos të vdese.

Sa kohë jam menduar,
I forte je! Ke zemer !
Vargje të kam shkruar
Te mbesish me emër

Me fal zhgenjim

Brigjeve te detit,
M’shetisin mendimet,
Seç’ m’u keput shpresa,
Mbaruan dhe enderrimet.

Kaltersine e qiellit,
Erresira e perpiu,
Lulja ne kopsht,
u tha, e nuk biu.

Si do t’me zbardh agimi,
Drite me s’vjen pr mua,
Ndalet dhe burimi,
Larg te nje krua.

Me pranveren me ike,
Nuk e shof gjelberimin,
S’me deshe as per mike,
Me fale zhgenjimin.

Freitag, 4. Dezember 2009

ADELINA DARDHA

Poezi Dashurie
Teilen
Montag, 16. November 2009 um 08:53
Me prit e dashur, mos fli
Se nates do ti vjedh qetesine e bardhe,
E rruges do ti mbledh mendimet e harruara
te njerezve, nxituar nga hapat.
Do ti sjell dhurate, mbuluar me letra te qelqta.

Ti mos fli e dashur, me prit
Se vitrinave do tu vjedh ngjyrat e dritave,
E shpirtit do ti hedh benzinen e zjarrit
te dashurise, shfrenuar nga ndjenjat.
Mbuluar me lot malli, do ti sjell dhurate.

Me prit e dashur, mos fli,
Se parfumit do ti hedh aromen e trupit
E detit do ti marr, ujin e ceket
Te kaltersive, shkumbezuar nga valet
Do ti sjell dhurate, mbuluar me dallge oqeani.

Ti mos fli e dashur, me prit,
Se sonte do te kendoj serenaten e pafund,
E fjalet do ti ngjis si malin e Olimbit
Te lashte, mbreteruar nga hyjnite,
Mbuluar me flake te qeshur, do ti sjell dhurate

Me prit e dashur, mos fli,
Se yjet do te vallezojne muziken e henes,
E gjinkallat do ti shoqerojne si zanat e pyjeve
Te larta , gjelberuara nga bredhat
Do ti sjelle dhurate, mbuluar me dege trendafili

Ti mos fli e dashur, me prit,
Se syte e tu do te dehen nga fjalet e shpirtit,
E lehtas do te puth te kuqin e buzeve,
Te celur, perkedhelura nga turpi,
Mbuluar me puthje gojore, do ti sjell dhurate.

Ti spo fle e dashur po pret
Ardhjen time neper naten e zjarrte
Dhurata ime e fundit per ty
Deri ne agim.

GËZUAR FESTËN E PAVARËSISË

Poezi " Gezuar festen e pavaresise"
Teilen
Samstag, 28. November 2009 um 11:05
Shqiponja dy krenare
Sot valevit neper kaltersi,
Flamurin e memedheut,
Te lare ne gjak kuq e zi.

Te qendisur nga Marigoja
Nga duart e saj te embla,
Eh moj shqipe flatra madhe
Sot nje nure se cpaske…

Mbi flamur ashtu qendrove
Lyer me ngjyre te zeze,
Cdo furtune ne balle kalove
I shkatarrove porsi rete.

O flamur I kuq si gjaku,
Qe valevitesh kaq krenar,
Mos u ul fluturo si shkab
Se ke popullin luftetar.

Per ty eshte bere theror,
Qe nga Vlora gjer ne Vermosh,
Ka vrare me arme ne dore,
Ka luftuar neper tabore .

Flutro shqipe o shqiponje
Dallget ngrej me flatra ,
Kaltersite mbushi me flamuj
Mos u tremb nga shtrengatat.

Anembane neper bote,
Te mbajme ne zemer o zog,
Shkaben dy krenare
E valevisim edhe ne sot.

Jemi shqipetare kemi nje fole
E mbrojme me gjak, e kemi atdhe,
Jemi arbereshe kemi gjak iliri
Me ty flamur do qendrojme shkemb graniti.

URA E VJETËR E FSHATIT TIM

Poezi " Ura e vjeter e fshatit tim"


Ura e vjeter.

Jo nuk te kam harruar TY,
Ura e vjeter e fshatit tim me kujtime femijerie,
Qe
Asnjehere
Nuk u ankove per balten,
Pelhurin e hedhur si parfum,
Parvazet si dhemb te rene,
Ku ne camarroket u ngjiteshim
si zogj
e fluturonim siper asfaltit te care, nga
Dhimbjet e viteve te gjata heshtur,
Plaget e tua qe mbusheshin nga shirat e stines,
Ti pastronim me gjethet e shpendrave,
mbledhur poshte kembeve te tua me damare
Nga cukitja e rosave, e patave, te ardhura
Me agimin e dites, e mysafire ngeleshin
Deri ne perendimin e diellit notuar,
Poshte gishtave te tu, te enjtur nga lodhja.
E bretkosat ti perkedhelnin neteve pa hene.
Duke kenduar ne kor, ti dremisje neper gjume….
Ishe krenaria e gjithe fshatit fushor.
E te dashuruarve qe takimeve u vinin vulen tende,
Puthjet perveloheshin e shuheshine aty.
Rreze qoshes tende te fshehur
Puthje stinesh me rrethanor ure.
Po sot?
Eshte kohe e larget qe ste kam shkelur,
Trupin tend lakuriq,
E malli me nise te ktheje moshen time
Si kremastar mbi parvazin tend varur
Te luaj .
Nuk te harroj as sot, kaluar me makine
Neper uren e NY
Gjikande e gjithe teka, zbukuruar me gjithe
Dritat e fshatit tend,
Eshte brixh VIP,
pa ndjenja, me gjakun e sklleverve ndertuar
pulebardhat fluturojne neper tela
E flasin gjuhe te huaja neper sqepa.
E une shkruaj ne gjuhen time me zemer
Qe je aq e vogel, por dashurine per ty e kam kaq te madhe…….


11/29/2009

SI PLUMBI VRET


Poezi "Si plumbi te vret"
Teilen
Heute um 09:40
Fjala
Eshte aq e rende o njeri
Si ortek rrokulliset
Nga lotet qe bien
Mu ne zemer
Mos e lesho, se te mbyt.

Edhe zogjte kur nuk cicerojne,
qeshin me naten,
Edhe gjinkallat kur nuk flene,
Lozin me diten,
Nuk shajne neper buze,
Dhimbje nuk falin.

Prandaj o qenie njerezore,
Peshoje fja-len ne kraharor,
Para se ti
Shkermoqesh rrokjet e saj,
Neper dhembe,
Si kallirin pa kokrra.

Mate rendesen e saj,
Me fijet e pendimit tend,
Se gjurmet do ngelen,
Njollat e zeza
Zemren do mbulojne
Me krahe.

Mbi faqen e tjetrit nje pellembe,
Nuk dhemb aq shume,
Sa fjalaaaaaa.
Por do e lumturoje
Dhe do te zgjaste tjetren,
Gjithe dashuri.
Si buzet qe puthin kryqin.

O njeri qe beson ne Zot
Mos I lesho vetetimat
qe shpirtin
E djegin,
Mos e mbill koleren
Mbi buzet e tua,
Eshte fjale e thelle
Si plumbi te vreeeeeeetttttttttttt.

POETJA JONË ADELINA DARDHA


Adelina Dardha 02. Dezember um 20:50
Dashuria eshte vullkan
Qe ndizet
Mbi majat e maleve
Shperrthen
Ne flake boren
Kalon neper
Shkrepa,
gryka,
lugina
Te djeg
Te pervelon
Mos e prek
Dashuria eshte vullkan
Qe shperthen
Ne mes te oqeanit
Dhe sjell Katrina
Dallgesh
Qe fluturojne
Lart ne qiell
Pemet shkulin
Shtepite,
Dhe fundosin
Jeten
Largohu.
Dashuria eshte zemra
Qe rreh
Atje ne mes te kraharorit,
Ku llavat e ndjenjave
Shuhen nga dallget
E gjakut qe kullojne
Neper vena,
E shperthejne
Ne mijra vegime
Qe celin
Buzeqeshjen
E syve.
Dashurohu.